• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Po u ndave nga unë, do të vras’/ Lidhja e dashurisë i heq lirinë 25-vjeçarit në Tiranë, vajza: Fotoja që më solli…!

by Java News
16/04/2022 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shoqëri e përbashkët, lidhje dashurie e me pas akuza të ndërsjellta që përfundojnë në hetim. Është kjo historia e komplikuar e dashurisë mes dy të rinjve në kryeqytet që tashmë kanë edhe një dosje hetimore në prokurorinë e Tiranës.

Në dosjen hetimore thuhet se vajza me inicialet Xh.K, ka denoncuar në polici ish-të dashurin e saj, J.M, me të cilin thotë se ka qenë e lidhur prej një viti, por me pas lidhja erdhi duke u ftohur, nuk po shkonin mirë me njëri tjetrin e për këtë arsye kërkoi ndarjen prej tij. Kërkesa e cila duket se nuk është pritur mirë nga 25 vjecari, dhe e reja pretendon se pas këtij momenti është përndjekur nga ish i dashuri i saj.

Në dosje ajo rrëfen edhe një episod për të cilin thotë se nuk e ka denoncuar më parë, ndërsa ish i dashuri i saj e kishte goditur me grushte në rrugë pranë një qendre tregtare. Në dëshminë e saj para prokurorit të cështjes, vajza rrëfen se djalin e kishte bërë bllok në rrjete sociale, për të shmangur cdo kontakt me të por përndjekja ka vijuar përmes adresave false.

“Duke qene se ai po insistonte që të më takonte me cdo kush, para një muaji ë gjysmë jemi takuar me J., pranë një qendre tregtare. I kam thënë se nuk mund të vijojmë bashkë, ndërsa ai me tha se deri sa të vdesësh nuk të lë rehat, unë do të ndjek ty gjithë jetën kudo që ti të shkosh do të vi pas, nuk ke nga më shkon.” thuhet në rrëfimin e vajzës, e cila ndër të tjera pretendon se është kërcënuar edhe me jetë.

“Ai më ka kërcënuar me jetë me shprehjen se ‘po u ndave nga unë ty do të vras do të zhduk’.

Gjithashtu e reja thotë se ish i dashuri i saj i ka bërë foto intime padijeninë e saj, një prej të cilave ia ka cuar në telefon si shantazh për t’u rilidhur sërish me të. Në vijim vajza thotë se i është dashur të kërkojë ndihmën e policëve, pasi përndjekja nga ish i dashuri ka qenë e vazhdueshme.

Por në dëshminë e tij, 25-vjecari flet për të kundërtën. Ai rrëfen se ka e lënë ai vajzëm, duke i spjeguar për se ka një lidhje serioze me një tjetër. Sa i takon fotos intime, ai thotë se janë bërë me dëshirën e vajzës. Ai pretendon se asnjëherë nuk e ka dhunuar vajzën, ai pohon se i ka dërguar sms, por jo me tekst kërcënues.

Sakaq, 25 vjecari ndodhet pas hekurave dhe rrezikon dënimin nga 6 muaj deri në 4 vite për veprën penale “kërcënimi ose ngacmimi i personit me anën e veprimeve të përsëritura me qëllimin për ti shkaktuar një gjendje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi apo frike për sigurinë vetiake, të një të afërmi ose të një personi me të cilin ka lidhje shpirtërore, apo për ta detyruar të ndryshojë mënyrën e tij të jetesës’./m.j

Next Post
Përballja me Rusinë/ Forcat speciale britanike shkojnë në Kiev për të trajnuar ukrainasit

Përballja me Rusinë/ Forcat speciale britanike shkojnë në Kiev për të trajnuar ukrainasit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com