• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Po transportonin emigrantë/ Goditet grupi kriminal

by Ardit Rada
18/11/2020 21:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga tre shtetas, si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi akuzohen për dhënien e ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Si rezultat i operacionit të koduar “Muzgu 3” ranë në pranga shtetasit K. T., 38 vjeç, banues në Tepelenë; Sh. M., 26 vjeç, banues në Vlorë dhe A. S., 63 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi F. I., 33 vjeç, banues në Vlorë.

Këta shtetas u kapën duke tentuar të transportonin 12 emigrantë nga vendet e treta, nga Gjirokastra në drejtim të Tiranës.

“Pas një hetimi disajavor rezultoi se këta shtetas kanë tentuar të kryejnë këtë veprimtari kriminale duke transportuar emigrantë të paligjshëm nga Gjirokastra në drejtim të Tiranës, të cilët i strehonin fillimisht në një hotel në Laprakë dhe më vonë i transportonin në drejtim të Malit të Zi, me destinacion final vendet e BE-së. Këto raste kanë mbetur në tentativë pasi emigrantët janë bllokuar nga Policia lokale dhe ajo Kufitare”, informon policia.

Ndërsa në cilësinë  e provës materiale u sekuestruan 3 automjetet që shërbenin për transportimin e klandestinëve dhe 5 aparate celularë.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Muzgu 3”.

Operacioni nga Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Shërbimet e FRONTEX-it dhe DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Goditet një grup i mirorganizuar kriminal që kryente veprimtari kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, në disa qytete të ndryshme.

Transportonin 12 emigrantë të paligjshëm, bien në pranga 3 shtetas (njëri prej të cilëve ishte organizatori), ndërsa 1 shtetas tjetër shpallet në kërkim.

Sekuestrohen 3 automjete dhe 5 aparate celularë.

Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e FRONTEX-it dhe DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Muzgu 3”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. T., 38 vjeç, banues në Tepelenë; Sh. M., 26 vjeç, banues në Vlorë dhe A. S., 63 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi F. I., 33 vjeç, banues në Vlorë.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e FRONTEX-it dhe DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, falë punës së mirorganizuar hetimore, në bazë të informacioneve të siguruara se nga qyteti i Gjirokastrës në drejtim të Tiranës po transportoheshin emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e mjeteve dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve K. T. (organizator i grupit kriminal), Sh. M.(transportues), A. S. (pronari i hotelit), si dhe u shpall në kërkim shtetasi F. I.(transportues), të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin u kapën duke tentuar të transportonin 12 emigrantë nga vendet e treta, nga Gjirokastra në drejtim të Tiranës.

Pas një hetimi disajavor rezultoi se këta shtetas kanë tentuar të kryejnë këtë veprimtari kriminale duke transportuar emigrantë të paligjshëm nga Gjirokastra në drejtim të Tiranës, të cilët i strehonin fillimisht në një hotel në Laprakë dhe më vonë i transportonin në drejtim të Malit të Zi, me destinacion final vendet e BE-së. Këto raste kanë mbetur në tentativë pasi emigrantët janë bllokuar nga Policia lokale dhe ajo Kufitare

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjetet që shërbenin për transportimin e klandestinëve dhe 5 aparate celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

Next Post
Shpërthim me tritol në Shkodër

Shpërthim me tritol në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In