• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Po ti gjysmën e qeverisë e ke në burg” – Rama i përgjigjet komentuesit: Me çfarë metri e mat? Unë kam pasur 60 ministra

by S T
04/02/2025 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama nisi sot serinë e përgjigjes ndaj komenteve në rrjetet sociale mbi një sërë çështjes, si reforma në drejtësi, largimi i shqiptarëve apo shteti bektashi.

Pyetjes së një komentuesi mbi ish- ministrat në hetim nga SPAK, Rama iu përgjigj se PS ka treguar vullnet për t’i dhënë shqiptarëve një sistem drejtësie të barabartë pavarësisht kostove.

Komentuesi: Po ti gjysmën e qeverisë e ke në burg.

Rama: Po si i numëron një herë? Me çfarë metri? Unë kam pasur në qeveri afro 60 ministra qysh nga viti 2013. Nuk e di si e bëni këtë numërim se nuk është kështu.

Por nëse ne kemi krijuar kapacitetet shtetërore për të goditur fenomenin kanceroz të korrupsionit, kjo është për të marrë frymë thellë e ndjerë mirë që më në fund u çliruam nga makthi i të jetuarit në një shtet ku drejtësia nuk vepronte kurrë ndaj atyre që kishin pushtet.

Është vullnet për tu përballur me një sëmundje duke pranuar që kjo sëmundje patjetër prek dhe ata që qeverisin. Ne nëse e bëjmë sot e të tjerët e kanë bërë më parë, duhet të ndihemi të inkurajuar që po bëjmë një shtet të së drejtës. Kush po e bën, Noc Rroku?

Rama tha se diskutimi për të është i pakuptueshëm, pasi drejtësia në këtë kohë është çliruar nga pushteti politik, gjë e cila nuk kishte ndodhur më parë, kur dënimet e politikanëve kanë qenë politike, siç ishte rasti me Fatos Nanon që u burgos nga pushteti i Berishës.

“Po pa PS, kurrën e kurrës nuk do ndodhte kjo që po ndodh që drejtësia të çlirohej nga pushteti politik dhe të veprohej. Nuk ka ndodhur që nga 1912, që të ketë 1 person të lidhur me pushtetin politik përpara drejtësisë së pavarur. Nuk po flasim për Fatos Nano, që u dënua nga një gjykatë politike”, tha Rama.

Next Post
VIDEO/ Me gishtat lart, Salianji përshëndetet me mbështetësit dhe niset për të vuajtur dënimin

Saliaji kërkon pafajësinë, Ervin Salianji kërkon pezullimin e dënimit, ja kur do të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë rekursi i ish-deputetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mjerimi i botuesve shqiptarë

Mjerimi i botuesve shqiptarë

February 14, 2026
Ministri i Jashtëm i Kinës kërkon përpjekje të përbashkëta me BE-në për të përballuar sfidat globale

Ministri i Jashtëm i Kinës kërkon përpjekje të përbashkëta me BE-në për të përballuar sfidat globale

February 14, 2026
UEFA Nations League / Njihuni me bilancin e ndeshjeve të Shqipërisë ndaj Finlandës, Bjellorusisë & San Marinos

UEFA Nations League / Njihuni me bilancin e ndeshjeve të Shqipërisë ndaj Finlandës, Bjellorusisë & San Marinos

February 14, 2026
U nxorr nga kampi në Siri në një operacion me partnerët ndërkombëtarë, kthehet në Shqipëri Eva Dumani

U nxorr nga kampi në Siri në një operacion me partnerët ndërkombëtarë, kthehet në Shqipëri Eva Dumani

February 14, 2026
NATO i përgjigjet Serbisë: Pakti Shqipëri-Kosovë-Kroaci është kyç për stabilitetin

NATO i përgjigjet Serbisë: Pakti Shqipëri-Kosovë-Kroaci është kyç për stabilitetin

February 14, 2026
Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë/ Integrimi në BE, 9 eurodeputetë javën e ardhshme në Tiranë

Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë/ Integrimi në BE, 9 eurodeputetë javën e ardhshme në Tiranë

February 14, 2026
U qëllua në makinë pas një sherri në një klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit që u vra në Itali

U qëllua në makinë pas një sherri në një klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit që u vra në Itali

February 14, 2026
U aksidentua në Greqi, zbulohet emri i 16-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë (EMRI)

U aksidentua në Greqi, zbulohet emri i 16-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë (EMRI)

February 14, 2026
“Navalny u helmua me toksinë të rrallë bretkose”, akuza e Britanisë dhe aleatëve për Kremlinin

“Navalny u helmua me toksinë të rrallë bretkose”, akuza e Britanisë dhe aleatëve për Kremlinin

February 14, 2026
“Bavaria mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Spiropali zbulon detaje nga takimi me kryeministrin bavarez

“Bavaria mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Spiropali zbulon detaje nga takimi me kryeministrin bavarez

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In