• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Po thërret gjaku i katër jetëve atje”, Toni Gogu – opozitës: E shihni Tiranën sot? Nuk është më ajo që ishte një dekadë më parë

by A R
13/02/2025 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu, gjatë fjalës sot në Kuvend kërkoi një drejtësi me standarde të panegociueshme europiane.

“Ne nuk pengojmë drejtësinë të bëjë punën e saj. Ne nuk duam një drejtësi të komanduar. Ne nuk duam një drejtësi të kapur. Ne nuk duam një drejtësi që gjunjëzohet para politikës! Jo, miqtë e mi, ne duam drejtësi të vërtetë! Ne e çliruam drejtësinë nga duart e pushtetit, ne e ndërtuam një sistem që sot ka autonomi dhe forcë, ne e bëmë një drejtësi europiane—por edhe standardet i duam europiane! Jo më drejtësi plepash! Jo më drejtësi pazaresh! Jo më drejtesi që i mbyll sytë për disa dhe i hap sytë deri në skaj për të tjerë!”, deklaroi Gogu.

Më tej duke iu referuar rastit të arrestimit të Erion Veliajt, Gogu solli në vëmendje heshtjen e drejtësisë për 21 Janarin.

“Në rrugët e Tiranës sot ka një pyetje qe vazhdon te gerryeje zgavren ne ndergjegjen kombetare.

Si mundet te heshte drejtesia per gjakun e Ziverit, Aleksit, Faikut dhe Hekuranit qe therret nga Bulevardi i Deshmoreve dhe te nxitoje me shpejtesi rrufe te hetoje akuzat e “jashtetokesorit” Nesti Angoni? A është drejtësia njësoj për të gjithë, apo po shndërrohet në një armë të atyre që duan ta përdorin për pushtetin e tyre?”, deklaroi Gogu.

Më tej ai evidentoi edhe njëherë transformimin e madh të Tiranës nën drejtimin e Erion Veliajt.

“E shihni Tiranën sot? Nuk është më ajo që ishte një dekadë më parë. E shihni Sheshin “Skënderbej”? Një kryevepër urbane, një qendër kombëtare krenarie. E shihni Parkun e Liqenit? Më i bukur se kurrë, plot jetë, plot dritë. E shihni Piramidën? Nga një gërmadhë e së shkuarës, në një tempull të inovacionit për brezin e ri. E shihni Unazën e Madhe? Po mbyll rrethin, po i jep Tiranës frymëmarrjen që i duhej.Kush e bëri këtë? Jo ata që hedhin baltë, por ata që punojnë! Jo ata që shkatërrojnë, por ata që ndërtojnë!

Jo ata që duan të mbajnë Shqipërinë peng të së shkuarës, por ata që duan ta çojnë drejt së ardhmes! Prandaj, miqtë e mi, sot unë po ju them: Ne nuk do të ndalemi! Sepse kjo nuk është një betejë për një njeri të vetëm. Kjo është një betejë për të drejtën për të ndërtuar, për të guxuar, për të çuar përpara një Shqipëri që nuk kthehet pas!”, tha Gogu teksa se ky rrugëtim i Partisë Socialiste nuk do të ndalet as në 11 maj

“Ne do ta fitojmë sepse projekti ynë nuk është një projekt fushate—është projekti më i madh që ky vend ka parë ndonjëherë: Shqipëria 2030, një vend anëtar i Bashkimit Europian! Dhe unë ju them sot: Askush nuk e ndal këtë rrugëtim! Askush nuk e ndal këtë popull! Askush nuk ndal dot të ardhmen!”, tha Gogu.

Next Post
Noka tenton të godasë Ballën me shishe, e ndalojnë gardistët! Ndërpritet seanca

Noka tenton të godasë Ballën me shishe, e ndalojnë gardistët! Ndërpritet seanca

Comments 1

  1. Ani says:
    1 year ago

    Arritje të mëdha për sytë e pastorit i shkolluar për drejtësi e tashmë politikan “flakë”. Po more i nderuar po,ka ndryshuar se koha nuk qëndron në vendnumëro. Dhe për Enverin thonim se Ai i bëri të gjitha,por jo,i bëri populli i shkatërruar nën hurin e kërbaçin. Pra i kanë bërë taksat e popullit o pastor,megjithëse janë vjedhur harbutçe

    Reply

Leave a Reply to Ani Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In