• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po të mos ishte Berisha, nuk do kishte as dilema për protestën

by Mero Baze
27/06/2022 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

I dëshpëruar që emri i tij ndan opozitën dhe është i papranueshëm në shumicën e saj, Sali Berisha po përpiqet të gjejë një maskë të re për të vazhduar më tej.

Pasi 35 deputetë kanë refuzuar t’i bashkohen atij, ai po përpiqet tani të diferencojë opozitën, jo më pro dhe kundër Berishës, pasi këtë betejë e ka humbur, por “pro dhe kundra protestave”.

Është pak a shumë i njëjti bllof që tenton të bëjë me Qeverinë, kur paraqet rezoluta anti-genocid, me qëllim që të “diferencojë” Qeverinë, nëse është “pro apo kundër” Serbisë.

Të njëjtën gjë tani po e bën për të përçarë më tej opozitën. Meqë ka ngel në pakicë sa i përket figurave politike të opozitës, tani po kërkon t’i kompleksojë ato duke i diferencuar nëse janë pro apo kundër protestës së thirrur më 7 korrik.

Deri tani grupet opozitare nuk janë shprehur rreth protestës, përveç krahut të Petrit Vasilit në LSI.

Por deputetët brenda PD natyrisht që nuk do të jenë në një mendje, jo për shkak të protestës, por për shkak të Sali Berishës. Dhe nuk kanë faj.

Problemi është se arsyet që një deputet opozitar të dalë në protestë janë me mijëra, por në këtë rast ka vëmendje pasi Berisha është zjarrfikësi i protestës.

Pra ky debat nuk do të ekzistonte, nëse në krye të opozitës nuk do të ishte Berisha.

I vetmi që po shkakton dilema nëse duhet shkuar apo jo në protestë, është Sali Berisha. Pra nuk është e vërtetë që ai është nxitësi i protestës.

E vërteta e hidhur është se ai është zjarrfikësi i protestës. Po të mos ishte ai nuk do të ekzistonte fare ky debat, jo më për deputetët e opozitës, por dhe për shtresën gri të shoqërisë.

Pra problemi nuk është tek gatishmëria e shoqërisë për protestë, apo tek gatishmëria e PD për protestë, por tek Sali Berisha, i cili ndan pjesën opozitare pro dhe kundër protestave.

Ai ka akuzuar për një kohë të gjatë Lulzim Bashën si zjarrfikës protestash, kurse vetë Berisha e ka problemin ende pa nisur protesta, pasi është arsyeja e vetme që shkakton debat pse nuk duhet shkuar në protestë.

Në këtë prizëm, nëse Luzlim Bashën ai e akuzon si zjarrfikës ilegal, vetë është zjarrvënës legal i përçarjes opozitare ende pa nisur protesta.

Është gjë e mirë që e ka kuptuar që emri i tij shkakton probleme tek opozita, por nuk ka pse vë maskën e protestuesit, që të mos e njohin. Le të ikë ai nga opozita, se ndoshta në protestë shkon dhe gjysma e socialistëve.

Tani, në vend që opozita të bashkojë energjitë kundër pushtetit, duhet të harxhojë energji të pranojë Sali Berishën në krye të saj dhe për këtë të dalin ne protestë në pikë të vapës në korrik.

Next Post
Horoskopi për muajin Gusht, parashikimi nga Paolo Fox

Horoskopi i Paolo Fox 28 Qershor 2022: Cilat do të jenë shenjat me fat të ditës së martë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Apo do të bëhet si në Serbi?!

November 5, 2026
Protestat, Rama publikon bilancin: Policia ishte në lartësinë e detyrës, studentët e vërtetë nuk përdorin dhunë

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

November 5, 2026
Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

November 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Nëntor 2026

November 5, 2026
Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

November 5, 2026
Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

November 5, 2026
Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për të dalë nga kafazi i xhamit, Kryemadhi: 90% e mesazheve janë nxjerrë jashtë kontekstit

November 5, 2026
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, rriten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, nafta ulet me 6 lekë

November 5, 2026
Rama: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave. Dhuna në protesta duhet dënuar, çdo tejkalim i forcës nga policia të hetohet

Rama: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave. Dhuna në protesta duhet dënuar, çdo tejkalim i forcës nga policia të hetohet

November 5, 2026
Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba! Devijohen fluturimet dhe ngrihen avionët luftarakë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba! Devijohen fluturimet dhe ngrihen avionët luftarakë

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In