• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po tani, ku janë “miqtë” amerikanë?

by Artur Ajazi
09/06/2025 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Çirrej e pirrej, kreu i Partisë Demokratike, “tani kemi miqtë tanë amerikanë, Edi Rama, je i mbaruar, është rradha jonë”. Kjo natyrisht para dhe gjatë fushatës elektorale. Kishin shpresë se “Trump para 11 Majit, do ti surprizonte me ndonjë sms apo telefonatë, dhe gjithçka mori fund”.

Por ardhja në pushtet në sistemin demokratik bëhet përmes votës, lirisë fjalës dhe mendimit, dhe jo përmes marifeteve, skenareve, dhe imagjinatave të shfrenuara. Shtetet ë Bashkuara të Amerikës, janë superfuqia ekonomike dhe ushtarake e botës, me demokracinë më të përparuar. Por jo “xhandari i botës”. Ky mendim ishte dikur, dhe pas 1992, ne ndjemë se kishim gabuar. Por le të kthehemi tek opozita, tek Partia Demokratike.

Ajo pas riardhjes së Berishës si kryetar partie 2 vjet më parë, u konvertua sërish në “konservatore”, dhe u vetëshpall “aleate dhe mike besnike e Donald Trump pas 4 Nëntorit 2024”. Çfarë politike, çfarë politikanësh, çfarë skenash qesharake ka përjetuar ky vend, ky popull në 35 vjet. Erdhi Xhejms Bejker, i puthëm gomat e makinës, pastaj u bë 1997, ç’nuk thamë në Parlament për amerikanët, kur ish-shefi SHIK-ut Gazidede, i shpalli ata “autorët e përmbysjes së Berishës nga pushteti”. Pastaj ngjarjet rrodhën dhunshëm, pastaj ndryshe, duke mos hamendësuar asgjë prej atyre që realiteti politik ofronte.

Berisha në 35 vjet, është bërë mik dhe armik nja 10 herë me amerikanët. Dhe nuk dihet sepse, pas 4 Nëntorit, ai u bë “mjaltë e qumësht” me SHBA-në e Donald Trump. E them këtë sepse, duke shfrytëzuar rastin dhe situatën, Berisha arriti deri atje, sa bëri paralele mes ngjarjeve që i kishin ndodhur Trumpit në SHBA, dhe atij në Tiranë. Në çdo takim, fjalim, dhe intervistë, Berisha deklaronte se “unë dhe Trump, kemi të njëjtin fat politik”.

Nisur nga kjo që deklaronte, Berisha mbushi gjithë dynjanë se “si fitoi Trump në SHBA, do të fitoj edhe unë në Shqipëri”. Aq e fortë ishte kjo “bindje”, sa arriti të marrë në fushatën ë 11 Janarit, edhe shefin e fushatës së Trump-it, LaCivita. Dalja e parë, ishte pompoze, aq sa shumë shqiptarë menduan se “Edi Rama tani humb zgjedhjet”.

Por gabuan. Taktika dhe stradegjia e Edi Ramës për fitoren ishin përcaktuar 1 vit para fushatës, dhe ishte gjithçka e qartë, në sigurinë e fitores së 11 Majit. Edi Rama, nuk bëri fushatë as me eurodeputetë, as me amerikanë, por bëri fushatën më model me shqiptarë, me socialistë dhe progresistë. Dhe rezultati dihet. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

Po Berisha ku i ka sot miqtë amerikanë, ku e ka La Civita-n, ku i ka eurodeputetët ? Në Shqipëri është shumë e vështirë, madje e pamundur të fitosh pushtetin, duke përdorur emra dhe figura pa asnjë lidhje me fatet dhe interesat ë shqiptarëve.

Mendoj se, edhe sikur Trump të vinte në Tiranë, dhe të dilte çdo ditë me Saliun në fushatë, humbja ë PD do të ishte ë pashmangshme. Ashtu siç fitorja e PS dhe Edi Ramës, do të ishte 100 per qind e sigurtë. Kjo le të vlejë si leksion formimi për Berishën, dhe krejt ata që besojnë sërish se “pa Saliun, ne jemi të humbur”.

Next Post
Situata e inflacionit në Shqipëri/ Dallga tërhiqet, por deti i çmimeve mbetet i trazuar

Situata e inflacionit në Shqipëri/ Dallga tërhiqet, por deti i çmimeve mbetet i trazuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e Ramës për GJK, flet Berisha: Ai kërcënoi edhe Europën, të martën protestoni për atdheun

Deklarata e Ramës për GJK, flet Berisha: Ai kërcënoi edhe Europën, të martën protestoni për atdheun

February 8, 2026
BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

February 8, 2026
Gjykata Kushtetuese si parkim

Gjykata Kushtetuese si parkim

February 8, 2026
Nga Durrësi në Spanjë, vihet në pranga shqiptari i shpallur në kërkim prej më shumë se 20 vitesh

Nga Durrësi në Spanjë, vihet në pranga shqiptari i shpallur në kërkim prej më shumë se 20 vitesh

February 8, 2026
Irani sfidon SHBA-në: Nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

Irani sfidon SHBA-në: Nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

February 8, 2026
Vendimi për Ballukun, Meksi: Kur gjykata zgjedh barazimin, alarm serioz për reformën në drejtësi

Vendimi për Ballukun, Meksi: Kur gjykata zgjedh barazimin, alarm serioz për reformën në drejtësi

February 8, 2026
Lumi i Shalës si Tajlanda: “Reise Reporter” e konsideron si një perlë natyrore europiane

Lumi i Shalës si Tajlanda: “Reise Reporter” e konsideron si një perlë natyrore europiane

February 8, 2026
Çudira nga dosja e “Epstein”, ekskursioni (për fosile dinozaurësh) i pedofilit me elitën amerikane

Çudira nga dosja e “Epstein”, ekskursioni (për fosile dinozaurësh) i pedofilit me elitën amerikane

February 8, 2026
Organizatë kriminale brenda burgut të Janinës, drejtohej nga shqiptari i quajtur Modi

Zyrtari i lartë i KiE: Paraburgimi në Shqipëri, pesë herë më i lartë se mesatarja e BE-së

February 8, 2026
“Lëre gangsterin jashtë, me mua mos u merr”/ Rogerti ‘përplaset’ me Luizin: Po ja nxin fytyrën babait tënd

“Lëre gangsterin jashtë, me mua mos u merr”/ Rogerti ‘përplaset’ me Luizin: Po ja nxin fytyrën babait tënd

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In