• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po shkulen edhe lisat e fundit të mbetur në kopshtin e artit shqiptar

by Java News
04/04/2023 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ILIR ÇUMANI

Ç’farë dhimbje dhe çfarë humbje e madhe….!

Po shkulen edhe Lisat e fundit të mbetur gjallë në kopshtin e Artit Shqiptar…!

Shumë prej tyre kanë ikur dhe po ikin nga kjo jetë, e tashmë ata nuk janë më fizikisht, por i përkasin nga sot qiellit dhe Panteonit të Artit Shqiptar!

Sa shumë po varfërohemi…!!!

Ndërkohë, një tjetër artist është ndarë nga jeta në moshën 75 vjeçare, një nga regjisorët e famshëm dhe mjaft domethënës i Kinematografisë Shqiptare, KRISTAQ MITRO nuk është më. Ai i’a lëshoi trupin tokës që e lindi.

Përveç shumë filmave dokumentarë, Kristaq Mitro është regjisor dhe bashkëregjisor i disa prej filmave të njohur artistik dhe mjaft të sukseshëm si:

“Kur zbardhi një ditë”, “Tokë e përgjakur”, “Liri a Vdekje”, “Dimri i Fundit”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, “Në prag të lirisë”, (te ky film është edhe skenarist), “Njeriu i mirë”, “Apasionata”, “Duaje emrin tënd”, “Telefoni i një mëngjesi”, “Një vajzë dhe një djalë”….

Ai është lauruar me disa çmime kombëtare e ndërkombëtare dhe mban titullin “Artist i Merituar”.

Ikja e Tij e shpejtë për në amëshim, është një humbje e madhe për Artin Shqiptar në përgjithësi dhe për Kinematografinë Shqiptare në veçanti.

Padyshim, emri dhe vepra e këtij mjeshtri të shquar i kinoregjisurës shqiptare, natyrshëm ka zënë një vend të rëndësishëm mes më të mirëve që mundën të prodhonin artin e vërtetë dhe shumë të fuqishëm me karakter autentik, thellëshisht kombëtar dhe patriotik.

Lamtumirë Mik Artist, Mjeshtër i regjisurës që le pas një thesar të pasur në trashëgiminë e Artit dhe të Historisë së Filmografisë Shqiptare…

U prehësh në Paqen e merituar!

RIKARDI, PËRCJELLJA E FUNDIT NË PËRJETËSI…. NJË PËRSHPIRTJE MES EMOCIONESH, MALLI, LOTËSH E DHIMBJEJE DASHURE PAKUFI….

Ndërkohë, regjisori dhe aktori i mirënjohur Mevlan Shanaj dhe bashkëshortja e tij, skenaristja Natasha Lako, para pak ditësh na surprizuan me një produksion fantastik mbi një vepër filmike të karakterit memuaristik, kushtuar njërit prej artistëve të rrallë e multidimensional në historinë e Filmit Shqiptar, aktorit, regjisorit, publicistit, shkrimtarit, piktorit, muzikantit, RIKARD LJARJA.

Pjesëmarrja i shumtë në celebrimin i këtij dokumentari kishte tejmbushur përtej kapaciteteve sallën e Kinema “Milenium” me kolegë – artistë pafund, miq e dashamirës të artistit të madh, i ndarë nga jeta 3 vjet më parë.

Kjo vepër filmike memuaristike, kushtuar aktorit dhe regjisorit të madh, ishte një dokumentar mjaft i kuruar në mënyrë skrupuloze, plotë sqimë, ku në çdo detaj pëcillte shumë emocione në të gjitha komponentët e tij.

Me një mjeshtëri të rrallë, përmes narrativës, gjuhës së pasur, mjeteve shprehëse dhe imazheve, intervistave pafund e detajeve të shfaqura në film, regjisori Shanaj rrekej të ndriçonte të gjitha aspektet nga jeta e Rikardit që në fillimet e tij artistike që nis në qytetin e tij të lindjes në Shkodër, dhe deri në të gjitha sukseset që e shoqëruan dhe e formuan atë si një personalitet të madh dhe të padiskutueshëm duke zënë në vend meritor në Panteonin e Artit Shqiptar.

Regjisori dhe i gjithë stafi realizator kanë mëtuar përmes kësaj vepre filmike të skalisin mjeshtërisht dhe me vërtetësi të gjithë personalitetin e artistit, me një gjuhë të thjeshtë dhe të qartë ata i paraqesin publikut të gjithë dimensionin real artistik dhe njerëzor të Njeriut modest në madhështinë e tij, por edhe me një emër po aq të veçantë.

Faleminderit Melan Mevlan Shanaj dhe Natasha Lako, për emocionet që na dhatë në një mbrëmje kaq të veçantë për një artist po aq të veçantë…..

Next Post
Nepotizmi po e gërryen SHISH-in! Ja sfidat e Vlora Hysenit si drejtuese

Nepotizmi po e gërryen SHISH-in! Ja sfidat e Vlora Hysenit si drejtuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Spahiu: Berisha përdori protestat për të neutralizuar kundërshtarët e rinj

May 8, 2026
Protesta e PD/ Dalin pamjet, protestuesi i maskuar me molotov në dorë, dështon ta ndezë

Protesta e PD/ Dalin pamjet, protestuesi i maskuar me molotov në dorë, dështon ta ndezë

May 8, 2026
“Kafazi” i KLP-së për Olsi Dadon, një presion për të mbajtur fasadën e statistikës së drejtësisë në këmbë

“Kafazi” i KLP-së për Olsi Dadon, një presion për të mbajtur fasadën e statistikës së drejtësisë në këmbë

May 8, 2026
A do ketë protestë tjetër para 23 majit? Përgjigjet Sali Berisha

A do ketë protestë tjetër para 23 majit? Përgjigjet Sali Berisha

May 8, 2026
Berisha: Asgjë nuk na mposht, beteja vazhdon deri në largimin e Ramës

Berisha: Asgjë nuk na mposht, beteja vazhdon deri në largimin e Ramës

May 8, 2026
Ekzekutimi i biznesmenit në Sarandë, ky është personi i shpallur në kërkim nga policia

Ekzekutimi i biznesmenit në Sarandë, ky është personi i shpallur në kërkim nga policia

May 8, 2026
Zjarri në Radhimë të Vlorës, flakët marrin përmasa të mëdha, rrezikohen 4 hotele

Zjarri në Radhimë të Vlorës, flakët marrin përmasa të mëdha, rrezikohen 4 hotele

May 8, 2026
PD do votim elektronik. A ia zgjidh problemin asaj?

A ka më kuptim?

May 8, 2026
Trump: E kemi mposhtur shumë keq Iranin! Nuk do lejojmë që të çmendurit të kenë armë bërthamore

Marrëveshje e re për luftën në Ukrainë, Trump: Armëpushim 9-11 maj mes Kievit dhe Moskës

May 8, 2026
Evi Kokalari për protestën e PD-së: Më pak se 100 veta, mesazh i fortë për Berishën!

Evi Kokalari për protestën e PD-së: Më pak se 100 veta, mesazh i fortë për Berishën!

May 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In