• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po ra Sorosi, a hiqet ‘non grata’ e Berishës?

by Java News
02/09/2025 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Indrit Vokshi
Tragjedia e PD nisi me shpalljen nongrata të Sali Berishës. Vendimi i Blinken u publikua në 19 maj 2021 por 19 maji është vetëm dita e publikimit. Kuptohet qartë se nongrata nuk u vendos as nga Blinken as nga Biden dhe as në 19 maj 2021; nongrata kishte qenë aty. Biden e Blinken u futën në Shtëpinë e Bardhë në janar 2021, vetëm 4 muaj para se nongrata të publikohej. E nongrata nuk përgatitet për 4 muaj, ai është proces më i gjatë. Pra vendimi ka qenë aty, Antoni Blinken veç e ka publikuar.

Në 31 janar 2019, Edi Rama në parlament pyeti Sali Berishën “A e kalon dot Oqeanin”? Nga e dinte Edi Rama ndalimin e vizës amerikane qysh në vitin 2019, a ia kishte thënë Sorosi? Jo, thjesht në vitin 2019 Ambasada Amerikane kishte refuzuar tiu jepte vizë njerëzve me lidhje familjare me Sali Berishën dhe ai fakt ka qenë i ditur jo vetëm nga Rama që ka informacion si kryeministër por edhe nga punonjës të ambasadës të cilët e kanë rrëfyer në rrethe të ngushta.

Vetëm 20 ditë pas deklaratës së Edi Ramës që dmth vetëm pak javë pas refuzimit të vizës amerikane, opozita djeg mandatet (20 shkurt 2019). I djeg mandatet dhe shpall protestat kombëtare si mekanizëm kërcënimi se refuzimi dhe nxjerrja nga loja e interesave të Sali Berishës është e papranueshme dhe për këto interesa e gjithë opozita është e gatshme të protestojë, madje të shkojë edhe më larg; të rebelohet e të krijojë rrëmuja.

Me 28 qershor 2019 (4 muaj pas shpalljes së skenarit të rebelimit opozitar), zv/ndihmës Sekretari i Shteti për Europën, Matthew Palmer deklaroi se nëse opozita organizon dhunë, Amerika do ta shpallë organizatë të dhunshme. Vini re, është viti 2019, president i ShBA është Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit është Mike Pompeo. Nuk janë as Biden, as Blinken, as Soros dhe, edhe pa qenë këta në pushtet në ShBA, refuzohen viza dhe kërcënohet opozita me shpalljen organizatë e dhunshme. Administrata Trump I ka dënuar qëllimet PD.

Ditën kur Lulzim Basha guxoi të deklaronte se Partia Demokratike nuk do të përdorej më si strehë dhe si infrastrukturë e Sali Berishës për të luftuar nongratan, rebelimi iku prej bulevardit dhe shkoi në oborrin e PD. Sali Berisha akuzoi PD-në zyrtare si të lidhur me Soros, si të nënshtruar tek Blinken dhe e shitur tek Edi Rama. U thirrën militantët për ta përmbysur “elitën tradhëtare” dhe për ta çliruar opozitën nga kthetrat e Sorosit i cili kishte bërë “opozitën” nongrata dhe nuk e lejonte t’i fitonte zgjedhjet. Nongratan e përgatiti administrata Trump I por e vërteta nuk pati asnjë rëndësi.

Me 8 nëntor 2024, vetë Sali Berisha e pranon se dosja nongrata u përgatit nga administrata republikane e Donald Trump dhe Mike Pompeo por akuzoi Matthew Palmer sikur ai e përgatiti dosjen vetë në kokën e vet, kjo për shkak se gruaja e tij ishte me origjinë serbe. U tha pra se shteti amerikan merr vendime për interesat e fisit të gruas se Mattheu Palmerit. Njëlloj sikur të themi sot se Shtëpia e Bardhë merr vendime për interesat e Sllovenisë sepse Melania Trump ka origjinë sllovene.

Sali Berisha vetë arrin e pranon se nuk ishin Soros dhe Blinken, pranon se nongrata u vendos nën presidencën Trump dhe nën sekretarin republikan Pompeo. Ky i fundit, Pompeo, gjatë vizitës së tij në Tiranë me 16 maj 2022 mori në mbrojtje ambasadoren Yuri Kim dhe tha se ishte krenar për punën e saj. Mirëpo asgjë nuk kishte më asnjë vlerë sepse kur Sali Berisha e pranoi se nongratan ia kishte përgatitur administrata Trump, rebelimi i militantëve demokratë kishte ndodhur, partia ishte marrë nën kontroll dhe e vërteta nuk i prishte më punë askujt.

Me fitoren e Donald Trump u rijetësua përralla se nongrata do të hiqet sepse tashmë Geroge Sorosi nuk ka më pushtet në Amerikë. George Soros u ri-shpall autor i nongratës, duke harruar deklaratën e vetë Berishës se nongrata u përgatit nga administrata Trump I. U tha pra se nongrata e vendosur në administratën Trump I, do të hiqet nga administrata Trump II. Vetëm katër ditë para zgjedhjeve u qarkullua një gënjeshtër sikur nongrata tashmë u hoq. Sot atë gënjeshtër nuk e përmend më askush.

Sali Berisha ka lidhur kontratë lobimi në vlerë 6 milion euro për të “informuar” Amerikën e Trump se nongrata është vendosur nga Soros kur vetë administrata e Trump e di shumë mirë se nongrata është vendosur nga Trump I. E gjithë partia sot është formatuar, orientuar, pozicionuar, vetëm në funksion të nongratas.

Partia VMRO në Maqedoni nuk mbeti peng i Gruevskit, ndërroi lidershipin dhe sot është parti në pushtet. Edhe partia Bashkimi Demokratik në Kroaci nuk mbeti peng i Sanaderit, ndërroi lidershipin dhe sot është në pushtet. Ndërsa Partia Demokratike në Shqipëri prej vitit 2018 e deri sot, jeton dhe vepron mbi një refuzim të vizës që Amerika i ka bërë ish kryetarit dhe tani kryetarit të saj.

Ato 6 milion eurot që Sali Berisha ka paguar në Amerikë ndoshta munden të japin ndonjë efekt, kuidihet. Mirëpo u bë kohë e gjatë që partia më e madhe opozitare i ka humbur reflekset politike, ka humbur lidhjen me realitetin shqiptar, ka prerë me gërshërë fijet me rregullat klasike të politikës elektorale duke u formatuar e gjitha dhe thellësisht në shërbim të një personi, kryetarit të saj. Nuk ka gjetur fuqi ta kalojë testin dhe të vendosë vazhdimsinë e partisë, mbi fatin e ish liderit, siç vepruan fjalavjen VMRO dhe Bashkimi Demokrat i Kroacisë. Duke mos pasur kapacitete për ta kaluar ketë test, PD është delegjitimuar shumë keq para shqiptarëve.

Me deklaratën publike që Donald Trump lëshoi kundër Sorosit duke e akuzuar si financues të trazirave në ShBA, në Shqipëri ka ardhur material i ri për tiu hedhur ushqim militantëve, po paraqitet sikur Trump nuk e akuzoi Sorosin për trazira në ShBA por sikur e akuzoi për veprimtarinë e tij në Shqipëri e specifikisht kundër Sali Berishës.

Nëse nongrata është vepër e Soros, heqja e saj do të ishte gjëja më e lehtë në botë. Sekretari Marco Rubio sapo të zgjohej në mëngjes e të mbërrinte në zyrë mund të postonte një status në X (ish Twitter) dhe të lajmëronte se nongrata tashmë është e pavlefshme pasi ajo ka qenë vepër e Geroge Soros. Mirëpo Rubio deri tani ka të njejtin mendim me Antoni Blinken. A do të ndryshojë mendim Rubio? A ka nevojë Rubio ta informojnë nga Shqipëria sepse fatkeqësisht mund të mos ketë akses në informacion?

Next Post
OBSH jep alarmin: Mbi 1 miliard njerëz vuajnë nga probleme të shëndetit mendor

OBSH jep alarmin: Mbi 1 miliard njerëz vuajnë nga probleme të shëndetit mendor

Comments 1

  1. Ani says:
    4 months ago

    Bravo. Zbulim me vlera. Hahahaha

    Reply

Leave a Reply to Ani Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Paqja fiskale” ndan biznesin, Dhoma Amerikane kundër, sinjal negativ për investitorët

“Paqja fiskale” ndan biznesin, Dhoma Amerikane kundër, sinjal negativ për investitorët

December 27, 2025
E çuditshme/ Foshnja e parë në botë lind me ADN e tre personave

E çuditshme/ Foshnja e parë në botë lind me ADN e tre personave

December 27, 2025
Ngjarje tronditëse, burri vret gruan, qëllon vajzën 13-vjeçare dhe kryen vetëvrasje! Zbulohet shkaku..

Ngjarje tronditëse, burri vret gruan, qëllon vajzën 13-vjeçare dhe kryen vetëvrasje! Zbulohet shkaku..

December 27, 2025
Mandati i katërt, triumf apo fillimi i fundit? Braçe: Klane, karriera të pamerituara dhe armiqësitë që po gërryejnë PS

Braçe: Po i vrisni fëmijët me cigaren elektronike! Prindërit kanë dështuar! Shteti të bëjë detyrën!!

December 27, 2025
Kosovë – Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Diaspora voton në përfaqësitë diplomatike

Kosovë – Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Diaspora voton në përfaqësitë diplomatike

December 27, 2025
Demalia: Studentët na rezultuan flakë kashte

Drejtësia mes shpresës dhe riciklimit të zullumit

December 27, 2025
FOTO/ Misioni i vështirë i deputetes së LSI për të ushqyer djalin

Pse u tërhoq Klajda Gjosha nga politika? Ja si përgjigjet ish-ministrja

December 27, 2025
VIDEO/ Qytetarët sfidojnë temperaturat e ulëta, plazh në Vlorë në fund të dhjetorit

VIDEO/ Qytetarët sfidojnë temperaturat e ulëta, plazh në Vlorë në fund të dhjetorit

December 27, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

Pse e Majta shqiptare po e dëmton veten?

December 27, 2025
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Nqs ‘Nisma’ nuk e kap pragun, Albini mund ta rikapë Kryeministrinë…

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com