• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Po qarkullon një nëntip i ri…”, Brataj: Gripi i këtij viti mund të jetë më agresiv se më parë

by A R
01/09/2025 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të hënë, më 1 shtator, me nisjen e sezonit të ri televiziv, emisioni “Aldo Morning Show” në TV Klan i kushtoi vëmendje virozave të stinës, të cilat po prekin një numër gjithnjë e më të madh qytetarësh. Gjatë verës, për shkak të lëvizjeve turistike dhe temperaturave të larta, është vërejtur një rritje e ndjeshme e rasteve me infeksione virale, si të aparatit tretës ashtu edhe të rrugëve të frymëmarrjes.

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, në një intervistë për emisionin theksoi se ekipet mjekësore janë të angazhuara deri më 30 shtator për përballimin e rasteve të shumta.

“Jemi të angazhuar me ekipet e urgjencës deri më 30 shtator. Sigurisht që janë sëmundjet e stinës ato që janë më të frekuentueshme. Mos të harrojmë këtë vit edhe zjarret që na kanë impenjuar shumë me ekipet tona. Virozat janë prezente gjatë gjithë kohës dhe viruset janë të njëjtat, nuk është se ndryshojnë. Si simptoma, nëse fillojmë nga më e lehta deri te më e rënda, janë të njëjtat, por nëse bëjmë një klasifikim, i ndajmë në viruse të rrugëve të sipërme respiratore, viruse të rrugëve të frymëmarrjes dhe të mushkërive, viruse të aparatit tretës, toksina dhe baktere. Këto janë shkaktarët e gjendjeve të tilla dhe, nga statistikat deri në datën 24, ishin 61-62 mijë vizita të kryera, nga të cilat në vend të parë ishin gastroenteritet me rreth 15% të shkaktuara nga viruset dhe respiratoret me rreth 10%.”

Ai theksoi se me afrimin e stinës së vjeshtës, pritet një tjetër valë sëmundjesh sezonale, përfshirë gripin e tipit A dhe B, i cili këtë vit mund të jetë më agresiv për shkak të një nëntipi të ri të virusit, tashmë i pranishëm në shumë vende të botës, ku ka shkaktuar shtim të rasteve të infektuara dhe të shtruara në spitale. Në këtë kuadër, Brataj apeloi për kujdes të shtuar, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit, të cilët janë më të pambrojturit ndaj komplikacioneve që sjell gripi.

Ai theksoi se masat mbrojtëse si higjiena personale, ajrosja e ambienteve të mbyllura dhe shmangia e kontakteve të ngushta në ambiente me risk janë të domosdoshme. Por mbi të gjitha, ai theksoi rëndësinë e vaksinimit kundër gripit, si mënyra më efektive për të parandaluar përhapjen dhe për të mbrojtur shëndetin publik.

“Tani presim gripin të tipit A dhe B. Mund ta parandalojmë përmes higjienës, ajrimit të ambienteve dhe sidomos vaksinës së gripit. Fëmijët janë më të ekspozuarit dhe të moshuarit, prandaj duhet që të bëjnë vaksinën, sepse janë më të pambrojtur. Është më i dëmshëm te fëmijët, sepse shkakton dëmtime të bronkeve. Nëse kalojmë te bakteret, të cilat kanë qenë më të pranishme këtë verë, sidomos me diarre, të vjella dhe dehidratim. Gripi parashikohet që të fillojë nga fundi i tetorit. Duhet të kemi parasysh që ky grip këtë vit do të jetë pak më shumë agresiv se sa herën e kaluar, sepse ka një nëntip të ri, i cili po demonstron në gjysmën e botës një shtim të numrit të të infektuarve dhe të shtruarve në spital. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Çdolloj moshe mund ta bëjë vaksinën për të qenë të mbrojtur.”

Next Post
Analizë / Samiti i OBSH në Kinë: Xi Jinping po i tregon Perëndimit se nuk është i izoluar

Analizë / Samiti i OBSH në Kinë: Xi Jinping po i tregon Perëndimit se nuk është i izoluar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarre në Mallakastër dhe Finiq, shkrumbohen dhjetëra hektarë ullinj. Në operacion edhe dy helikopterë

Zjarre në Mallakastër dhe Finiq, shkrumbohen dhjetëra hektarë ullinj. Në operacion edhe dy helikopterë

August 3, 2026
“Rolex” ndalon fluturimin e dronëve mbi fabrikën e re, frikë nga vjedhja e të dhënave

“Rolex” ndalon fluturimin e dronëve mbi fabrikën e re, frikë nga vjedhja e të dhënave

August 3, 2026
Ja zonat ku ju rrezikohen pushimet, grekët grabisin zjarrfikësit ndërsa ata luftojnë flakët

Ja zonat ku ju rrezikohen pushimet, grekët grabisin zjarrfikësit ndërsa ata luftojnë flakët

August 3, 2026
Demokratët amerikanë të përçarë, ‘lufta’ e brendshme që mund të kushtojë zgjedhjet

Demokratët amerikanë të përçarë, ‘lufta’ e brendshme që mund të kushtojë zgjedhjet

August 3, 2026
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

Leka: Bashkitë e vogla duhet të shkrihen, protestat nxiten nga ata që humbin pushtetin

August 3, 2026
Europa përballet me vapë, zjarre dhe krizë energjetike! Thatësira ekstreme në Rumani, Hungari e Serbi

Europa përballet me vapë, zjarre dhe krizë energjetike! Thatësira ekstreme në Rumani, Hungari e Serbi

August 3, 2026
Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

August 3, 2026
Mbetjet e një droni bien mbi një plazh në Rusi, katër të vdekur, mes viktimave edhe një fëmijë

Mbetjet e një droni bien mbi një plazh në Rusi, katër të vdekur, mes viktimave edhe një fëmijë

August 3, 2026
Si po e zgjeron Irani fushatën e tij të presionit për të detyruar SHBA-në të bëjë lëshime

Si po e zgjeron Irani fushatën e tij të presionit për të detyruar SHBA-në të bëjë lëshime

August 3, 2026
“Shenzhou-23” arrin përparim në rritjen e orizit shumëbrezësh në orbitë

“Shenzhou-23” arrin përparim në rritjen e orizit shumëbrezësh në orbitë

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com