• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Po punojmë gjithë ditën”, nis raundi i radhës i bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë

by A R
21/03/2022 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ukraina dhe Rusia nisën sot raundin tjetër të bisedimeve për paqe, ndërkohë që lufta mes dy vendeve hyri në ditën e 26-të. Negociatorët mbajtën një video-telefonatë 90 minutëshe. Grupet e punës pritet të vazhdojnë të takohen gjatë gjithë ditës.

“Sot po punojmë gjithë ditën”, citohet të ketë thënë një prej negociatorëve ukrainas.

Dy vendet kanë mbajtur disa raunde bisedimesh deri më tani. Takimet e para u zhvilluan në Bjellorusi, ndërsa ditët e fundit ato po mbahen me video-konferencë. Megjithatë, palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje për një armëpushim ose një tërheqje të trupave ruse.

Më herët, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shprehu bindjen se Ukraina nuk do të pranojë asnjë kusht paqeje që komprometon integritetin e saj territorial.

Teksa ka pasur disa raportime në dukje pozitive nga negociatat gjatë dy javëve të fundit, disa liderë perëndimorë sugjerojnë se Rusia nuk po angazhohet seriozisht në bisedime dhe thjesht po i përdor ato për të vazhduar bombardimin brutal të vendit.

/a.r

Next Post
Ish-presidenti Topi: Ja pse Ilir Meta hyri në krizë me qeverinë

"Gara e Bashës me Olldashin, e falsifikuar", Topi: Basha i largoi figurat historike të PD me aprovimin e Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com