• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gara e Bashës me Olldashin, e falsifikuar”, Topi: Basha i largoi figurat historike të PD me aprovimin e Berishës

by A R
21/03/2022 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata në Partinë Demokratike dhe mbledhja me strukturat më të larta të saj e programuar për pasditen e sotme, kanë qenë temë diskutimi në emisionin “Pikat mbi I”. Për ish-Preisdentin, Basha duhet të japë dorëheqjen, pasi kanë ndodhur një sërë zhvillimesh negative në parti. Ai tregoi se Basha ka gabimet e tij, ndërsa shtoi se më fatalja, ishte përjashtimi i Sali Berishës, i motivuar nga shpallja non grata e SHBA.

Topi: Ka një rregull së paku të konstatuar në praktikën time, jo vetëm politike, por edhe administrative. Aty ku bëhen shumë mbledhje me frekuencë të lartë, tregon që gjërat nuk ecin mirë. Mbledhjet janë të nevojshme, por kanë një kuptim. Ata bëjnë analizë, japin direktivat dhe më pas njerëzit dalin e punojnë. Është situatë kaotike. Ndryshe nga herët e tjera, që kishte më shumë paqartësi duket sikur ka filluar të kthjellohet. 6 marsi iu afrua diagnozës që kemi vendosur, pra jemi afër certifikimit të diagnozës përfundimtare që është nevoja që demokracia në atë parti të ndiqet jo thjesht te ai që kërkohet prej shumë vitesh, por të ndiqet nga dishepulli i tij. Ai që është në krye të PD sot duhet të kuptojë që nuk vazhdohet kështu. Dorëheqjen nuk e rekomandoj, sepse është akt i një vullneti personal. Nëse do të isha në vend të tij, duke parë situatën shumë të qartë pasi është fund i paralajmëruar dhe sa më shumë të zgjasë aq më shumë do e dëmtojë. Ajo që duhet të ndodhë duhet të ndodhë sa më shpejt, duhet ta japë dorëheqjen.

Për hir të së vërtetës është në vullnetin e tij dorëheqja. Ai ka tentuar gjatë kësaj kohe të ketë një anë ambiguiteti. Nga njëra anë jep shenja që ofrohet për zgjidhje, por për të vepruar nuk vepron. Unë në parashikimet e mia e shoh të pa shpresë. Unë di të them që në vitin 2013 e kam bërë një parashikim, që jo se nuk kam vlerësuar personalitetin e Bashës, por mënyra se si u zgjodh dhe suporti që vinte nga Berisha që vinte nga një humbje. Ardhja në krye të PD, në një garë të falsifikuar me zotin Olldashi nuk më dha asnjë shpresë se gjërat në atë parti do të ndryshonin. Deri më 9 shtator, ne të gjithë kemi supozuar se zoti Basha është në kushte të vështira sepse nuk merr vendimet i vetëm. Kjo ka qenë një ide. Realiteti paska qenë ndryshe. Duke e parë dhe në komunikime të interesit politik, unë e verifikova nga afër se kjo ishte një çështje që kishte të bënte me karakterin e zotit Basha. Në një intervistë kam thënë që në këtë kompleksitet pushtetesh, zoti Basha ka ardhur dhe do të largohet pa asnjë trofe. Kjo ka qenë një gazetë me titull të madh. Një parashikim në linjën e asaj që unë e kam njohur mirë terrenin atje dhe e di që gjërat nuk ndryshojnë në mënyrë mekanike. Fakti që ai vazhdoi dhe e thelloi. Ka bërë largime të pa motivuara. Nëse je kryetar i një partie, që pas ndryshimeve të vitit 2008 të jepet e drejta, ai duhet të bënte transparencë. Nuk janë 1 apo 2, janë shumë të larguarit. Nuk kemi luksin ta kemi këtë. Edhe nëse e kemi luksin do të kishte transparencë. Qysh nga momenti që zotit Basha i është lënë në dorë të hartojë listat e kandidatëve, sidomos në informacionin politik dhe mënyra se si ka ndërtuar strukturën unë tashmë kam bindje se ka punuar në linjën e klientelizmit të idesë për të krijuar një informacion të tijin. Rasti i zotit Berisha është rast specifik, erdhi nga forcat maxhore, nga aleati strategjik që u shpreh qartë. Prandaj kjo është arsyeja se raporti i Bashës me Berishën është specifik.

Jam i mendimit që Berisha i ka ditur të gjitha. Ndava 2005 dhe 2013. Në shkrimet e mia e kam thënë. Nuk mund të ndodhte largimi i figurave historike pa aprovimin e Berishës. Basha bëri shkëputjen nga orbita, që rezultoi fatale. Nëse nuk do të kishte qenë non grata, PD do të lëngonte në shtratin kronik e pa asnjë ndryshim. Do të kishim të njëjtën fizionomi. Unë kam totalisht mendim tjetër për rigjenerimin e PD. Të gjitha këto rrjedhje janë një vazhdim i një lëngate që vetëm të demoralizon. Ajo që kam pas thënë dhe ai propozim që ka nevojë për rinovim, për të dalë me rregulla të reja ku të gjithë duhet ta pranonim. Ai informacion që duhet të kishte lindur duhet të jepte shpresa të mëdha për të përballur një qeveri që qëndron në këmbë.

/a.r

Next Post
Veliaj: Investimi në futboll dhe terrene të reja sportive, një betejë që ia ka vlejtur

Veliaj: Investimi në futboll dhe terrene të reja sportive, një betejë që ia ka vlejtur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
“Pasqyrë Albania një mur për të mashtruar qytetarët”- Berisha akuza kryeministrit: Rama do që të vjedhë 130 mln euro në Aeroportin e Vlorës!

Berisha ngre pikëpyetje për arrestimin e Agasit: Akt i vërtetë apo dorëzim me kushte?

August 26, 2026
VIDEO / Me shapka me gisht dhe tuta të shkurtra, Ergys Agasi futet në Polici…

VIDEO / Me shapka me gisht dhe tuta të shkurtra, Ergys Agasi futet në Polici…

August 26, 2026
Dalin pamjet! Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Dalin pamjet! Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

August 26, 2026
Teherani: Negociatat me SHBA s’tregojnë tërheqje, por rezistencë!

Teherani: Negociatat me SHBA s’tregojnë tërheqje, por rezistencë!

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com