• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Po provokohemi familjarisht”, ankohet Kryemadhi: Më futën në një sallë me Metën, por emocionet…

by A R
23/10/2024 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Monika Kryemadhi akuzoi të mërkurën SPAK-un dhe GJKKO-në se po bëjnë një “shou mediatik, politik, por edhe emocional” me të dhe bashkëshortin e saj, ish-presidentin Ilir Meta.

Znj. Kryemadhi po hetohet për korrupsion nga SPAK dhe ka marrë urdhër “detyrim paraqitje”. Për afro një orë, ajo u njoh me masën e sigurisë. Akuzat iu deklaruan në të njëjtën dhomë të gjykatës ku ndodhej edhe z. Meta, pranoi politikania e Partisë së Lirisë.

“Ata përsëri bënë një provokim shumë të hapur për mua dhe familjen time, sepse ata e dinë shumë mirë marrëdhënien time personale me Ilir Metën, sepse në mënyrë të qëllimshme na kanë futur në një sallë për të marrë masa arresti në grup. Kjo jo vetëm që shkel të drejtat e individit, se nuk jemi të akuzuar, por të gjithë të dyshuar. Poshtërsia e tyre më e madhe është që për të larguar vëmendjen nga Encro, nga trafiku i drogës, nga gjithë krimi që ka kapur çdo gjë, ata kërkojnë të bëjnë një shou edhe mediatik, edhe politik, por edhe emocional. Më vjen keq që emocionet e tyre nuk i kënaqim dot,” deklaroi znj. Kryemadhi.

Para GJKKO-së, Kryemadhi tha se trupa gjyqësore po tregohet e padrejtë me familjen e saj dhe po vërteton idenë e saj se është “e kapur” nga kryeministri Edi Rama.

“Sapo pashë tre musketjerët e drejtësisë së Edi Ramës: Altin Dumanin, Sotir Kllapin dhe Arben Krajën, dhe gjyqtarin Erion Çela. Ishte eksperienca ime e parë në një sallë gjyqi. Pati një mashtrim të drejtpërdrejtë nga prokurori Kraja, që tha se Ilir Meta është marrë në mënyrë normale dhe e ka pranuar aktin, kur ju të gjithë jeni dëshmitarë se Meta u rrëmbye nga një grup banditësh pa asnjë lloj mjeti identifikimi, me kallashnikovë etj.

Kërkuam të njiheshim me provat rreth thashethemeve që ata kanë ngritur. Bujaria e gjyqtarit të drejtësisë së kastruar të Edi Ramës na la vetëm tre orë kohë për të parë dosjen, për të gjitha provat. I kam kërkuar edhe gjyqtarit, edhe prokurorit, për dosjen e shpërndarë në medie, që në fakt kanë shkelur nenin 279 të Kodit të Procedurës Penale për nxjerrjen e sekretit hetimor.

Kjo godina këtu mbrapa nuk është drejtësia e re, por Departamenti i Marrëdhënieve të Publikut dhe Propagandës dhe Mashtrimit i Edi Ramës.

Sot kam kuptuar që vegla njëpërdorimëshe të Edi Ramës dhe të grupit të strukturuar kriminal, që nga incineratori i Tiranës, që nga 5D-ja e famshme, që nga pallatet e ndërtimit me paratë e drogës, që nga koncesionet të cilat vjedhin çdo ditë paratë e qytetarëve shqiptarë, ne sot i pamë me fytyrat e tyre të veshura me togat e zeza. Prandaj nuk ka më asnjë shpresë për një sistem drejtësie të kapur, për një sistem drejtësie të manipuluar, por mbi të gjitha është kriminale,” deklaroi znj. Kryemadhi.

/a.r

Next Post
Kryemadhi, sherr me gazetarin për xhaketën firmato: S’e kam blerë me lekët e tua, por të prindërve të mi

Kryemadhi, sherr me gazetarin për xhaketën firmato: S'e kam blerë me lekët e tua, por të prindërve të mi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
Maliqi turistik, 140 operatorë aplikojnë për “Paketën e maleve”

Maliqi turistik, 140 operatorë aplikojnë për “Paketën e maleve”

February 15, 2026
Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së më 17 shkurt në Prishtinë, transporti urban do të jetë pa pagesë

Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së më 17 shkurt në Prishtinë, transporti urban do të jetë pa pagesë

February 15, 2026
Partizani fiton derbin ndaj Tiranës, të kuqtë “mbretërojnë” në kryeqytet 

Partizani fiton derbin ndaj Tiranës, të kuqtë “mbretërojnë” në kryeqytet 

February 15, 2026
DETAJE/ Humbi jetën në servis teksa riparonte makinën, ja kush ishte 23-vjeçari

DETAJE/ Humbi jetën në servis teksa riparonte makinën, ja kush ishte 23-vjeçari

February 15, 2026
VIDEO/ Batuta e Orban për zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë në takimin me Trump: A mund ta marr me vete në Hungari?

Përplasjet e diplomacisë në Budapest

February 15, 2026
Detaje nga vetëplagosja e 18-vjeçares/ Nga gjurmët e gjakut te provat, ja si u përfshi familja e të dashurit të saj në ngjarje

Detaje nga vetëplagosja e 18-vjeçares/ Nga gjurmët e gjakut te provat, ja si u përfshi familja e të dashurit të saj në ngjarje

February 15, 2026
I ka vënë çelësin zyrave të ‘Euroatlantikëve’? Reagon Basha: Jemi në proces ndryshimi të ambienteve, beteja për PD-në vazhdon

Ku ka “humbur” Lulzim Basha? Fotografia e ministrit rikthehen vëmendjen mbi ish-kreun e PD-së

February 15, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Duhet të jesh i verbër ndaj të keqes tonë

February 15, 2026
Harta e re gjyqësore dhe drejtësia e mohuar

Domosdoshmëria e rikualifikimit të një dispozite

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In