Drejtuesi i një makine ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar brenda një lokali ku kanë mbetur të plagosur tre persona.
Nuk dihen ende shkaqet që e bënë drejtuesin 50-vjeçar të humbte kontrollin e mjetit.
Ngjarja ndodhi në kryeqytet tek “Rruga e Burgut”.
Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 3 persona të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Sipas banorëve tre personat e dëmtuar po pinin kafen e mëngjesit, në momentin që automjeti hyri në lokal.
g.kosovari










