• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD vijon akuzat për Shkodrën: Rama shfrytëzues i grave dhe promovues i trafikantëve

by A R
30/08/2019 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputetja demokrate, Aban Vokshi, e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama një shfrytëzues grash, referuar largimit të drejtorëve në Shkodër, të cilët sipas kreut të qeverisë, do të zëvendësohen me gra e vajza.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Vokshi shkruan se Rama ka zhytur në mjerim gratë shqiptare, duke mos iu dhënë asnjë mundësi punësimi, si dhe iu ka shkaktuar dhimbjen e jetës 290 mijë nënave që nuk ushqejnë dot fëmijët e tyre me bukë.

“Edi Rama, ky shfrytëzues i grave!! Edi Rama nuk la trafikant e përdhunues femrash pa promovuar në parlament, Qeveri e Bashki. Edi Rama hoqi, duke i shantazhuar e kërcënuar edhe me jetë, gratë nga listat e kandidatëve për deputetë dhe futi trafikantët në Parlament. Edi Rama zhyti në mjerim gratë shqiptare duke mos i dhënë asnjë mundësi punësimi. Edi Rama u shkaktoi dhimbjen e jetës 290 mijë nënave që nuk ushqejnë dot fëmijët e tyre me bukë. Edi Rama rihapi plagën e rëndë të emigrimit qindra mijëra grave që sot enden rrugëve të Europës e jetojnë si azilkërkuese në kushtet më të mjerueshme”, shkruan Vokshi.

Sipas saj, “Edi Rama, kurrë nuk foli për dhunën në rrugë, shtëpi, administratë ndaj grave; as për mijëra gratë e dhunuara apo për 100 gratë e vrara nga dhuna në familje në 4 vitet e fundit. Por sot, në ditën e tij më të zezë, mendoi t’i përdorë përsëri gratë, për të manipuluar e mbuluar dështimin, vjedhjen grabitjen, mashtrimin që u bëri tash 6 vjet shqiptarëve. Edi Rama po heq sot disa drejtorë burra që kanë vjedhur, abuzuar e një pjesë duhet të ishin në burg, e thotë se do vendosë gra drejtoresha”.

Vokshi shton më tej se, “Pa i hyrë fare çështjes ligjore, sepse ligji as nuk respektohet e as nuk zbatohet në Qeverinë e Edi Ramës, një gjë është e sigurt: edhe gratë “drejtoresha” nuk do përzgjidhen nga arsimimi, eksperienca, integriteti apo përkushtimi…

Me shumë gjasa, ato do jenë si Elisa e 5 milionë eurove në dogana, do jenë fasada e vjedhjeve dhe grabitjeve të rradhës të Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Pa larguar Edi Ramën, gratë asnjëherë nuk do të jenë të vlerësuara, të respektuara. Pa larguar Edi Ramën, e keqja thjesht mund të fshihet përkohësisht pas fasadës por sërisht do jetë aty dhe më e rëndë se më parë. #RamaIK”.

/a.r

Next Post
Thaçi: S’do lejojmë që gjenocidi serb në Kosovë të harrohet dhe të kalojë i pandëshkuar

Thaçi: S'do lejojmë që gjenocidi serb në Kosovë të harrohet dhe të kalojë i pandëshkuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Liria ka një emër”, mbahet sot në Tiranë protesta për ish-krerët e UÇK-së! Kush do të marrë pjesë e çfarë pritet të ndodhë?

“Vendimin do ta dërgojmë në apel”, flet mbrojtja e ish-krerëve të UÇK: Ditë e keqe për drejtësinë!

September 16, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 17 Shtator 2026

September 16, 2026
Zgjedhjet në Kosovë, Begaj: Urime Albin Kurti! Shqipëria do vazhdojë t’ju mbështesë në çdo hap

Dënimi i komandantëve, Bajram Begaj: Trishtim i thellë, askush nuk e njollos UÇK-në

September 16, 2026
FOTOLAJM / Ish-krerët e UÇK-së u dënuan, qytetarët shpërthejnë në lot në Prishtinë

FOTOLAJM / Ish-krerët e UÇK-së u dënuan, qytetarët shpërthejnë në lot në Prishtinë

September 16, 2026
Skënder Minxhozi: PD nuk mund të mbajë dy standarde për qëndrimet e DASH

Duhet të kishim dhe ne shqiptarët qelitë tona në Hagë

September 16, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, Haradinaj: Nuk kemi atdhe tjetër, do t’i mundim armiqtë e bashkuar

Dënimi i krerëve të UÇK, Haradinaj: Nuk kemi atdhe tjetër, do t’i mundim armiqtë e bashkuar

September 16, 2026
Sytë nga Haga, nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë

I dënoi me 81 vite burg në total, Specialja lëshon komunikatë për vendimin skandaloz ndaj ish-krerëve të UÇK

September 16, 2026
Reagon ministri i Jashtëm i Kosovës: E pabesueshme që një gjykatë, e cila flet në emër të Kosovës, të marrë këtë veprim

Reagon ministri i Jashtëm i Kosovës: E pabesueshme që një gjykatë, e cila flet në emër të Kosovës, të marrë këtë veprim

September 16, 2026
Shiste kokainë dhe kanabis në lokalin ku punonte si kamerier, arrestohet 18-vjeçari në Elbasan

Shiste kokainë dhe kanabis në lokalin ku punonte si kamerier, arrestohet 18-vjeçari në Elbasan

September 16, 2026
Balla: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec është në tokë private, projekti respekton 100% natyrën

“Të mbrojmë identitetin si komb”- Balla pas vendimit të Gjykatës së Hagës: Kjo nuk është drejtësi, historia e UÇK-së nuk zhbëhet!

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com