• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Po përgatisnin sulm ndaj Melonit/ Çmontohet banda neonaziste në Itali, përfundojnë në pranga 12 persona, 13 të tjerë…

by S T
04/12/2024 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Antiterrori në Itali ka shpërbërë një rrjet neo-nazist të quajtur “Ujku”, të cilët kishin planifikuar edhe sulme ndaj kryeministres Giorgia Meloni.

Baza e rrjetit ishte në Bolonja, por arrestime janë kryer thuajse në të gjithë Italinë. Deri më tani 12 persona kanë përfunduar në pranga, pasi konsiderohen se i përkasin grupit supremacist dhe neo-nazist të quajtur “Werwolf Division”. Ata akuzohen për veprime me qëllime terroriste, propagandë dhe nxitje të krimit për arsye racore, diskriminim etnik dhe fetar, por edhe posedim të armëve të zjarrit.

Në kuadër të operacionit që koordinohet nga Drejtoria Kombëtare e Antimafias dhe Antiterrorizmit, janë duke u kryer edhe 13 kontrolle të tjera në disa shtëpi, shkruan A2. Janë gjithsej 25 të dyshuar, të moshës nga 19 deri në 76 vjeç dhe disa prej të cilëve tashmë i janë nënshtruar kontrolleve.

Çmontohet grupi neo-nazist “Ujku” në Itali, po

Grupi përkufizohet nga hetuesit, në një shënim, si një “qelizë e vërtetë e organizuar, tashmë në fazën operacionale dhe e aftë për të kryer sulme edhe me teknikat e përdorura nga të ashtuquajturit “ujqër të vetmuar”. Hetimet kanë treguar se celula neonaziste kishte përgatitur “sulmeve të rënda” ndaj Melonit dhe të një ekonomisti nga Forumi Ekonomik Botëror.

Nga sa kuptojmë, të dyshuarit kanë folur për këtë në disa biseda të përgjuara. Gjithashtu, akuzohen për veprimtari propagandistike, prozelitizëm dhe përgatitje të veprimeve të dhunshme, si spastrimi i tradhtarëve të lëvizjes.

Grupi neo-nazist dhe supremacist zhvillonte aktivitetin e propagandës dhe rekrutimit të burrave dhe grave të reja gati për revolucion përmes grupeve në Telegram të quajtura «Werwolf Division Discussions» dhe «New Dawn Movement» (kjo e fundit edhe më e kufizuar dhe e lindur në një moment të dytë me synimin për të fshehur projektet më të dhunshme dhe gjithashtu i dobishëm për formimin e ‘luftëtarëve’).

Çmontohet grupi neo-nazist “Ujku” në Itali, po

Është provuar se ata zhvillonin takime live ashtu edhe shpërndanin fletëpalosje të realizuara në zonën e Bolonjës.

Hetimi nisi në nga fletushka që autoritetet i gjetën në vitin 2022 të shpërndara në të gjithë territorin Emilian, të përcaktuar nga militantët si “eksploziv”, që përshkruanin imazhin e një njeriu me të ashtuquajturën “maskë kafke” dhe të armatosur me simbolin nazist të diellit të zi dhe citimin e ekstremistit të djathtë francez Dominique Venner: “Asgjë nuk do të arrihet derisa farat e regjimit liberal të çrrënjoset deri në rrënjë”.

Çmontohet grupi neo-nazist “Ujku” në Itali, po

Organizata “Ujku” ishte një organizatë rezistence e themeluar dhe drejtuar nga Schutzstaffel gjatë muajve të fundit të Luftës së Dytë Botërore, për të kryer akte sabotazhi dhe luftë guerile kundër aleatëve.

Organizimi i këtyre njësive iu besua Komandantit të Përgjithshëm të SS Himmler, i cili e vendosi atë nën komandën e SS-Obergruppenführer, Adolf Prutzmann dhe SS-Brigadeführer, Karl Pfaumer.

Next Post
Përcillet në banesën e fundit Arben Tafaji, miqtë dhe familjarët kryejnë homazhet

Përcillet në banesën e fundit Arben Tafaji, miqtë dhe familjarët kryejnë homazhet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi një komb që i ka dhënë historisë botërore”, deputeti i PS: Nuk dimë të vlerësojmë gjërat tona

“Vuçiç është shumë i kënaqur”, Bido për dënimet e Speciales: Vendim absurd, ka pasoja politike për Kosovën!

September 16, 2026
Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

September 16, 2026
Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

September 16, 2026
Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

September 16, 2026
“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

September 16, 2026
Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

September 16, 2026
“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

September 16, 2026
Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

September 16, 2026
FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

September 16, 2026
Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com