• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po. Një teatër të ri dhe lulishte, po jo kulla

by Ben Andoni
11/06/2018 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Me shumë gjasa, qeveria Rama është duke shkuar në një moment përballje morale të madhe me publikun shqiptar. Në orët e fundit, qeveria ka propozuar një projekt-ligj për t’i dhënë pa garë truallin një kompanie, ku gjendet Teatri Kombëtar dhe aksesorët e tij.

Është e vërtetë se protesta e artistëve, për këtë qëllim, ka pasur baticat dhe zbaticat e veta dhe mund të ketë shumë paragjykime për mënyrën sesi është realizuar. Veçse, nuk duhet harruar se ajo ka mbajtur lart një frymë sociale, që kishte kohë, e pavërejtur mes publikut. Problemi i vetëm mbetet përfshirja e politikës dhe mënyra sesi po mundohet të përfitojë në këtë drejtim në të gjitha format e mundshme.

Projektligji me një emër shumë të gjatë “Për Përcaktimin e Procedurës së Veçantë për Negocim dhe Lidhjen e Kontratës” me Objekt “Projektimin dhe Realizimin e Projektit Urban dhe Goditës së re të Teatrit Kombëtar” po e merr këtë truall pa bërë transparent koston dhe realisht përfitimin e publikut nga ndërtesa. Nga komuniteti i artistëve pesimizmi shkon në ekstrem: Aty nuk do bëhet fare teatër!

Nga të gjitha skenarët, më e çmendura, do ishte pikërisht mosbërja e godinës së tij. Justifikimi: “Turbina” është gati dhe ende e paprovuar. Keqardhja tjetër më e madhe është se për teatrin sot e kësaj dite nuk ka një projekt. Madje, ai i huaji, i cili u prezantua nga Rama (qëndroi vetëm pak në sallë), doli se nuk ishte autentik, kurse nga dikasteri i Kulturës, në të njëjtën kohë, kumtohej se realisht nuk kishte projekt!!! Vetë komuniteti i tërë i artistëve (u seleksionua) nuk u la të përballej me arkitektin dhe strukturat e tij.

Ajo që u vërtetua pak më vonë për ndërtimin pranë të kullave, vërtetoi se projekti kinse i teatrit po bëhej të mbulohej xhungla e ndërtimeve. Paradoksi nuk mbaron këtu: Për fat të keq është prekur dhe statusi i të ashtuquajturës zonë historike të kryeqytetit, që tregon sesa të pamëshirshëm dhe kinse jemi me trashëgiminë tonë modeste.

…

Dhe, nuk mbaron këtu. Është i mirënjohur fakti se duhet të ketë një garë reale në mes të subjekteve, kur flitet për “partneritetit publik privat”, por qeveria po e realizon këtë operacion me një projektligj të jashtëzakonshëm dhe po ia jep një kompanie pa ndihur një konkurrencë reale, një mënyrë e cila do t’i hedhë dhe më shumë zjarr situatës jo të mirë në vend.

Ndoshta për herë të parë do të duket realisht sesa vlen realisht ajo që deputetët e dy krahëve pretendojnë për moral dhe dashuri për artin, kur të ngrenë atë kartonin e tyre në votimin e këtij projekt-ligji.

Nga ana tjetër, për qeverinë socialiste ka ardhur ora e të vërtetës të tregojë realisht parametrat e saj socialë dhe lidhjen e vërtetë me artin, të paktën atë që kumtoi gjatë qeverisjes Berisha. Një teatër i ri do të ishte i mirëpritur dhe me të gjithë atributet e tij, porse hapësira masive e saj mund të përdorej dhe mund të ishte shumë mirë një lulishte, një të vetme në qendër që tashmë na mungon krejtësisht.

Ndoshta në këto ditë ende nuk po ka një qasje politiko-kulturore-ekonomike-sociale, por me këtë hap të ri të tepruar, qeveria socialiste duhet të mendoj mirë pasojat, pasi ato mund ta kalojnë edhe parashikimet më optimiste të saj. Bjerrja morale para elektoratit të saj do ketë kosto të pallogaritshme. (Javanews)

 

Next Post
Edhe në KE u diskutua për Penkan, lopa i shpëton therjes…

Edhe në KE u diskutua për Penkan, lopa i shpëton therjes...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raundi i ri negociatash në Uashington: OKB dhe SHBA diskutojnë autonominë e Saharasë

Raundi i ri negociatash në Uashington: OKB dhe SHBA diskutojnë autonominë e Saharasë

February 26, 2026
Sezoni i virozave sapo ka nisur, mbushen qendrat shëndetësore me fëmijë

Bie kurba e gripit/ ISHP: Piku ishte në janar, humbi jetën një i sëmurë kronik

February 26, 2026
AKU ulet në tryezë me prodhuesit dhe importuesit për cilësinë e bukës dhe miellit, Gjylameti: Siguria ushqimore mbetet prioritet

AKU ulet në tryezë me prodhuesit dhe importuesit për cilësinë e bukës dhe miellit, Gjylameti: Siguria ushqimore mbetet prioritet

February 26, 2026
“Jam e tmerruar nga ato që kam mësuar për ta”/ Dëshmia e Hillary Clinton për dosjen ‘Epstein’ para Kongresit Amerikan: Të pyetet edhe Trump

“Jam e tmerruar nga ato që kam mësuar për ta”/ Dëshmia e Hillary Clinton për dosjen ‘Epstein’ para Kongresit Amerikan: Të pyetet edhe Trump

February 26, 2026
Ndodh për herë të parë, Melania Trump do drejtojë një seancë në Kombet e Bashkuara

Ndodh për herë të parë, Melania Trump do drejtojë një seancë në Kombet e Bashkuara

February 26, 2026
Zbulohet dëshmia e Kryemadhit brenda SPAK: Kur unë dashuroja Ilir Metën dhe protestoja për Fatos Nanon, ju pretendoni…

Zbulohet dëshmia e Kryemadhit brenda SPAK: Kur unë dashuroja Ilir Metën dhe protestoja për Fatos Nanon, ju pretendoni…

February 26, 2026
Kishte fshehur kokainë te matësi i energjisë, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

Kishte fshehur kokainë te matësi i energjisë, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

February 26, 2026
“Berisha po konsumon kohën e tjetrit”, Dashamir Shehi: Ka djegur dhjetëra gjenerata brenda PD-së

“Berisha po konsumon kohën e tjetrit”, Dashamir Shehi: Ka djegur dhjetëra gjenerata brenda PD-së

February 26, 2026
Kreu i Forumit Ekonomik Botëror të Davos-it jep dorëheqjen pas lidhjeve me Epstein

Kreu i Forumit Ekonomik Botëror të Davos-it jep dorëheqjen pas lidhjeve me Epstein

February 26, 2026
Hartues i Kushtetutës, zbulohet emri i kandidatit të parë për president të Kosovës

Hartues i Kushtetutës, zbulohet emri i kandidatit të parë për president të Kosovës

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In