• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Po na plas shpirti për pak kafe”/ Rama nxjerr VIDEO: Vërtetë të çuditshëm ne shqiptarët

by Java News
20/03/2020 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Mirëmëngjes! E vërtetë, jemi të çuditshëm ne shqiptarët… Ju dua”. Me këto fjalë Kryeministri Edi Rama nxjerr një video dedikuar situatës që po kalon vendi prej koronavirusit.

Në të thuhet se tani që vendi është qetësi, pa smog, na zien gjaku për t’ia kalëruar në këmbë rrugët, plazhet, malet, na mungon puna dhe po na plas shpirti për pak kafe dhe muhabet.

“Këtij virusi me emrin prej birre më shumë se frikën i kemi inatin pse na ndau me Shqipërinë dhe me shoqërinë. Tani nuk duam të ikim nga Shqipëria, duam vetëm të rikthehemi në rrugët e saj”, thuhet në video.

Përshkrimi i plotë i videos

Jemi njerëz të çuditshëm ne shqiptarët. Kemi një vend të vogël përrallor, por e duam vetëm kur na e shajnë të tjerët, dhe e shajmë më shumë se askush tjetër.

Themi nuk jetohet këtu dhe vetëm ikim, por kur ikim e kemi mendjen vetëm këtu. Në punë pimë kafe, dhe në kafe flasim për punë. Në shtëpi mblidhemi vetëm për të dalë përsëri dhe për t’u ankuar për këtë dreq vendi.

Po tani?

Tani që shtëpia është plot? Mbetëm me kokë në dritare. Tani që vendi është qetësi, pa smog, na zien gjaku për t’ia kalëruar në këmbë rrugët, plazhet, malet, na mungon puna dhe po na plas shpirti për pak kafe dhe muhabet.

Këtij virusi me emrin prej birre më shumë se frikën i kemi inatin pse na ndau me Shqipërinë dhe me shoqërinë. Tani nuk duam të ikim nga Shqipëria, duam vetëm të rikthehemi në rrugët e saj.

Njerëz të çuditshëm ne shqiptarët, gjithnjë kemi atë që s’duam dhe duam gjithnjë atë që e kemi. Dhe megjithëse e kemi kaq të bukur Shqipërinë, u desh një virus që të ribiem në dashuri me këtë dreq vendi…

g.kosovari

Next Post
Erdhi nga Gjermania/ Flet pacienti me koronavirus: Në aeroport s’na kontrolluan, mbeta nëpër doktorë

Erdhi nga Gjermania/ Flet pacienti me koronavirus: Në aeroport s’na kontrolluan, mbeta nëpër doktorë

Comments 1

  1. Mirela Kerenxhi says:
    7 years ago

    Kryeministri i vendit ku une jetoj porositi:Ngrini telefonin dhe falenderoni te gjithe ata qe kontribojne sot pa u lodhur.Per ju,Faleminderit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SpaceX lidh marrëveshje financiare prej 40 miliardë dollarësh për blerjen e çipave të inteligjencës artificiale

SpaceX lidh marrëveshje financiare prej 40 miliardë dollarësh për blerjen e çipave të inteligjencës artificiale

October 26, 2026
VIDEO: “Merrni shembull nga Parisi!”/ Një ‘mesazh’ për policinë dhe ‘dhunën’ në protestat e Tiranës

VIDEO: “Merrni shembull nga Parisi!”/ Një ‘mesazh’ për policinë dhe ‘dhunën’ në protestat e Tiranës

October 26, 2026
Të huaj të përfshirë në protestat në Tiranë, Nura ngre alarmin: Ka një skenar të organizuar, të zbulohet kush qëndron pas tyre

Të huaj të përfshirë në protestat në Tiranë, Nura ngre alarmin: Ka një skenar të organizuar, të zbulohet kush qëndron pas tyre

October 26, 2026
Studentët rrëzojnë Vuçiçin, por jo qëndrimin ndaj Kosovës: “Është pjesë e Serbisë, këtë nuk e ndryshojmë!”

Studentët rrëzojnë Vuçiçin, por jo qëndrimin ndaj Kosovës: “Është pjesë e Serbisë, këtë nuk e ndryshojmë!”

October 26, 2026
Aksident tragjik në Berat, humb jetën drejtuesi i motorit

Aksident në Lezhë, 16-vjeçari humb kontrollin e ciklomotorit dhe dërgohet te Trauma

October 26, 2026
Chris Brown dënohet me 8 muaj burg me kusht, sulmoi producentin muzikor në një klub të Londrës

Chris Brown dënohet me 8 muaj burg me kusht, sulmoi producentin muzikor në një klub të Londrës

October 26, 2026
Mediat amerikane: Trump favorizon Orbán për postin më të lartë në OKB

Mediat amerikane: Trump favorizon Orbán për postin më të lartë në OKB

October 26, 2026
Zelensky: Ukraina priti gati një muaj miratimin e SHBA-së për raketat Patriot dhe NASAMS

Zelensky: Ukraina priti gati një muaj miratimin e SHBA-së për raketat Patriot dhe NASAMS

October 26, 2026
Luksi në turizmin tonë duhet të jetë si “bukë, kripë e zemër” për të gjithë…

Çfarë kemi brenda, shohim jashtë? Dhe një histori nga Lindja e Largët…

October 26, 2026
Protestat prekin turizmin, bien prenotimet! Operatorët: Të huajt po shmangin zonat e tensionit

Protestat prekin turizmin, bien prenotimet! Operatorët: Të huajt po shmangin zonat e tensionit

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In