• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Po na përzënë nga toka jonë, fali zot se s’dinë ç’bëjnë’: Fermerët e Myzeqesë dje na dhanë një leksion qytetarie

by Çapajev Gjokutaj
26/11/2021 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Çapajev Gjokutaj

Më ngjalli ndjesi të mirë protesta e djeshme e fermerëve para Parlamentit. Jemi mësuar që shumica e protestave të tilla të jenë për politikë a më troç për interesa partish politike. Fermerët e Myzeqesë dje kërkonin të drejtat e tyre.

Të bënte përshtypje se një pjesë e mirë e kërkesave kishin të bënin me mënyrën e pagesës së subvencioneve dhe mbrojtjen nga batakçillëqet e tregëtarëve. Atje ku prodhohet, ku shitet dhe eksportohet, ku lëviz malli e paraja,  gëlojnë dhe krimbat e korrupsionit. Puno o fatkeq e ha o barkdreq, thotë ai proverbi i lashtë dhe fatkeqsisht përherë aktual.

Dje para Parlamentit, fermerët, këta banorë zonash rurale u jepnin metropolitanëve një leksion qytetarie.

M’u kujtua një fermer i moshuar në Mallakastër vite të shkuara. Ikën rinia, thoshte. Lenë arat e tyre djerrë dhe venë e bëjnë argatin në ullishtat e grekut. Janë ftohur me tokën. Kur ftohet burri me gruan, prishet shtëpia. Kur ftohet njeriu me tokën, roit vendi e gjithë shoqëria. Po vazhdoi kështu, zi e me zi do bëhet.

Pastaj më erdhi në mend qarja e përjetshme: vend i vogël, male e bokërrima me thes e tokë arë me trastë. Sot këtë trastën që na lanë të parët, po e zvogëlojmë edhe më e rrezik ta bëjmë qese.

Janë bërë ndryshime esenciale në pronësinë mbi tokën gjatë tranzicionit. Po nuk kujtoj të jenë prirë nga ndonjë diskutim a debat serioz e mbarëpopullor. Gjithçka shpejt e shpejt e mendjelehtësisht.

Kanë kaluar me dhjetra ligje për bujqësinë në parlament. Por nuk mbaj mend një seancë plenare që të jetë diskutuar gjatë e gjerë.

Shumicën e herëve deputetët e kanë harxhuar kohën duke u sharë me libër shtëpie dhe pastaj, në fund, kanë votuar ligjin,  shpejt e shpejt e shkel e shko. Dhe si rregull kapakun e venë mediat, plot lajme e tituj për sharjet e batutat dhe thuajse heshtje për ligjin dhe pasojat.

Vras mendjen të kujtoj ndonjë analizë të thelluar ekspertësh a ndonjë debat televiziv për politikat bujqësore. Dhe ka shumë për të diskutuar. Nga fragmentarizimi ekstrem i tokës, si pasojë e privatizimit të nxituar, e deri tek mungesa e infrastrukturës bashkëkohore për thithjen dhe hedhjen në treg të prodhimit bujqësor.

Po kush të diskutojë e të kërkojë zgjidhje? Studiot televizive shohin rehatin e kollajllëkun e tyre dhe njerëzit e punës e të prodhimit as i pyet e as i dëgjon kush. Eshtë kohë e gjithologëve.

Gjithsesi kapso debatet e gjasme analizat s’na mungojnë. Muajt e fundit psh në emisionet prime time është diskutuar e diskutohet thuajse vetëm halli i PD-së. Po të mos e njihje vendin dhe njerëzit, por të niseshe vetëm nga emisione të tilla, do thoshje se gjithë njerezia është ndarë në dy grupe, dumbabistë e dumbashistë dhe janë gati t’i hanë të bardhën e syrit njeri tjetrit, jo për hallet që kanë dhe s’i kanë të pakta.

Tifozllëk në të thatë, si ai mulliri që bluan pa drithë ndaj gërryen mokrën e vet. Dhe toka arë, lumenjtë e pyjet sa vijnë e pakësohen. ‘Po na përzënë nga toka jonë, fali zot se s’dinë ç’bëjnë’ ironizonet një slogan i protestës së djeshme. Dhe të kujtohej i lashti që tha:  Perëndia në fillim të merr mendjen, pastaj mallin e gjenë.

Next Post
Kriza reale e zgjedhjeve të 2021

Berisha, përsëri patericë e Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Durrës/ Kapet 21-vjeçari me 297 doza heroinë dhe kokainë, arrestohet në flagrancë

Durrës/ Kapet 21-vjeçari me 297 doza heroinë dhe kokainë, arrestohet në flagrancë

September 15, 2026
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s përcakton stadiumet e finaleve, ndryshime edhe në Ligën e Kombeve

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s përcakton stadiumet e finaleve, ndryshime edhe në Ligën e Kombeve

September 15, 2026
Prishtina në ankth/ Specialja njoftim zyrtar për gjyqin e komandantëve të UÇK-së

Prishtina në ankth/ Specialja njoftim zyrtar për gjyqin e komandantëve të UÇK-së

September 15, 2026
Rritja e frikshme e AfD-së/ Pse demokracia gjermane s’mund të mbrohet më nga ekstremizmi?

Rritja e frikshme e AfD-së/ Pse demokracia gjermane s’mund të mbrohet më nga ekstremizmi?

September 15, 2026
Pse Evropa është e shqetësuar nga fabrika e robotëve kinezë në Serbi? -

Pse Evropa është e shqetësuar nga fabrika e robotëve kinezë në Serbi? –

September 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 16 Shtator 2026

September 15, 2026
“Do të vrasim”/ Kërcënohet presidenti i Lacios. Manovrat e rrezikshme të biznesmenit dhe grupit lobues

“Do të vrasim”/ Kërcënohet presidenti i Lacios. Manovrat e rrezikshme të biznesmenit dhe grupit lobues

September 15, 2026
Shqipëria hyn në 15 itineraret e rrugëve më të bukura për biçikleta në botë

Shqipëria hyn në 15 itineraret e rrugëve më të bukura për biçikleta në botë

September 15, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Kur shahet Zeqineja në Tiranë, por të çan prifti në Korçë

September 15, 2026
Ndahet nga jeta ish-deputetja e Kosovës, Flora Brovina

Ndahet nga jeta ish-deputetja e Kosovës, Flora Brovina

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com