Nga Edvin Kulluri
Largimi I Bledi Cucit aq sa përbën lajm, aq edhe nuk bën. Ministrat e Brendshëm në Shqipëri rezistojnë në atë karrige që s’I duhet uruar askujt, aq sa trashet zullumi për faj të tyre ose jo. Një vend me krim të organizuar të rritur dukshëm në dekadën e fundit, ca për shak të shtrirjes nga amerika latine në evropë, e ca për mosgoditjen reale në 32 viteve por vetëm me fushata, do hajë koka ministrash pafundësisht. Natyrisht jo të gjithë kanë përgjegjësi të njëjta në këtë tollovi tranzicioni që nuk po mbaron. Disa syresh kanë qënë ministra që u përpoqën të bëjnë luftën e tyre, disa bënë detyrën dhe kaq, ndërsa të tjerë kanë patur probleme të rënda me lidhjet me krimin. Një gjë është e sigurtë: Cuci voziti mes të parës dhe të dytës, duke peshuar më shumë nga e dyta. Por nuk u përfol asnjëherë për përfshirje në trafiqe e marrëdhënie me grupe kriminale. E në ditët e sotme mund të konsiderohet heroizëm. Po pse të bësh detyrën mund të quhet heroizëm? Sepse po të shohësh c’ka ndodhur në atë godinë në vitet 2013-2017 apo dhe ca vite më parë nën qeverisjen e PD por me intensitet më të ulët, nuk bën dot dallimin se kush është krimi e kush politika.
Por si gjithnjë, peshku nuk qelbet nga bishti por nga koka. Krimi përvec kaosit të 1992 dhe 1997, ka marrë vrull nga partneriteti me politkën ose politikanë të vecantë. Dhe këmbanën e alarmit të pragmatizmit të Ramës për të ardhur në pushtet me cdo cmim e kemi degjuar prej kohësh e cmimin paguar shtrenjtë. Aq shumë u teprua me aleancën e mazhorancës me personazhe të errëta deri në hyrjen e këtyre të fundit në parlament, saqë disa politikanëve karriere të së djathtës dhe të majtës u vinte turp të ishin deputet në mandatin e parë qeverisës të Rilindjes. Kjo panoramë të shtyn të mendosh se cili është problemi. Ministrat e Brendshëm, apo mazhoranca vetë e Kryeministri?! Në këtë histori Cuci është më I pafajshmi. Edhe për një arsye tjetër. Është thuajse I pari Ministër I Brendshëm që nuk u soll me opozitën dhe popullin opozitar, ashtu sic janë të vetëthërmuar, arrogant apo skifter partiak, përkundrazi. Dhe kjo është “arritje” jo e vogël. Pra me pak fjalë, në këtë kohë të cmëndur dje u shkarkua një ministër I brendshëm normal.
Por historia vazhdon. Dhe Ministria e Brëndshme do vijojë punën. Ashtu sic si Kryeministër edhe Ramës I duhet të bëjë disa kalkulime njëkohësisht. Së pari të zgjedhe një profil politik me integritet në lartësinë e detyrës, sidomos nëse flasim për Ministrinë më të rëndësishme që përfshin qeverisjen vendore, emergjencat e pronat shtetërore. Së dyti, të llogarisë ekuilibrat e brendshëm të mazhorancës që drejton, duke nuhatur humoret brenda PS dhe partisë aletaëte, PSD. Dhe duke nisur nga fundi, kryetari I PSD Elbasan ishte I pari që reagoi ashpër për kandidaturën e Ballës. Duke ditur që PSD nuk shkelqen në dedikimin ndaj doktriës social-demokrate të solidaritetit social, Rama duhet të ndalë dhe të mendohet më gjatë për Taulantin. Dhe kjo ka lidhje dhe me integritetin e tij, pra arsyen e parë. I përmendur nga një eksponent I njohur I krimit ne sallë të gjyqit, apo dhe më keq akoma pikërisht nga një ish oficer policie në Komisariatin e Policisë Krujë, Balla duket se është njeriu I fundit që Rama duhet të conte për dekretim.
Por ka dhe një aspekt tjetër që vlen të theksohet. Sic flitet në korridoret e PS prej mëse një dekade, Taulant Balla “vdiste të bëhej pak magazinier” si Jovan Bregu I Pallati 1976! Dhe sa më shumë Balla e kërkonte Ministrinë e Brendshme, Rama aq më pak e emëronte. Shpiku dhe Sandër Lleshajn ministër Rama, vetëm e vetëm mos të conte Ballën në atë detyrë. Atëherë cfarë ka ndodhur që Kryeministri ndryshoi mëndje? Ose po përgatitet për zgjedhje të parakohshme dhe I duhet një partiak I devotshëm dhe besnik I tij, ose ndjen era rivalitet nga Veliaj dhe i duhet po ashtu një bensik kundërshtar I kryetarit të bashkisë Tiranë. Fiks si Berisha që emëroi Flamur Nokën për të patur vitin e fundit të qeverisjes një Ministër të Brendshëm që do I bindej vetëm atij e jo Bashës apo Olldashit që po mprihnin shpatat për të trashëguar PD!
Ngado ta rrotullosh historinë e krizës së papritur që nisi në Fushë-Krujë e mbaroi në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, një gjë është e sigurtë. Taulant Ballën Kryeministri duhet ta linte të qetë në ëndrrën e tij që nuk do realizohej kurrë për tu ulur në karrigen e Cucit. Përndryshe Rama për të hequr vetullat, do nxjerrë sytë! Jo vetëm të vetat, por edhe të shqiptarëve!