• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po mbyllet cikli i Sllobos, kjo po ndodh!

by Frrok Çupi
07/01/2022 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Plot zëra janë dëgjuar në Tiranë para se mbi presidentin e ‘Republika Srpska’, Milorad Dodik, të aplikoheshin sanksione nga Shtetet e Bashkuara. Madje kishin bërë edhe krahasimin me Berishën. Krahasimi ishte ky: ‘Dodik është akoma president edhe pse Amerika nuk e do!’, thanë  simpatizantët.

Prapë po lëshohen paralele: “E ç’e pastaj pse Amerika nuk do të   njohë kurrë një parti me Berishën!?”.

Në datë 8 janar, Berisha merr zyrat e PD dhe hedh në Lanë Bashën’.

Pastaj erdhën lajmet më të fundit:

Zëvendës-ambasadori Smith vizitoi selinë e PD dhe foli me Bashën kokë më kokë, duke i dhënë  mbështetjen e shtetit amerikan.

Pas këtij, lajmi tjetër:

-Komanda operacionale e forcave speciale amerikane ngre shtabin e saj pararojë  në Shqipëri.

Thuajse në të njëjtën kohë me lajmin e fundit, Departamenti i Shtetit bllokon një televizion në shërbim të Dodik në Bosnjë dhe formulon akuzën për Dodik; Është e njëjta akuzë si për Berishën: “Minimi i demokracisë, korrupsion, kërcënime ndaj stabilitetit”.

Ka edhe një  ngjashmëri tjetër: Si Dodik, edhe Berisha deklarojnë   se do të   jenë në luftë dhëmbë për dhëmbë me Amerikën.

Lajmin mbi Dodik-un e Bosnjë  – Hercegovinës e shpërndau, e para, Ambasada Amerikanë në Tiranë(!), jo e Sarajevë  s. Edhe mbështetjen e parë diplomatike e dha Ministria e Jashtme në Tiranë(!).

Përafrime gati biblike.

… E shikoni si endet rrjeta e pëlhurtë në për gërxhet ballkanike ku ende ka gjurmë krimi dhe korrupsioni? Po ndodh ajo që pritej prej dekadash, qëkurse presidenti i Serbisë, Sllobo Millosheviç, u arrestua në Beograd dhe u transferua në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.  Prapë po ata zëra që  thanë ‘pse Dodik e jo Berisha?’, tani  mund të   pyesin përsëri: ‘Pse Shqipëria reagon e para për ndëshkimin e atij në   Bosnjë- Hercegovinë?’.

E gjitha është një skenë unike: Këtu në Ballkan u kryen krime kundër njerëzimit, kundër individit, kundër pronës dhe sigurisë  …, por po këtu po vazhdojnë  të lahen. Para ujërave që lajnë krimet, nuk ka peshë koha kur kryhet procesi. Radovan Karaxhiç, paraardhës në   presidencë i Dodik, i kreu krimet kundër popullsisë myslimane në   vitet 1994- 95; por Drejtësia e shpalli fajtor pas 21 vjet, në vitin 2016. Edhe gjenerali Ratko Mlladiç, po ashtu, nga 1995, u dënua nga Drejtësia në vitin 2017.

Secili prej secilit, plus bashkëpunëtorë që vijnë pas tyre, i bëjnë   ‘nder’ Sllobodan Milloshevicit: Këta janë pjesë e ciklit të tij në   Ballkan. Kjo që po ndodh shënon pikërisht mbylljen e ‘ciklit’. Në   atë   kohë udhë  heqë  si i Shqipërisë   bashkë  punonte me Slloboin me trafik armësh e nafte. Edhe Dodik bashkë  punon me idenë e Sllobos për të trazuar Ballkanin përmes nacionalizmave serbe.

Koha është  në mes, vetëm koha.

Vetë Sllobo ishte në krye të shtetit kur i kreu krimet, por u arrestua dy vjet pasi la pushtetin. Ishte fundi i marsit 2001 kur ‘ish-presidenti jugosllav, Millosheviq, u arrestua’, njoftoi media botërore. Radio B92 e Beogradit raportoi e para arrestimin.

‘Qindra qytetarë të Beogradit besnikë ndaj presidentit të rrëzuar Slobodan Millosheviq nxituan në një përpjekje për ta mbrojtur atë’ njoftoi B92.

‘Duke brohoritur “Sllobo, Sllobo!”, deri në 300 njerëz u mblodhën rreth kompleksit të rrethuar me mure që strehon rezidencën e Millosheviçit’.

Arrestimi nuk ishte i thjeshtë:

“Tensioni u rrit pasi pesë xhipa pa shenja që mbanin burra të veshur me xhaketa ulliri dhe kapele të zeza skish, u panë të premten vonë jashtë vilës së ish-presidentit…’ thotë   kronika e asaj dite.

“Gjashtë automjete me polici speciale dhe një ambulancë janë përballë rrugës Uzicka me qëllim të arrestimit të Sllobodan Millosheviçit,” tha Ivkoviç që ka vendin e një   deputeti të vdekur për  liderin…

Më 27 maj 1999, prokurorja Louise Arbor njoftoi se urdhrat e arrestit

“ICTY nuk ka një forcë të armatosur që të   kryejë   një urdhër arresti. Me Millosheviçin që kontrollon levat e pushtetit, kush do të ishte në gjendje të ekzekutonte urdhër-arrestet dhe të transferonte të akuzuarit në Hagë?”.

Edhe Sllobo u arrestua dy vjet pasi ishte larguar nga Presidenca e shtetit. Të gjitha linjat dhe paralelet na çojnë rreth të njëjtës ‘unazë’   të dhunuesve në Ballkan. Nesër do të mbahet në Tiranë një   ‘protestë’ që në fakt është një sulm i ushtrisë së Berishës për të kërcënuar stabilitetin dhe Drejtësinë në vend. Edhe në   Tiranë  , nesër do të ketë 200 a 300 njerëz duke thërritur ‘Sali, Sali!’.

Mirëpo ka një zhvillim krahasuar me vitin 2001:

Komanda operacionale e forcave speciale amerikane ngre shtabin e saj pararojë në Shqipëri. Në Beograd atëherë kur morën Sllobon, nuk kishte të tillë, Sllobo kontrollonte levat e shtetit.

 

Next Post
Përplasjet në PD, Mustafaj paralajmëron zhvillime të reja: Berisha është strateg, hera e parë që e dëgjoj të kërkojë ndjesë

Mustafaj, thirrje Berishës: Basha po të fut në kurth, mos ushtro dhunë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bullgaria hyn në Eurozonë: Pse ka kaq rëndësi për vendin?

Bullgaria hyn në Eurozonë: Pse ka kaq rëndësi për vendin?

December 27, 2025
Proda dekoron inspektorin e policisë/ I shpëtoi jetën qytetarit pas shpërthimit të bombës molotov në protestën e opozitës

Proda dekoron inspektorin e policisë/ I shpëtoi jetën qytetarit pas shpërthimit të bombës molotov në protestën e opozitës

December 27, 2025
“Kokainë, ar dhe mish: si Amazona kolumbiane u shndërrua në një biznes fitimprurës për rrjetet kriminale”

“Kokainë, ar dhe mish: si Amazona kolumbiane u shndërrua në një biznes fitimprurës për rrjetet kriminale”

December 27, 2025
Liderët evropianë dhe Von der Leyen sot në një telefonatë me Zelenskyn dhe Trumpin

Liderët evropianë dhe Von der Leyen sot në një telefonatë me Zelenskyn dhe Trumpin

December 27, 2025
Ylli Manjani: Ore demokratë, po Berishën pse nuk e shani me libër shtëpie tani që mbrojti armikun?

Rezoluta kopile që do rrëzojë Ramën në mars…

December 27, 2025
Media britanike: Shqipëria, ylli i ri i turizmit europian! Kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime

Media britanike: Shqipëria, ylli i ri i turizmit europian! Kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime

December 27, 2025
Presidenti Trump “i prerë”: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë

Presidenti Trump “i prerë”: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë

December 27, 2025
FOTO/ Humbi vëllain në një aksident tragjik, Gjesti i rikthehet muzikës pas disa muajsh shkëputjeje

FOTO/ Humbi vëllain në një aksident tragjik, Gjesti i rikthehet muzikës pas disa muajsh shkëputjeje

December 27, 2025
FOTO/ Televizioni i familjes Berisha i fik sinjalin Salianjit në Durrës

Ervin Salianji nuk ndalet/ Vijon turin e takimeve, sot në mbrëmje me demokratët në Shkodër

December 27, 2025
Mbyllen përkohësisht dy aeroporte në Poloni, shkak sulmet ruse në Ukrainë

Mbyllen përkohësisht dy aeroporte në Poloni, shkak sulmet ruse në Ukrainë

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com