• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mustafaj, thirrje Berishës: Basha po të fut në kurth, mos ushtro dhunë!

by Java News
07/01/2022 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Besnik Mustafaj ka bërë një shkrim për protestën e nesërme në selinë e PD-së.

Ai i ka bërë thirrje Sali Berishës të shmangë dhunën dhe të mos bjerë në kurthin e Lulzim Bashës.

Shkrimi i Mustafaj

Prej disa ditësh, herë me shqetësim e herë me përçmin flitet për blindimin e dyerve si dhe të dritareve të katit të parë të selisë së Partisë Demokratike. Po ashtu është folur, madje edhe nga njerëz publikë, për ngujimin brenda kësaj selie të një çete njerëzish të armatosur, të paidentifikuar, shkurt fjala, të rrezikshëm.

Gjatë orëve të fundit, nëpër rrjetet sociale, mandej edhe nëpër mediat televizive kombëtare, u shpërnda një numër i bollshëm fotografish dhe videosh jozyrtare nga mjediset e brendshme të kësaj selie, ku shihet qartë se të gjitha këto thashetheme ishin krejt të vërteta. Dyert janë blinduar ashtu si dhe çeta e njerëzve me kapuçonë të zinj të paktën deri të enjten në mbrëmje vonë ishin aty brenda. Vetëm armët e tyre nuk i pamë. Ma merr mendja se kanë qenë të shumtë ata, që nuk i kanë besuar këto fjalë përsa kohë nuk kishin parë fotografitë dhe videot. Unë kam qenë njëri prej tyre. Sado që e vrisja mendjen, nuk i gjeja një kuptim politik një veprimi të tillë.

Por nuk i gjeja as ndonjë përligjje njerëzore një veprimi të tillë. Fakt është se lajmërimi i dërguar në protokollin e Partisë Demokratike nga Komisioni për Rithemelimin e PD – së për të liruar selinë deri më 5 janar kishte njëfarë toni ultimativ. Por, as në tekstin e asaj shkrese, të cilën e kam lexuar me vëmendje dhe as në deklarimet publike të anëtarëve të këtij Komisioni, përfshirë këtu edhe Berishën, nuk kam vënë re ndonjë shenjë kërcënimi, qoftë edhe të tërthortë, për integritetin fizik të Lulzim Bashës apo të ndërtesës së selisë. Por edhe sikur të kishte kërcënime të kësaj natyre, Basha është me ligj nën mbrojtjen e Gardës së Republikës.

Po atëherë nga farë ka frikë ai? Çfarë synon të mbrojë kështu? Profesor Artan Fuga e quajti “çmenduri”. Edhe vetë Berisha, një fortifikim të tillë nga brenda të ndërtesës, e cila shërben si seli e Partisë Demokratike, e quajti “shprehje të një njeriu me çrregullime mendore”. Parë nga ana psikologjike, siç e sheh një profesor apo nga pikëpamja patologjike, seç e sheh një mjek, ndoshta të dy kanë të drejtë. Duke parë rezultatin, unë për veten time do të thosha se Lulëzim Basha po sillet sikur po mbron një fetish.

Me dashjen apo pa dashjen e tij, ai po ia del të mbjellë më së pari te demokratët, por edhe në mbarë opinionin publik perceptimin e selisë së partisë si një fetish. Një situatë e tillë çon në vërshimin e emocioneve duke mbytur arsyen. Shumë antropologë europianë, që po zbulonin Afrikën e kolonizuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX, përshkruajnë përplasje të përgjakshme midis bashkësive vendore në atë, që ata e quajnë “lufta e fetisheve”.

Basha duket se është përfshirë plotësisht në këtë lloj “lufte”. Gjithçka bën ai me grushtin e mbështetësve të vet ka tharmin e provokimit për ta tërhequr edhe kundërshtarin në këtë fushë të minuar. Mua, të paktën, kështu më duket. Shpresa ime është që Komisioni për Rithemelimin e Partisë, personalisht Berisha dhe moria e demokratëve të zgjuar, të mos bien në këtë kurth. Nuk ka asnjë arsye që ata ta shohin selinë e partisë, domethënë dhe marrjen e saj, si një fetish. Ata janë në valën e ngritur të një procesi mirëfilli politik.

Ata sigurisht që kanë plotësisht të drejtë kur selinë e partisë së tyre e shohin si një simbol. Pra, kanë plotësisht të drejtë kur e kërkojnë. Por rëndësia e simbolit është aq sa është. Kuvendi i 11 dhjetorit me vendimet që mori e realativizon shumë rëndësinë e simbolit duke vendosur në qendër legjitimitetin. Protesta e 8 janarit në oborrin e selisë, shpresoj unë, do të shërbejë vetëm si një rast kuptimplotë, ku mijëra anëtarë të Partisë Demokratike do t’i tregojnë edhe një herë Bashës se ai e ka humbur përfundimisht legjitimitetin dhe se, pa demokratët, zyra ku është fortifikuar nuk ka asnjë vlerë politike. Legjitimitetin nuk ta jep ndërtesa, kjo dihet.

Me vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit si dhe me referendumin e 18 dhjetorit, i cili vulosi njërin nga më të rëndësishmit e këtyre vendimeve, legjitimiteti ka kaluar tërësisht në anën e Komisionit për Rithemelimin e Partisë. Ne, demokratët, presim që ky Komision të vazhdojë me dinamikë të lartë zbatimin e këtyre vendimeve, pa humbur kohë dhe energji nëpër beteja simbolike, të cilat në fund të fundit shërbejnë vetëm për të ushqyer kureshtjen e një publiku të caktuar. Po mbushet muaji nga Kuvendi i 11 dhjetorit dhe ky komision ka një bilanc fort të varfër.

Për shembull: ne ende nuk kemi një kalendar të punëve, që presin të kryhen gjate nëntë javëve të ardhshme. Më kryesorja e këtyre punëve është pa dyshim fushata zgjedhore në Parti, e cila duhet të përmbyllet me zgjedhjen e kryetarit të ri. Kështu, legjitimiteti i përkohshëm i Komisionit do të kalojë në instancat e vërteta politike, të cilat do ta çojnë Partinë Demokratike në lartësinë e dëshiruar për rolin e saj përpara shoqërisë shqiptare dhe kombit.

Ky komision duhej të na kishte treguar tashmë se ka një kuptim të ndërtuar dejtë për rithemelimin e partisë, i cili është një koncept thellësisht politik, i provuar herë me sukses e herë jo te shumë nga partitë anëtare të Partisë Popullore Europiane, por krejt i ri për historinë politike shqiptare të pluralizmit demokratik. Pra, ky komision ka përpara një punë fort komplekse dhe shumë të madhe, madje të jashtëzakonshme, e cila nuk duhet lejuar kurrsesi të katandiset në një zëvendësim të thjeshtë njerëzish në krye të strukturave vendore apo qendrore të partisë.

Ndryshimet e kryera në statut gjatë Kuvendit të 11 dhjetorit e  kanë çelur mirë rrugën për rithemelimin. Tani e deri më 22 mars është një periudhë e shkurtër për ta bërë realitet këtë rithemelim. Fushata e zgjedhjeve është rasti i përshtatshëm për të shpalosur sa më shumë alternativa programore përmes debatit ideologjik, politik e organizativ, që do të udhëhiqet natyrshëm nga kandidatët, sado që ne nuk i njohim ende këta kandidatë.

Vetëm përmes aksionit politik, të drejtuar nga ky Komision, Partia Demokratike do ta shmangë kurthin e fetishizimit të selisë. E përsëris: do mbajtur mirë parasysh se ndërtesa nuk mishëron në vetvetë asnjë legjitimitet. Legjitimitetin e mishërojnë njerëzit e mandatuar nga Kuvendi i Partisë, siç ndodhi për bukuri më 11 dhjetor. Në vazhdim, çlirimi i selisë do të vijë natyrshëm pak nga pak. Fetishi, që po përpiqet të ngrejë Lulzim Basha, nuk çon larg.

Protesta e 8 janarit ka aq rëndësi sa ç’i takon. Unë besoj se e kam kuptuar drejt Berishën kur thotë se do të jetë një protestë paqësore. Vetëm duke qenë paqësore ajo e merr rëndësinë e saj. Çdo  përplasje e dhunshme do të ishte vetëm e dëmshme për të gjithë demokratët dhe do t’i shërbente qëllimit absurd të fetishit.

Next Post
Partizançe në sy të mbarë vendit dhe botës

Partizançe në sy të mbarë vendit dhe botës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com