Kryeministri Edi Rama është takuar në Beirut me gjeneralin Abass. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri përmes një postimi në Facebook ku Rama e falenderon për ndihmën për shpëtimin e 4 fëmijëve të cilët janë nisur drejt Aeroportit të Rinasit si dhe për të konfirmuar vijimin e operacionit për kthimin e atyre që kanë mbetur ende atje.
“Beirut – Me Gjeneralin Abass përpara kthimit në atdhe bashkë me fëmijët, për ta falenderuar për ndihmën e tij të paçmueshme, si edhe për të konfirmuar sy më sy vijimin e operacionit për kthimin e fëmijëve të tjerë. #Faleminderit #Shukran”, shkruan Rama.
/a.r