• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Pas publikimit pati ndërhyrje te familja ime’/ Gazetari pyetet në KS për skandalin e nënshtetësisë: Meta të dënuarit me 30 vite burg i dha…

by Java News
27/10/2020 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas publikimit të skandalit të presidentit me dhënien e nënshtetësive personave të inkriminuar, komisioni i sigurisë kombëtare në parlamentin e Shqipërisë ka thirrur në një seancë dëgjimore gazetarin e Shqiptarja.Com e Report Tv, Adriatik Doçi.

Ai ka faktuar një tjetër rast të dhënies së nënshtetësisë të një personi me precedent të theksuar kriminal. Sipas hetimit të gazetarit, bëhet fjalë për Arsim Fadil Ramadani nga Kosova i cili është dënuar me 30 vite burg për vrasjen e një familje me 5 persona, mes tyre 3 fëmijë.

“Nga verifikimet e bëra, 90 përqind të personave që kanë marrë nënshtetësi të veçanta, nuk kanë një kontribut. Ky rast ka të bëjë me dhënien e nënshtetësisë i cili është dënuar me 30 vite burg për vrasjen e një familje me 5 anëtarë Arsim Fadil Ramadani i lindur në Kosovë. Nga verifikimet rezulton gjeneralitetet e këtij personi në certifikatën që unë kam gjetur dhe që ka nënshtetësi shqiptare. Ai u dënua me 30 vite dhe është falur nga Presidenti Hashim Thaçi. Ai bën pjesë në listën e 419 personave që kanë marrë nënshtetësi nga Meta”  si VIP Arsim Ramadani është dënuar në të 3 shkallët e gjyqësorit. Ka vuajtur 15 vite burg dhe në 2017 është falur me dekret presidencial”  – tha Doçi.

Doçi ka deklaruar se pas publikimit të investigimit për skandalin e nënshtetësisë, ka pasur shantazhe dhe sulme personale nga ana e zyrës së shtypit, si edhe ndërhyrje për të mos vijuar më pas me publikimin e emrave të tjera.

Deputetja Dhima: A ka pasur një ankesë pranë TV lidhur me këtë problem dhe a keni pasur sulme lidhur me këtë problem, pasi keni dhënë fakte dhe emra konkret me emra për personat që kanë marrë nënshtetësinë.

Adriatik Doçi: Gjatë investigimit janë ngritur disa pyetje, se cilat janë institucionet që e kanë cilësuar si personalitet kombëtar njeriun që është akuzuar për vrasje. Presidenca është marrë personalisht me mua dhe familjen tin, nuk kemi pasur ankesë në adresë të TV, por vetëm sulmet e presidencës duke i cilësuar këto fakte si sulme politike. Sulmet janë nga zëdhënësi i presidentit të Republikës që e përfaqëson presidentin në disa dalje, ka bërë akuza të pabaza, ka bërë akuza të pabaza duke marrë deklarata copy paste, me një kërcënim në fund që shumë shpejt do të vihet drejtësia.

Felaj: Në telefonin tuaj kanë mbërritur kërcënime?

Doçi: Në telefonin tim nuk kanë mbërritur kërcënime, por ndërhyrje të papërshtatshme për të mos vijuar më tej me publikimin e emrave.

Felaj: Po kërcënim nga ana e këtyre personave që u ka dalë emri te lista?

Doçi: Ka pasur reagime nga persona që u ka dalë emri në listë. Kanë qenë të natyrës mbrojtësë dhe kanë paraqitur pretendime që nuk janë të bazuara akuzat dhe investigimi, e kemi marrë nënshtetësinë duke paraqitur dokuemntet.

Felaj: Pra jo si kërcënim?

Doci: Jo, asnjë mesazh, përveç shantazhit të ardhura nga zyra e presidentit.

I pyetur nga anëtari i Komisionit të Sigurisë, Myslim Murrizi mbi procesin e dhënies së nënshtetësive, gazetari Adriatik Doçi u shpreh se indicia për të hetuar ka lindur pas mungesës së botimit të dekreteve për dhënien e nënshtetësive nga ana e presidencës. Gjithashtu ai tha se në 10 vite, presidentët e mëparshëm kanë dhënë në total rreth 350 nënshtetësi ndërsa gjatë 3 viteve të fundit janë dhënë 854 nënshtetësi VIP.

“Investigimi ka nisur rastësisht. Ka qenë këmbëngulja e presidentit për kundërshtimin e nënshtetësisë. Indicia e dytë ishte mungesa e botimit të dekreteve të presidencës. Mungonin dekretet për dhënien e nënshtetësisë. Këto më shtynë të bëj kërkime për këto nënshtetësi. Në 3 vite u dhanë 854 nënshtetësi të veçanta në emër të interesit kombëtar. Në 10 vite nënshtetësi të tilla janë dhënë 350 nga presidentë të mëparshëm. Diferenca është shumë e madhe. Nga 854 nënshtetësi, 419 janë dhënë në vullnetin e tij pa propozimin e ministrive të linjës. Sa i takon pyetjes nëse kam kontaktuar me shërbimet, unë i kam nisur një kërkesë ShISh por nuk kam një përgjigje. Me të dhënat që kam siguruar kam dokumentuar raste të veçanta ku nuk janë verifikuar” – tha Doçi.

g.kosovari

Next Post
U sulmua nga Ralf Gjoni, Rama “merr në mbrojtje” Varhelyin: Është treguar i ndershëm!

Kodi Zgjedhor, Varhelyi reagon pas Ramës: Do të ishte maturi të prisnit 'Venecian'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

“Kam qenë dëshmitar i vrasjes”, Spahiu flet për Azem Hajdarin: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur

September 14, 2026
Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

September 14, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…

September 14, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

September 14, 2026
“Skandali” i xhudistes lituaneze në Tiranë, keqinterpretimi i medias serbe dhe reagimi i organizatorëve

“Skandali” i xhudistes lituaneze në Tiranë, keqinterpretimi i medias serbe dhe reagimi i organizatorëve

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com