• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Po kthehej nga Kosova, policia i gjen vajzës nga Tirana mbi 77 mijë franga në çantë

by A R
05/07/2020 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 27-vjeçare nga Ndroqi si dhe drejtuesi i mjetit janë kapur nga Policia në pikën kufitare të morinës.

Blutë e veriut shprehen se u godit kështu një tentativë për transfertë të paligjshme të parave.

Policia e Kukësit njofton se në çantën e vajzës u gjetën mbi 77 mijë franga zvicerane.

Ja njoftimi:

Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Kukës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Morinës, arrestuan në flagrancë poseduesit e shumës së parave, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim e koordinim të veprimeve me shërbimet e DVP Kukës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në sajë të forcimit të kontrolleve, kanë evidentuar dhe goditur një rast të transfertës së parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit.

Pas analizës së riskut, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin B. F.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë gjetën në çantën personale të shtetases R. B., pasagjere, 77,160 franga zvicerane të padeklaruara nga ana e e tyre, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve B. F., 35 vjeç, banues në Kavajë dhe R. B., 27 vjeçe, banuese në Ndroq, Tiranë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti i KE-së ndez debatet në Kuvend, Bardhi përplaset me Peleshin: I keni vënë kyçin Parlamentit!

Raporti i KE-së ndez debatet në Kuvend, Bardhi përplaset me Peleshin: I keni vënë kyçin Parlamentit!

November 24, 2026
Vrasja e “Sel Çamit”, policia bastis banesën e “Ben Qimes” në Fier

Kronologjia/ Tri dekada hasmëri me Ben Qimen, nga vrasja e Enver Isufajt te ekzekutimi i Selami Hasanit! Gazetari: E ruajtën derisa…

November 24, 2026
“Kanë botën e tyre”- Këngëtarja e njohur shqiptare mesazh prekës për dy fëmijët e saj me autizëm: Mos e merrni si fatkeqësi…

“Kanë botën e tyre”- Këngëtarja e njohur shqiptare mesazh prekës për dy fëmijët e saj me autizëm: Mos e merrni si fatkeqësi…

November 24, 2026
Bilanci i Rrugores së Vlorës: 26 shoferë të arrestuar gjatë gushtit! 110 gjoba për drejtim mjeti në efektin e alkoolit

Mbi 5000 gjoba brenda një jave, Policia Rrugore aksion në rrugët e Tiranës, bllokohen mjete luksoze

November 24, 2026
PS voton përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga Grupi Parlamentar! Çuçi dhe Braçe abstenuan

PS voton përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga Grupi Parlamentar! Çuçi dhe Braçe abstenuan

November 24, 2026
Kryebashkiaku Veliaj përballet me seancën e radhës në GJKKO, mbërrin në Gjykatën e Posaçme avokati i tij!

Kryebashkiaku Veliaj përballet me seancën e radhës në GJKKO, mbërrin në Gjykatën e Posaçme avokati i tij!

November 24, 2026
Po shkëlqen në Greqi dhe në Champions, AEK-u “blindon” shqiptarin Stavro Pilo! Ja lëvizja e fundit në merkato

Po shkëlqen në Greqi dhe në Champions, AEK-u “blindon” shqiptarin Stavro Pilo! Ja lëvizja e fundit në merkato

November 24, 2026
Takimi në Nju Jork, Zelensky dhe von der Leyen flasin mbi stabilitetin financiar të Ukrainës -

BE-ja përgatit paketën e 22-të të sanksioneve kundër Rusisë, në shënjestër bankat dhe kriptomonedhat

November 24, 2026
Tentoi të vrasë kushëririn e tij, arrestohet pas një viti në kërkim 32-vjeçari

I prenë rrugën dhe tentuan ta rrëmbenin pas konfliktit, arrestohen xhaxha dhe nip në Kukës, ishin në kërkim!

November 24, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In