• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po korr suksese në SHBA e Europë/ Shqiptari tregon mes lotësh historinë e tij: Personi i besuar i prindërve abuzoi seksualisht me mua

by Java News
23/11/2019 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tony Selimi është një shqiptar nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut, i cili po korr sukses në Europë dhe SHBA me konsultimet, trajnimet, librat dhe dokumentaret e tij. Ai është ekspert i sjelljes, inteligjencës emocionale dhe psikologjisë së suksesit të biznesit.

Megjithatë Selimi ka një histori shumë të vështirë dhe frymëzuese. Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ai rrëfeu se përveç bullizmit, ndaj tij është abuzuar seksualisht kur ka qenë fëmijë. Ai tregoi mes lotësh se kush ishte personi i parë të cilit i tregoi për këtë përvojë të hidhur të jetës.

“Në moshën pesë deri gjashtëvjeçare. Personi ka qenë, personi që prindërit e mi i kanë besuar më së tepërmi. Personi që ka punuar tek restorantet e prindërve të mi. Unë e kam shkruar se si vjen shkalla e abuzivitetit dhe manipulimit të fëmijës në atë moshë. Kjo nuk ka qenë në vëmendjen e prindërve të mi. Shumë gjëra ndodhin, prindërit nuk i dinë. Unë e kam shkruar që prindërit, nënat, baballarët, por edhe fëmijët të kenë një zë në atë moshë. Problemi tek ne është se shumica e prindërve besojnë se dinë më shumë se fëmijët. Nuk i japin fëmijëve një liri, që t’u tregojë prindërve një traumë në të cilën ata që në atë moment mund ta kapin”.

Ai tha se prindërve këtë gjë ia ka treguar shumë vonë.

“Pa marrë parasysh je mashkull ose femër, një traumë seksuale në një moshë shumë të vogël ti jeton jo vetëm me frikë, por edhe turp shumë të madh. Ke frikë të tregosh realitetin e vetes tënde për shkak se vlerat shqiptare janë të forta. Kur je me një familje tradicionale, frika është edhe më e tepërt se tradicioni. Ti rritesh me atë frikë derisa prej nesh bëjnë trajnime, bëjnë gjëra që ta shërojnë vetveten”, tha ai.

“Në moshën 28-vjeçare ka ndodhur që unë e kam bllokuar vetvetiu këtë ngjarje. Trupi i njeriut e ka masën që t’i bllokojë kujtimet që e lëndojnë më së tepërmi. E vazhdon jetën, por e di që diçka nuk shkon. Abuziviteti që ndodhi në luftë, kur isha rrugëve të Londrës ose kur shihja një fëmijë që prindërit e abuzonin unë isha në ankth dhe tepër i ashpër. E pyesja veten prej nga më vjen. Në punën e parë në Amerikë takova një njeri në rrjetet sociale. Më shikoi në sy dhe tha “nuk të shes diçka, por je një njeri që ke një dhimbje shumë të madhe”. Më pyeti “a dëshiron ta dish këtë gjë”. Po i thashë. Më çoi në një udhëtim shpirtëror dhe hipno-terapist dhe i pashë kujtimet e asaj gjëje sikur të shoh ty. Isha i pavetëdijshëm në atë moment ndërsa ai ishte duke incizuar me kaseta. Kur u ktheva isha me djersë. Më tha “ti ke një traumë, ama këtë dëgjoje me një njeri që i beson dhe është familjar”. Kam shkuar direkt në Zvicër. Kam motrën e madhe atje. Është e para që në moshën 28-vjeçare i kam hapur zemrën”, tha ai. /tvklan

g.kosovari

Next Post
‘Vdekja’ që shërohet/ Procedura mjekësore që shokoi botën për të operuar pacientët në gjendje kritike

‘Vdekja’ që shërohet/ Procedura mjekësore që shokoi botën për të operuar pacientët në gjendje kritike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë -

Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë –

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com