• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Vdekja’ që shërohet/ Procedura mjekësore që shokoi botën për të operuar pacientët në gjendje kritike

by Java News
23/11/2019 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjekët kanë realizuar për herë të parë procedurën që quhet “jetë e pezulluar,” e cila u mundëson më shumë kohë për të operuar pacientët në gjendje kritike për jetën a me dëmtime madhore në trup

Procesi konsiston në uljen e temperaturës së trurit nën 10 gradë Celsius përmes zëvendësimit të gjakut me një solucion saline akull të ftohtë. Zakonisht, solucioni pompohet drejtpërdrejt në aortë, arterien kryesore që çon gjakun nga zemra në trup.

E njohur edhe si ruajtje dhe ringjallje urgjente, procedura po testohet mbi pacientë që janë lënduar aq rëndë, sa mund të humbasin gjithë gjakun ose mund të pësojnë atak kardiak para se të marrin ndihmën e duhur mjekësore.

Pacientët, që zakonisht janë viktima të sulmeve me thikë a armë zjarri, kanë normalisht më pak se 5% shans mbijetese.

Samuel Tisherman, nga University of Maryland në Baltimore, e përshkroi testimin në një simpozium të mbajtur nga The New York Academy of Sciences. Ai tha se procedura ishte kryer mbi të paktën një pacient, por nuk qartësoi në kishte mbijetuar a jo.

Ftohja e menjëhershme e viktimave të traumës synon të pakësojë aktivitetin e trurit aq sa ta ndalojë dhe të ngadalësojë fiziologjinë e pacientit në mënyrë që kirurgët të kenë disa minuta, me raste edhe orë, më shumë për të operuar. Pasi lëndimet e pacientit kurohen, ata ngrohen dhe ringjallen.

Testimet që po kryen në Shtetet e Bashkuara synojnë të limitojnë dëmtimet në tru që pësojnë pacientët që i mbijetojnë këtyre traumave. Kur zemra ndalon dhe gjaku nuk qarkullon më, truri vuan për oksigjen dhe degjeneron.

Testimi do të krahasojë rezultatet e 20 grave dhe burrave që i nënshtrohen procedurës së “jetës së pezulluar.” Pritet që rezultatet përfundimtare të dalin në fund të vitit 2020.

g.kosovari

Next Post
Mjerimi i gazetarisë italiane

Ekstremizmi i Ilir Metës, një tjetër dhuratë për Edi Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

July 11, 2026
Po ju, e doni Shqipërinë?

Po ju, e doni Shqipërinë?

July 11, 2026
Kavajë, 58-vjeçari humb kontrollin e mjetit, aksidenton për vdekje këmbësoren

U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

July 11, 2026
Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

July 11, 2026
BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

July 11, 2026
U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

July 11, 2026
Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

July 11, 2026
VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

July 11, 2026
U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

July 11, 2026
Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In