• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Po kërkon të largojë zgjedhjet e parakohshme

by Skënder Minxhozi
01/02/2020 23:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Nëse do të hedhësh në erë një plan, një projekt sekret, një negociatë delikate – bëje publike para kohe atë! Ka një arsye që palët e një bisedimi të mbyllur e konfidencial, i mbajnë të fshehta qëllimet finale, objektivat parësore – që të mos digjen rrugës, para se të arrihet në destinacion. Megjithatë kryetari i PD nuk e ka këtë shqetësim. Me një dalje të habitshme orët e fundit, ai ka bërë publik faktin se ka rënë dakord me palën tjetër, pra me socialistët, për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, pas konkludimit të reformës zgjedhore. Megjithëse Basha është kujdesur të flasë për “zgjedhje të lira”, të gjithë e kanë lexuar deklaratën e tij si një lajmërim publik paraprak i një kompromisi PS-PD për zgjedhje të parakohshme. Pra, para verës së vitit 2021!

I pritshëm dhe i kuptueshëm ka qenë reagimi i qeverisë, që e ka hedhur poshtë pretendimin e Bashës. Sepse edhe nëse kjo marrëveshje do të ishte e vërtetë, çfarë kuptimi do të kishte të bëhej publike gjashtë apo më tepër muaj nga data e mundshme e zgjedhjeve të parakohshme?!

Lulzim Basha ka qenë një ndër politikanët që i kanë dashur sa më larg zgjedhjet. Është historikisht e njohur se lideri aktual i PD nuk është një “kafshë elektorale”. Është gjithashtu e njohur sesi ai u ul me Edi Ramën në maj të vitit 2017 dhe e çoi partinë me duart e veta drejt humbjes më të thellë politike që mbahet mend. Kurrë një parti nuk i kishte fituar e vetme zgjedhjet, që nga viti 1991. PS dhe Rama mundën ta vendosin këtë rekord, edhe me “ndihmën” e Bashës, që i bëri të gjitha kalkulimet e mundshme gabim, në atë moment delikat për opozitën shqiptare.

Basha dhe të tjerët rreth tij nuk kanë dashur zgjedhje të parakohshme as vitin e shkuar, teksa sulmonin me gurë e bomba Molotov kryeministrinë. Tingëllon absurde sesi një grupim partish politike që ushtrojnë atë nivel dhune mbi shtetin, të mos kenë si qëllim fundor vajtjen në zgjedhje të parakohshme, por krijimin e një qeverie tranzitore. Justifikimi i këtij qëndrimi, me nevojën për ndryshime në procesin zgjedhor, ishte vetëm gjethja e fikut e rradhës.

Sot Basha ka ndryshuar taktikë. Por nuk është e thënë të ketë ndryshuar edhe qëllimin final për ta shtyrë edhe pak ballafaqimin me kutitë e votimit. Mund të jetë duke e hedhur në erë korsinë e zgjedhjeve të mundshme të parakohshme, duke e njoftuar si punë të kryer qysh në janar! Sepse nuk ka asnjë shpjegim që të njoftosh zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që tavolina e reformës zgjedhore nuk ka prodhuar ende asnjë format definitiv për sistemin zgjedhor, për ndryshimet në kod etjetj.

Të njoftosh zgjedhjet, pa votuar ende reformën elektorale, është njëlloj si të njoftosh ditën e dasmës, pa gjetur nusen.

Nuk ka asnjë dramë nëse Shqipëria do të mbante zgjedhje të parakohshme në vitin ku jemi futur. Nga pozita të kundërta, të dyja palët kanë nevojë, në këtë pikë të proceseve politike, për një akt legjitimiteti, për një rikthim tek gara. Boshatisja e parlamentit dhe kalimi në një krah të vetëm i pushtetit lokal, janë faktorë madhorë të një reflektimi serioz mbi nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve. Larg detyrimit të shashkave dhe molotovit, larg bojkotit  të proceseve zgjedhore.

Por ka një element që do t’i bënte zgjedhjet gjatë këtij viti, një veprim me risk të lartë. Shqipëria mban presidencën e OSBE. Imagjinoni për një moment që palët humbëse, kushdo qofshin, në vijimin e traditës më negative shumëvjeçare të partive shqiptare, të dalin e të nxjerrin pretendime për manipulime e vjedhje votash. Dhe t’i përplasnin akuzat e tyre në dyert e OSBE. Do t’i binte që në një anë të ishim liderët e organizatës, e në anën tjetër edhe qaramanët e saj! Do të prodhonim një imazh banal dhe qesharak që do të mbahej mend për shumë vjet në Vjenë dhe Varshavë.

Gjithsesi duket se zoti Basha po “kujdeset” që të na e largojë edhe këtë siklet, me deklaratat e tij triumfaliste për zgjedhje të parakohshme që në janar.

Next Post
Krijimi i qeverisë së re, nis takimi në nivel liderësh mes VV dhe LDK

Merr fund "bllokada" e gjatë, Vetëvendosja dhe LDK gati për qeverinë e re

Comments 1

  1. Marta says:
    7 years ago

    Aq bukur e ke thene…Te lumte pena(si gjithnje, z.Minxhozi)!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

Një i plagosur me thikë pas sherrit te “Petro Nini”, Policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim!

September 23, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Zgjedhjet e Parakohshme, tashmë janë domosdoshmëri

September 23, 2026
Trump ndalon CNN dhe Politico në Shtëpinë e Bardhë, mediat e çojnë presidentin në gjykatë -

Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale!

September 23, 2026
“Akuza të rënda ndaj ish-drejtoreshës së SHISH”- Zogaj: SPAK të ndalë rrjedhjen e informacioneve!

“Akuza të rënda ndaj ish-drejtoreshës së SHISH”- Zogaj: SPAK të ndalë rrjedhjen e informacioneve!

September 23, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

Operacioni i SPAK, analisti Vangjeli: BKH me frymë tjetër! Bota e politikës, biznesit dhe krimit nuk fle e qetë

September 23, 2026
Kosova pret Irlandën, trajneri Foda konfirmon në konferencë dy mungesa dhe zbulon emrin e kapitenit të ri të skuadrës

Kosova pret Irlandën, trajneri Foda konfirmon në konferencë dy mungesa dhe zbulon emrin e kapitenit të ri të skuadrës

September 23, 2026
Drejtësia, si flamur i flamingove?

Magjistratët caktuan pagat e tyre, ish-ministri: Revoltë sindikaliste dhe banditizëm legal!

September 23, 2026
Skandali kibernetik i hakimit/ Nga Merz dhe Meloni, te Mitsotakis, të dhënat personale të liderëve europianë në shitje online

Skandali kibernetik i hakimit/ Nga Merz dhe Meloni, te Mitsotakis, të dhënat personale të liderëve europianë në shitje online

September 23, 2026
Trajneri i Spartakut të Moskës e pranon: Daku i pakënaqur me rolin

Trajneri i Spartakut të Moskës e pranon: Daku i pakënaqur me rolin

September 23, 2026
40 vjet pas Çernobilit, Senati italian i jep dritën jeshile ligjit të ri për energjinë bërthamore

40 vjet pas Çernobilit, Senati italian i jep dritën jeshile ligjit të ri për energjinë bërthamore

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com