• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Po jetojmë një eksperiment social, Covid-19 do ta ndryshojë thellësisht shoqërinë”

by Java News
01/05/2020 21:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duhet të bashkëjetojmë me virusin, po shkojmë drejt një realiteti të ri. Këto janë fjalë të artikuluara shpesh kohët e fundit nga ekspertët e shëndetit publik, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën, sidomos gjatë muajit të fundit. Deri më sot nga shëndetësia, jo vetëm nga ajo shqiptare, duket se kemi pak siguri për atë se çfarë na pret. Ajo se çfarë po duket e sigurt është një sjellje ndryshe me njëri-tjetrin nga çfarë ishim mësuar më parë.

Sociologu Gëzim Tushi foli në A2 për realitetin social ku po hyjmë me zbutjen e masave dhe rihapjen graduale. “Covid-19 është një ngjarje e jashtëzakonshme, e cila do të sjellë ndryshime jo vetëm në mjekësi, por do të sjellë një ndryshim thelbësor të dramaturgjisë sociale të shoqërisë. Në njëfarë mënyrë, kjo po na përgatit të bëhemi aktorë për ta luajtur këtë dramaturgji të re të jetës sociale. Një nga shkaqet kryesore të përhapjes së Covid-19 është ekzistenca e ndërvarësive sociale, mbase edhe të gabuara për kohën. Ne nuk e kemi pasur në kulturën tonë urbane ruajtjen e distancave. Edhe lidhjen me njëri-tjetrin e kemi pasur me një tutkall të tepërt. Të gjitha zinxhirët e zakoneve tona do të ndryshojnë për t’iu përshtatur mënyrës së re. Të mos kesh frikë sot ndaj një virusi të tillë, do të thotë të mos jesh njeri normal. Ne duhet të merremi edhe me operacione dhe diagnostikime sociale. Pasi të kalojë Covid-19, kam përshtypjen, se një debat i madh moral dhe social do të hapet në shoqëri për të ndryshuar kornizat e vjetra tradicionale që ne jemi mësuar. Mesa duket, ky shekull, i cili po shton rreziqe të mëdha, kërkon një konceptim të ri të të gjitha gjerave. Gjërat nuk do të jenë më ashtu si kanë qenë më parë”.

Për sociologun, pas epidemisë njeriu nuk do të ketë qejf të ketë lidhje me të panjohurin. “Do të ndodhin ndryshime të rëndësishme. Kjo do të thotë se disa gjëra do të ndodhin për mirë dhe disa për keq. Megjithatë, ka disa vlera në shoqërinë tonë që nuk përputhen me kohën dhe në njëfarë mënyrë duhen braktisur. Ne jemi të detyruar t’i braktisim në emër të parimit të shëndetit. Ne nuk mund të ngulim këmbë dhe t’i biem murit me kokë, duke thënë se unë do të vazhdojë të socializohem, duke mbajtur të njëjtën marrëdhënie. Do të ketë një prirje të reduktimit të marrëdhënieve midis njerëzve dhe kjo do të kompensohet me marrëdhëniet e njeriut me institucionet, që do të jenë këto institucionet abstrakte. Është një sinjal i madh. Njeriu nuk do të ketë qejf të ketë lidhje me të panjohurin, qoftë edhe me të njohurin. Ai do të kërkojë, mundësisht, të ketë lidhje me institucionin. Në çfarë mase do të jetë shkëputja e njeriut nga njeriu, ne sot nuk e kuptojmë deri ku do të shkojë. Dasmat apo ceremonitë mortore nuk do t’i bëjmë më ashtu siç i kemi pas bërë, pasi janë bërë të rrezikshme, jo se nuk i duam”.

Më tej, sociologu foli edhe për masat e marra nga qeveritë gjatë pandemisë. “Në njëfarë mënyre po na cenojnë liritë e njeriut, por mund të kemi të drejtë që të themi se ka një lloj kolonizimi të jetës private, pasi ne në njëfarë mënyre jemi tani gati pjesë e një eksperimenti social, por janë masa që kanë si synim mbrojtjen e shëndetit. Unë nuk jam dakord me kritikët që thonë se po cenohen liritë e njeriut, pasi liritë dhe të drejtat e njeriut janë jo vetëm universale, por edhe kontekstuale, të lidhura me realitete fizike, shëndetësore dhe mjedisore”.

Po ndikimi i izolimit në marrëdhëniet në familje? Sociologu shton: “Edhe këtu duhet të bëjmë një diagnostikim të ndarë në dy pjesë, duke parë aspektin pozitiv, por edhe ndonjë problem. Izolimi, edhe pse mund ta ketë rritur pak tensionin, mendoj se rikthimi i shtëpisë dhe bashkimi në të i të gjithë grupit, ka ndikuar për mirë në përmirësimin e disa marrëdhënieve që kanë të bëjnë me kohezionin familjar. Prindërit nuk kanë pasur kurrë kaq kohë për të luajtur rolin e tyre me prindërit”.

Next Post
Tërmeti / Veliaj jep lajmin e mirë: Gara për 870  shtëpitë e reja hapet javën tjetër, ja ku do jenë lagjet që do krijohen

Tërmeti / Veliaj jep lajmin e mirë: Gara për 870 shtëpitë e reja hapet javën tjetër, ja ku do jenë lagjet që do krijohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Edhe aeroplanët më të mirë amerikanë përballen me rreziqe! Mësimet nga incidenti i F-15 në Iran

Edhe aeroplanët më të mirë amerikanë përballen me rreziqe! Mësimet nga incidenti i F-15 në Iran

April 6, 2026
Kosova pa President, Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi ende emra konkretë

Kosova pa President, Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi ende emra konkretë

April 6, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Pse në Shqipëri është e vështirë të bëhet drejtësi?

April 6, 2026
Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

April 6, 2026
Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

April 6, 2026
Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

April 6, 2026
“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

April 6, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

April 6, 2026
Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

April 6, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In