• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po jepet koncerti i Vjenës, ngjarja më e suksesshme e muzikës klasike në botë, drejton Dudamel

by Java News
01/01/2017 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur Gustavo Dudamel, dirigjenti i këtij viti, u ngjit pak çaste me pare në skenë në koncertin e Ditës Filarmonisë së Vjenës të Vitit të Ri, ai do të jetë dirigjenti më i ri, që e ka drejtuar ndonjëherë ngjarjen e famshme.

Koncert i Vitit të Ri, përmban melodi nga familja Strauss dhe bashkëkohësit e tyre – dhe transmetimet jepen në mbi 90 vende.

Dudamel, 35-vjeçar, është edhe drejtor muzike për Filarmoninë e Los Angeles.

Muzika e Johan Shtrausit në Koncertin e Vitit të Ri në Vjenë, tregon se kemi lënë pas edhe një vit tjetër. Transmetimit të drejtpërdrejtë në televizion të Koncert të Vitit të Ri të Filarmonisë së Vjenës, që e ndjekin rreth 50 milionë shikues në 90 vende, i shtohen edhe shumë dëgjues në radios dhe ata që e ndjekin transmetimin në internet në live stream. Kush dëshiron që ta ndjekë koncertin në sallë duhet të jetë me fat, sepse për shkak të kërkesës së lartë, biletat ndahen me short.

Dirigjenti i koncertit të Vjenës më 1 janar 2015, ishte maestroja 78-vjeçar Zubin Mehta, i cili bashkëpunon me Filarmonisë së Vjenës prej mbi 50 vjetësh nga viti 1961, kur asokohe 25-vjeçar ai pati atje angazhimi i tij i parë.

Dirigjenti i lindur në Indi e drejton koncertin e Vitit të Ri për herë të pestë. Programi i sivjetshëm filloi me uverturën e veprës “Një mëngjes, drekë, dhe natë në Vjenë” të Franz von Suppe dhe vazhdoi me vepra të Johann Straussit (babai dhe i biri)të Hans Christian Lumbye si dhe të Josef dhe Eduard Strauss.

20150102181828228646Nga muzikantë oborri në filarmonistë

Për më shumë se 170 vjet, tingujt e orkestrës së Vjenës dëshmojnë cilësi të rangut të lartë. Origjina e orkestrës së Vjenës lidhet me Operën e Oborit, muzikantët e së cilës si Mozarti apo Beethoveni abgazhoheshin herë pas here për koncertet e “Akademisë”. Me kalimin e kohës lindi nevoja për një orkestër të pavarur të specializuar përkrah asaj të Operës së Oborrit.

Në vitin 1841 kompozitori dhe dirigjenti Otto Nikolai themeloi ansamblin që më vonë do të fitonte famë botërore si Filarmonia e Vjenës. Deri sot anëtarët e Filarmonisë së Vjenës duhet të angazhohen për të luajtur edhe në orkestën e Operës Shtetërore të Vjenës.

Në historinë e saj më shumë se 170-vjeçare Filarmonia e Vjenës ka dhënë rreth 7.000 koncerte dhe është vlerësuar e nderuar nga shumë kompozitorë. Richard Ëagner e quante atë si “një nga më të shquarat në botë”, Anton Bruckner e ka quajtur “shoqata më e lartë e artit në muzikë”, Johannes Brahms e quante veten si “mik dhe admirues” të Filarmonisë.

 

Sekreti i suksesit

Që nga fillimet e saj, Filarmonia e Vjenës është një orkestër e vetëadministruar. “Hyrja në orkestrën e Filarmonisë kalon përmes Operas Shtetërore të Vjenës”, sqaron oboisti Ëolfgang Plank procedurën e pranimit. Në intervistë me DË ai tha “Muzikantët e rinj fillojnë një herë atje dhe dhe nëse kalojnë periudhën trevjeçare të provës, inkuadrohen gradualisht në orkestrën e Filarmonisë. Raporti mes punës në orkestrën e operas dhe atë të filarmonisë varet nga kërkesat përkatëse, por për shumicën e muzikantëve raporti duhet të jetë 50 me 50”.

Filarmonia e Vjenës jep koncerte në kuadrin e “Javëve të Filarmonisë së Vjenës” që prej vitit 1989 në Nju-Jork dhe 1993 në Japoni. Po ashtu orkestra e Filarmonisë së Vjenës jep edhe koncerte verore në kështjellën Schönbrunn, që ndiqen nga rreth 100.000 vizitorë.

Në vitin 2005 Filarmonia e Vjenës u shpall ambasadore nderi e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në vitin 2014 orkestra u nderua me dy çmime të rëndësishme: çmimin suedez Birgit Nilsson (me një milion dollarë çmimi më i lartë për muzikën klasike) dhe me çmimin Herbert von Karajan, i cili ka qenë për 50 vjet dirigjent i saj. (b.an)

 

 

Next Post
Mourinho: Jo normale goli i anuluar i Ibrahimoviçit në fundin e 2016

Mourinho: Jo normale goli i anuluar i Ibrahimoviçit në fundin e 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme

February 17, 2026
“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In