• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Po goditen grupet e krimit të organizuar”/ Lleshaj tregon se çfarë do të ndodhë në vjeshtë: Gjykata do japë vendimet për…

by Java News
04/09/2020 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka theksuar se lufta kundër krimit të organizuar mbetet prioritet kryesor. Lleshaj paralajmëroi se në vjeshtën e këtij viti priten vendimet e para nga Gjykata, për konfiskimin e pasurive me burim kriminal, si pjesë e Operacionit Forca e Ligjit.

“Evidencat e deritanishme tregojnë se ecuria e punës është jashtëzakonisht inkurajuese. Operacioni Forca e Ligjit ka regjistruar sukses të konsiderueshëm, dhe presim që së shpejti të finalizohen dhe vendimet e  para përfundimtare të drejtësisë për konfiskimet e para, për t’u pasuar në të ardhmen me vendime të tjera”, u shpreh ministri.

Ministri i Brendshëm zhvilloi një takim me me oficerët e Njësisë Kundër Krimit Ekonomik, e njohur si Njësia “E”, në Policinë e Shtetit, ndërsa theksoi se përveç Operacionit Forca e Ligjit (OFL), punë e madhe po bëhet edhe në drejtim të luftës për goditjen e grupeve të krimit të organizuar.

Ministri shoqërohej nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.

Prononcimi i ministrit Lleshaj

Krahas shumë angazhimeve dhe prioriteteve të Policisë së Shtetit, lufta kundër krimit të organizuar kryeson listën e të gjithë prioriteteve dhe angazhimeve. Kemi ardhur sot në mjediset e strukturës së posaçme që merret me luftën kundër krimit të organizuar për të parë ecurinë e punëve dhe konstatoj se angazhimi i të gjithë strukturave është në nivelin më të lartë të mundshëm.

Në këtë strukturë janë të integruara disa Njësi, si ajo që ka të bëjë me luftën kundër krimit ekonomik, ose Njësia “E”, Njësia “I” që është njësia e informacionit, Njësia “K” që merret me kapjen e personave në kërkim, Njësia “C” që merret me luftën kundër krimit kompjuterik dhe Operacioni Forca e Ligjit.

I gjithë ky ansambël i madh strukturash është i angazhuar në një përpjekje të madhe për të dhënë goditje të vazhdueshme kundër krimit në përgjithësi, por me theks të veçantë, krimit të organizuar.

Evidencat e deritanishme tregojnë se ecuria e punës është jashtëzakonisht inkurajuese. Operacioni Forca e Ligjit ka regjistruar sukses të konsiderueshëm, dhe presim që së shpejti të finalizohen dhe vendimet e  para përfundimtare të drejtësisë për konfiskimet e para, për t’u pasuar në të ardhmen me vendime të tjera.

Po ashtu përveç Operacionit Forca e Ligjit (OFL), punë e madhe po bëhet edhe në drejtim të luftës për goditjen e grupeve të krimit të organizuar.

Megjithëse shumë prej tyre janë tashmë prapa hekurave dhe në duart e drejtësisë, por ky proces vazhdon me intensitet të lartë.

Masat e marra deri tani janë të plota dhe procesi po vazhdon me intensitet. Besojmë se puna dhe angazhimi do të japin rezultate të shpejta edhe më të thelluara në këtë drejtim të rëndësishëm.

g.kosovari

Next Post
Veliaj uron maturantët për përfundimin e provimeve: Bëhuni pjesë e demokracisë, zhvillojeni atë duke marrë pjesë aktive në vendimmarrje

"S'presim fushatën për të mbajtur premtimet"/ Veliaj: 1000 shtëpitë e para gati brenda vitit. Rindërtimi kauza e fortë e PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Përgjegjësit për 4 të vrarët në 21 Janar duhet të dalin para drejtësisë”, mbesa e Ziver Veizit me sytë nga SPAK

“Përgjegjësit për 4 të vrarët në 21 Janar duhet të dalin para drejtësisë”, mbesa e Ziver Veizit me sytë nga SPAK

January 21, 2026
Detaje nga masat e jashtëzakonshme të sigurisë në Vlorë, Ivanka Trump ndërron makinën në çdo ndalesë

Detaje nga masat e jashtëzakonshme të sigurisë në Vlorë, Ivanka Trump ndërron makinën në çdo ndalesë

January 21, 2026
“PD, forcë që simbolizon njerëzit guximtarë”, mesazhi i Tabakut nga foltorja: Do çojmë deri në fund rrugëtimin e nisur

“PD, forcë që simbolizon njerëzit guximtarë”, mesazhi i Tabakut nga foltorja: Do çojmë deri në fund rrugëtimin e nisur

January 21, 2026
Shqipëria mes Perëndimit dhe… Perëndimit!

Shqipëria mes Perëndimit dhe… Perëndimit!

January 21, 2026
Sekretari i NATO-s i del në krah Trump-it: Ka të drejtë! Duhet ta mbrojmë Arktikun nga Kina dhe Rusia!

Sekretari i NATO-s i del në krah Trump-it: Ka të drejtë! Duhet ta mbrojmë Arktikun nga Kina dhe Rusia!

January 21, 2026
Demokratët e degës nr.2 në Tiranë kritikojnë Berishën: Duhet të vlerësojmë figurat që marrin vota!

Demokratët e degës nr.2 në Tiranë kritikojnë Berishën: Duhet të vlerësojmë figurat që marrin vota!

January 21, 2026
Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me shtyllën, aksidentohet i riu në Lezhë

Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me shtyllën, aksidentohet i riu në Lezhë

January 21, 2026
Pezullohet dhënia e tapive të tokave në zonat me përparësi për investime strategjike

Shtohet toka djerrë, Shqipëria blen më shumë drithë nga jashtë. Kryeson Serbia

January 21, 2026
Shpërthen tubi kryesor i ujësjellësit në Vlorë, ‘përmbytet’ bulevardi “Ismail Qemali”

Shpërthen tubi kryesor i ujësjellësit në Vlorë, ‘përmbytet’ bulevardi “Ismail Qemali”

January 21, 2026
Harta e re e investimeve strategjike, nga majat e Korabit te Kurveleshi, qeveria shpall zonat prioritare

Harta e re e investimeve strategjike, nga majat e Korabit te Kurveleshi, qeveria shpall zonat prioritare

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In