• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’presim fushatën për të mbajtur premtimet”/ Veliaj: 1000 shtëpitë e para gati brenda vitit. Rindërtimi kauza e fortë e PS

by Java News
04/09/2020 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe njëherësh drejtuesi për Tiranën i PS-së për fushatën zgjedhore ka thënë se PS nuk pret vitin elektoral për të mbajtur premtimet që ka bërë, por i përvishet punëve që t’i realizojë sa më parë. Në një lidhje direkte me Report Tv, Veliaj tha se disa nga sfidat që PS ka në këtë periudhë lidhet me procesin e rindërtimit ku do të hyjnë në shtëpi 1000 familjet e para brenda këtij viti dhe nisja e ndërtimit të dy lagjeve të reja në Tiranë.

“PS është një nga partitë më të disiplinuara dhe nuk besojmë se fushata është bixhoz, ne besojmë në një parti që i fillon punët mbarë dhe bën një llogaritje të punëve që janë bërë, të kritikave dhe parregullsive. Është më mirë ne takohemi dhe se si ecin punët. Disa bashki kanë në fokus rindërtimit dhe disa sapo kanë dalë nga një sezon turistik nga më të çuditshmit për shkak të pandemisë. Pra i jemi përveshur punës për të fituar mandatin e tretë”, tha Veliaj.

Veliaj tregoi dhe prioritetet e tij është procesi i rindërtimit ku brenda dhjetorit të këtij do të dorëzohen çelësat e 1000 shtëpive të para individuale, ndërsa po brenda këtij viti do të nis ndërtimi i dy lagjeve ai te 5 maji dhe në Kombinat.

“Çështje rindërtimit është parësore për ne, kemi në proces 1000 shtëpi private individuale, ku familjet do të futen në shtëpi para viti të ri, nuk do kalojmë në vit elektoral për ta mbajtur këtë premtim. Sfida e dytë ka të bëjë me hedhjen e themeleve për lagjet e reja tek 5 maji dhe në Kombinat dhe këtë do e bëjmë tani jo në vit elektoral apo ditë fushate. Gjithashtu do të kemi shumë shpejt miratimin e  qindrave pagesa kesh dhe bonuse për qytetarët që kanë plotësuar dokumentet dhe do miratohen nga Këshilli Bashkiak‘, tha Veliaj.

Në lidhje me pandeminë dhe tërmetin, Veliaj tha se qeveria tregoi më së miri se ishte e aftë ta përballonte, pasi ajo nuk ka në dorë fenomene natyrore, por mënyrën si reagon dhe sipas tij rezultati është parë.

“Nëse do të ishim në një situatë ku shpërtheu Gërdeci apo do të vrisnim protestues në bulevard padyshim që do të ishim shumë keq, por pandemia dhe tërmeti nuk i shkaktuam ne. Qeveria ka në dorë si reagon dhe nëse flasim për reagimin për tërmetin ne kemi filluar të japim çelësat e parë të shtëpive të para. Sfida për një politikan dhe drejtues nuk është se çfarë mund të bëjë për gjëra që si ka në dorë, por si reagon për këtë”, tha Veliaj.

g.kosovari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U përjashtua apo jo Spiropali? Deputetja e PS: S’ka vendim, kur të ketë një të tillë do bëhet publik

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë! Nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

November 26, 2026
Spiropali thirrje opozitës: Të shohë përtej penxhereve e hekurave, të na bashkohet në Komisionin e Posaçëm

Kallëzimi në SPAK/ Spiropali: E di kush e ka bërë, por nuk më stepin dot!

November 26, 2026
Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

November 26, 2026
Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

November 26, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Pas protestave, Spahiu zbulon emrat e 10 partive të reja: Përçarja e opozitës do të forcojë dyshen Rama-Berisha

November 26, 2026
“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

November 26, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Protesta e 28 Nëntorit, Çupi: As shqiptari më i keq nuk e dëmton vendin në Ditën e Flamurit!

November 26, 2026
Dhunoi barbarisht gruan: Gjykata e la në arrest shtëpie, i dënuari sfidon duke punuar në lokal

Dhunoi barbarisht gruan: Gjykata e la në arrest shtëpie, i dënuari sfidon duke punuar në lokal

November 26, 2026
Donald Trump “ul gjakrat” me senatorin e Michigan: El-Sayed është djalë i zgjuar

Donald Trump “ul gjakrat” me senatorin e Michigan: El-Sayed është djalë i zgjuar

November 26, 2026
Marrëdhëniet Rama-Vuçiç tashmë të zbehura? Spiropali: Shqipëria partneri më i besuar në rajon

“Unë ‘kryepuçistja’”, Spiropali shpërthen në kritika: Shqipëria është kthyer në parti-shtet

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In