• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria mes Perëndimit dhe… Perëndimit!

by Lutfi Dervishi
21/01/2026 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Bota po ndryshon me shpejtësi të paprecedentë. Çdo ditë ka një lajm të madh dhe tronditës. Lufta në Ukrainë po hyn në vitin e pestë. Aleancat po lëkunden, dhe fuqi të mëdha po flasin gjithnjë e më pak për vlera dhe gjithnjë e më shumë për interesa. Rendi që njohëm pas Luftës së Dytë Botërore, dhe sidomos periudha (fatlume për shqiptarët) pas rënies së murit të Berlinit tashmë i përket historisë. Arkitekti i këtij rendi është sot kritiku më i rreptë i veprës që vetë ka ndërtuar.

SHBA, krijuesja kryesore e rendit pasluftës, sot shfaqet e pakënaqur me produktin e vet. Doktrina “America First”, e artikuluar qartë nga Presidenti Donald Trump, nuk është slogan elektoral, ajo e sheh globalizmin si humbje për interesin amerikan, Bashkimin Evropian si dështim në politikat e migracionit dhe NATO-n si një barrë të pabarabartë financiare. Kur aleatët kërcënohen me tarifa, kur pakënaqësia ndaj NATO-s vjen nga anëtari kryesor, dhe kur pretendimet territoriale vendosen në tavolinë, ajo që dje ishte e pamendueshme sot është e pashmangshme.

Shqipëria dhe shqiptarët kanë një borxh ekzistencial ndaj SHBA. Nga presidenti Wilson, (1919) që mbrojti shqiptarët në Konferencën e Paqes, te Bill Clinton (1999) për ndërhyrjen në Kosovë, e deri te George W. Bush (2008) për mbështetjen vendimtare për anëtarësimin në NATO. Kjo lidhje e ushqyer edhe nga gjysëm milioni shqiptarë që sot janë qytetarë amerikanë, është sa emocionale aq edhe strategjike.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria është në rrugën e anëtarësimit në BE. Integrimi Euro- atlantik është projekti strategjik i dekadave të fundit. Anëtarësimi në familjen e BE nuk do të thotë thjesht më shumë fonde, por më shumë rregulla, institucione dhe stabilitet. Afro 2 milionë shqiptarë janë qytetarë të një prej vendeve të BE -së.

Dje, në Davos, Mark Carney i Kanadasë duke iu referuar esesë së Vaclav Havel (Fuqia e të pafuqishmëve) përdori metaforën e “vitrinës”, parullave që i mbajmë për t’u dukur korrektë, ndërsa realiteti pas xhamit është shumë më brutal. Te eseja e Havelit shitësi i perimeve që kishte vendosur në xham tabelën “proletare të të gjithë vendeve bashkohuni”, nuk besonte te komunizmi, por nuk donte të kishte telashe.

A ka ardhur koha të pyesim nëse tabela “integrimi euroatlantik”, në vitrinën tonë po shërben si kamuflazh për një dyqan që zbrazet dita-ditës.

Në një botë ku fuqitë e mëdha nuk kanë nevojë të ngrënë zërin për të diktuar, vendet e vogla kanë dy zgjedhje, ose bëhen shumë të zëshme dhe rrezikojnë të injorohen, ose bëhen mençurisht të heshtura dhe shohin “punën e vet” “kokëulur”. Shqipëria nuk ka as peshë për të ndryshuar fatet e globit apo rrjedhën e ngjarjeve, por ka detyrimin të luajë seriozisht për veten.

Aleatët historikë mbeten shtylla, por bota e re kërkon aleanca funksionale. Kërkon artneritete për energji, siguri, teknologji dhe ushqim. Këto janë fjalët kyçe të epokës së re.

Çfarë prodhon sot vendi? Sa jemi të varur nga importet?

Nëse, nesër, shpërthen një konflikt i gjerë, pyetjet do të jenë brutale. A kemi energji? A kemi ushqim? A kemi mbrojtje kibernetike? A kemi rezerva? A kemi pajisje ushtarake, armatim e municione? Çfarë do të prodhojmë në fushën e mbrojtjes?

Në këtë kontekst, koordinimi me Kosovën në fushën e energjisë, mbrojtjes, ushqimit dhe sigurisë është imperativ strategjik. Dy shtete të vogla, me të njëjtën hapësirë gjeopolitike dhe përballë të njëjtit rrezik, nuk mund të sillen si dy vëllezër që secili sheh oborrin e vet kur shtëpia është në flakë.

Shqipëria nuk ka luksin të zgjedhë mes Perëndimit dhe Perëndimit. Mund të vijë dita që duhet të marrë vendime dhe të zgjedhë, siç është rasti Bordit të Paqes, por ndërkohë në një kohë ku secili mendon “o mete për vete”, duhet të fillojmë të mendojmë më shumë për veten. Më mirë pa parulla në vitrinë dhe më shumë mall pas xhamit.

Nëse dyqani ynë mbetet bosh, në tryezën e madhe gjeopolitike do të na përdorin si kusur.
Për mbyllje, vlen të vihet re se sot skena ku përplasen debatet, mospajtimet dhe kontradiktat e rendit të ri global është zhvendosur në Davos, në Zvicër. Një vend që nuk është as anëtar i Bashkimit Evropian dhe as i NATO-s, dhe që u bë anëtar i Kombeve të Bashkuara vetëm në vitin 2002.

Next Post
“PD, forcë që simbolizon njerëzit guximtarë”, mesazhi i Tabakut nga foltorja: Do çojmë deri në fund rrugëtimin e nisur

“PD, forcë që simbolizon njerëzit guximtarë”, mesazhi i Tabakut nga foltorja: Do çojmë deri në fund rrugëtimin e nisur

Comments 2

  1. Shevro Kanxha says:
    9 months ago

    Ke të drejtë Lutzi….
    Është njesoj si puna jote, shtetas shqiptar nga golloborda, me shtetësi bullgare e pasaportë Bullgare…..
    Apo e kam gabim Lutzi ?

    Reply
  2. Gano says:
    9 months ago

    Si gjithmonë, Ngele majmun pylli, i ramë n’Tiranë…
    Por, përseri majmun je o Lutfi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

October 8, 2026
Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

October 8, 2026
PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

October 8, 2026
U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

October 8, 2026
Përleshja e përgjakshme në burgun grek, dy shqiptarë mes të akuzuarve, zhvillime të reja nga hetimet

Përleshja e përgjakshme në burgun grek, dy shqiptarë mes të akuzuarve, zhvillime të reja nga hetimet

October 8, 2026
Gjendet një trup i dekompozuar në Mamurras, dyshohet se i përket një turisti francez

Gjendet një trup i dekompozuar në Mamurras, dyshohet se i përket një turisti francez

October 8, 2026
Deputetët e Berishës i bashkohen protestës para Kuvendit, vijojnë përplasjet me Policinë

Deputetët e Berishës i bashkohen protestës para Kuvendit, vijojnë përplasjet me Policinë

October 8, 2026
Kuvendi/ Balla i përgjigjet Berishës dhe Opozitës: Sa herë që Kosova ka nevojë për Shqipërinë, Saliu thërret sulm ndaj institucioneve demokratike!

LIVE! PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat për Hysenin. Balla: Nuk ndërhyjmë në punën e SPAK

October 8, 2026
Reforma territoriale, Sinaj ndryshon qëndrim dhe voton pro hartës së re në mbledhjen e grupit të PS

Reforma territoriale, Sinaj ndryshon qëndrim dhe voton pro hartës së re në mbledhjen e grupit të PS

October 8, 2026
Detajet nga mbledhja e socialistëve, Rama: Kush nuk voton Reformën Territoriale, le të ikë!

Detajet nga mbledhja e socialistëve, Rama: Kush nuk voton Reformën Territoriale, le të ikë!

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com