• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Po e mbillni Shqipërinë me minoritete”, LSI letër Ruçit kundër ligjit për pakicat

by A R
12/10/2017 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama, i ka bërë kërkesë kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, që të mos miratohet Projektligji “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare” në mënyrën se si është paraqitur.

Këtë kërkesë Luan Rama e ka publikuar në rrjetin e tij social “Facebook”, ku shkruan:

Mos e mbillni Shqipërinë

me minoritete!

Projektligji “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare” në mënyrën si është paraqitur, nuk duhet miratuar.

I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit!

Për shkak të problematikës që mbart, por edhe prej problemit që krijon ndër ne e për ne shqiptarët projektligji “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”, po ju drejtohem ju personalisht në cilësi të trefishtë:

a) si kryetar i Kuvendit;
b) si përfaqësuesi më i lartë socialist në hierarkinë e funksioneve drejtuese të shtetit;
c) si përfaqësuesi më konseguent i kohezionit dhe koherencës së sjelljes politike të partisë që bashkë e themeluam 26 vjet më parë;

i bindur që do të më kuptoni në gjithë sa do të them në vijim, pa asnjë interes tjetër, përveç interesit kombëtar e patriotik!

Projektligji “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare” në mënyrën se si na është paraqitur, nuk duhet miratuar!
Sepse ai bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
sepse ai bie ndesh me interesat kombëtare të shqiptarëve;
sepse ai bie ndesh edhe me Konventën Kuadër të Këshillit të Europës Për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare dhe gjithë komentarin që e shoqëron atë!

Shqetësimi im nuk ka lidhje me folklorizmin patriotik dhe as me nacionalizmat para-urbanë krejt të zakonshme në rajonin tonë!

Madje, nëse do t’i përmbahesha diskursit nacionalist modern, pashmangshmërisht e krejt natyrshëm do të shtroja pyetjen: a është Shqipëria një shtet multietnik dhe a janë shqiptarët popull shumicë shtetformues apo jo?

Projektligji që i është paraqitur Kuvendit nga qeveria nuk ka koherencë as me traditën ligjbërëse njëshekullore të Shqipërisë, e as me konceptet e standardet bashkëkohore në shkencën e së drejtës në terësi, e të së drejtës ndërkombëtare në veçanti.

Në emër të të ashtuquajturit “diskriminim pozitiv”, dhe që nuk është ndonjë çudi e re në parlamentarizmin shqiptar, projektligji na ofron nocione e koncepte që nuk pajtohen as me traditën dhe as me standardet e Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare të Këshillit të Europës!

Më e pakta që mund të them, ky është njē konformizëm servil ndaj sloganeve europiane, shenjë e një papërgjegjshmërie dhe injorance shtetërore të patolerueshme!

Deformimet janë aq të mëdha sa të shtyjnë të dyshosh se nuk jemi para një projekti juridik, por jemi para një projekti politik që nuk bën gjë tjetër, por sjell e synon të transferojë e implementojë në realitetin e sotëm shqiptar, problematikën e Jugosllavisë së djeshme!

Dëgjoni se çfarë shkruhet në pikën 2 të nenit 3 të projektligjit: “Në kuptim të këtij ligji, pakicat kombëtare në Republikën e Shqipërisë janë pakicat greke, maqedonase, vllahe/arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake, serbe” e me duket janë shtuar edhe ato bullgare!

Si ka mundësi që demonstrimi i injorancës të mbërrijë deri ketu sa të na ofrojë përmes ketij përcaktimi konfondime të disa kategorive që janë botërisht të pranuara?!

Sepse janë zhdukur kufinjtë midis pakicave kombëtare, bashkësive etnike, pakicave apo etniteteve kulturore, pakicave gjuhësore, popullsive bilinge dhe grupimeve të tjera me status historiko-tradicional të mjegullt.

Si është e mundur që ky projektligj nuk bën dallim midis atyre pakicave kombëtare që kanë territor kompakt dhe fqinjësi kufitare me popuj të tjerë dhe që janë pakica kombëtare, pra janë minoritete të qartë, me pakica të tjera pa territor kompakt, qoftë edhe fare të vogël, që në të gjithë botën konsiderohen si bashkësi etnokulturore dhe si rregull pakica kulturore.

E di që dikush do të më referojë menjëherë Konventën Kuadër të Këshillit të Europës Për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare. Atëherë me lejoni t’ju citoj fjalë për fjalë paragrafin e katërt të kësaj Konvente, ku thuhet shprehimisht: “Të angazhuar për të mbrojtur ekzistencën e pakicave kombëtare në territoret e tyre përkatëse”, (pra, vini re “… në territoret e tyre përkatëse – thotë Konventa!), ç’ka në thelb shpreh qartë kushtin e parë që duhet të plotësojë një bashkësi për t’u konsideruar pakicë kombëtare.

Si është e mundur që nuk bëhet dallimi i statusit të atyre pakicave që gjuhën shqipe e kanë gjuhë të huaj, prej pakicash të tjera, që flasin rregullisht dy gjuhë me të njejtën kompetencë gjuhësore, njerën në shtëpi e tjetrën në zyrë, në punë, në rrugë?!

Mbi çfarë kriteresh projektligji i qeverisë i cilëson me status të barabartë si pakicën kombëtare greke në Shqipëri fjala vjen, me komunitetin rom apo egjiptian, duke i cilësuar pakica kombëtare?!

Ku e kemi Zonën e Pakicës edhe referuar Konventës Kuadër të Këshillit të Europës, në rastin e bashkësisë rome, egjiptiane, vllehe, apo qoftë edhe asaj serbe e bullgare?!

Zonë e Pakicës do të thotë një territor kompakt dhe ne vijimësi të territorit të vendit prej nga vjen pakica, me kulturë historike, gjuhë e besim fetar të njejtë si përshembull në rastin e pakicës kombëtare greke, maqedonase ose malazeze në Shqipëri!

Po në rastin e romëve ku e kemi zonën pakicë? Ku e kemi territorin kompakt?! Po në rastin e vllehëve ku e kemi territorin kompakt të Zonës Pakicë?!
Që një bashkësi të quhet pakicë kombëtare, përveç territorit kompakt duhet që numerikisht të jetë shumicë relative brenda Zonës Pakicë apo brenda territorit të tyre përkatës siç e cilëson Konventa Kuadër e Këshillit të Europës, në raport me popullsinë tjetër!

Ku e kemi ketë shumicë relative në rastin e vllehëve, romëve, egjiptianëve, serbëve apo bullgarëve që qeveria me projektligjin e saj na i shpall pakica kombëtare?!

Ky Projektligj me deformime shkencore e historike, të dëmshme e në kundërshtim flagrant me realitetin faktik që ofron përbërja demografike e Republikës së Shqipërisë, paqyron ne fakt proceset dezintegruese në Ballkanin e dy dekadave të fundit, por që nuk kanë lidhje me Shqipërinë shtetërore.

Nëse do të zhduket hierarkia pakicë kombëtare – bashkësi etnike – pakicë etnokulturore – pakicë gjuhësore – popullsi dygjuhëshe, siç synon në fakt ky projektligj, ne marrim përsipër të kryejmë një fallsifikim të rëndë historik e shkencor, që do të krijojë artificialisht probleme të shumta ,që Shqipëria nuk i ka patur asnjëherë gjatë gjithë historisë së vet!

Përveç se fallsifikim, ky është edhe një provokim i rëndë mbi vlerat më të qenësishme të qytetërimit shqiptar, mbi vetë dimensionet e bashkëjetesës e harmonisë së shoqërisë shqiptare, duke stisur realitete të paqëna, përmes mbjelljes së Shqipërisë me pakica kombëtare inekzistente!

Pra, është lehtësisht e kuptueshme që nuk jemi para një projekti ligjor, por jemi para një projekti politik, i cili nëse miratohet me verbërinë e kartonave e nuk rrëzohet me logjikën e argumentave shkencorë e historikë, do t’i çelë udhën një censusi të ri, të projektuar djallëzisht për të ndryshuar realitetin e fotografuar prej censusit të vitit 2011, i realizuar nga ekspertë të Universitetit të Sorbonës, të Universitetit të Bolonjës dhe bashkëpunëtorë shqiptarë të kontraktuar nga BE.

Me nocionet apo përcaktimet e projektligjit të qeverisë, në një census të ri, struktura demoetnike e vendit do të jetë një kaos!

Sepse nuk mund të ketë të drejtë vetëdeklarimi për gjuhën dhe etninë. Gjuha dhe etnia janë të trashëgueshme! E drejta e vetëdeklarimit vlen vetëm për besimin fetar.

Projektligji “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë” ka ardhur në Kuvend me kaq shumë probleme e deformime edhe për një arsye tjetër:

Ai nuk i është nënshtruar një diskutimi të detajuar e transparent jo vetëm në mjedisin politik, por ajo që është më e rëndësishme, nuk ështē bërë objekt diskutimi e debati në mjedisin intelektual e shkencorë, me historianë, antropologë, etimologë, gjuhëtarë, njohës të së drejtës ndërkombëtare e kështu me rradhë!

Ne, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë jemi përpara një prove të madhe:

Jemi përballë provës së dinjitetit dhe integritetit tonë, në emër të të cilave ju ftoj të mos e votojmë këtë projektligj, por ta kthejmë atë e ta bëjmë objekt debati publik, politik, intelektual e shkencor!

Në këtë rast nuk vlen aksioma më mirë një ligj i keq se sa pa ligj fare!

Zoti Kryetar i Kuvendit!

Për të gjitha sa thashë më sipër, në të tria cilësitë për të cilat zgjodha t’ju drejtohem ju, udhëhiqeni Kuvendin të vendosë me dinjitet dhe integritet!

/b.d

Next Post
Partizani arrin fitoren e parë, mund Teutën në transfertë

Partizani arrin fitoren e parë, mund Teutën në transfertë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kovaçi: Bojkoti nis sot deri në plotësimin e kërkesave të studentëve

Kovaçi: Bojkoti nis sot deri në plotësimin e kërkesave të studentëve

October 21, 2026
VIDEO/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO)

“Na ke borxh”, kërcënuan 28-vjeçarin dhe i morën dy makina, arrestohet 34-vjeçari, në kërkim shoku i tij

October 21, 2026
Nga dënimi me gjobë te burgosja, Italia ashpërson ligjin pas trazirave! Franca zgjeron hartën e ‘shtetrrethimit’…

Nga dënimi me gjobë te burgosja, Italia ashpërson ligjin pas trazirave! Franca zgjeron hartën e ‘shtetrrethimit’…

October 21, 2026
Mbi 300 mijë viza të revokuara gjatë mandatit të dytë të Trump, DASH: Zero tolerancë për të huajt që shkelin ligjin

Mbi 300 mijë viza të revokuara gjatë mandatit të dytë të Trump, DASH: Zero tolerancë për të huajt që shkelin ligjin

October 21, 2026
Pse stjuardesat ju ngulin sytë sapo hipni në avion? Arsyeja do t’ju habisë…

Pse stjuardesat ju ngulin sytë sapo hipni në avion? Arsyeja do t’ju habisë…

October 21, 2026
VIDEO / “Çmendet” policia daneze, bashkë me protestuesit godet edhe gazetarët

VIDEO / “Çmendet” policia daneze, bashkë me protestuesit godet edhe gazetarët

October 21, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nga udhëheqës protestash, në majë të pushtetit

October 21, 2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Të gjithë të kënaqur me protestën!

October 21, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Surpriza në dashuri, para dhe ndryshime të mëdha! Horoskopi për sot nga Jorgo Pulla

October 21, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

“Rrebeshe shiu, por temperaturat janë të ngrohta”, si do të jetë moti në 5 ditët e ardhshme

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In