• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Po centralizojnë pushtetin, jo shërbimet për qytetarët”, Haxhinasto kundër draftit të PS për Reformën Territoriale

by E B
31/07/2026 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edmond Haxhinasto i Partisë së Lirisë tha të premten se publikimi i hartës së re territoriale nga Partia Socialiste i dha fund mundësisë që reforma të ndërtohej me konsensus mes palëve dhe me fokus përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. Sipas tij, gjatë punës së Komisionit për Reformën Administrative dhe Territoriale nuk u analizuan pasojat e reformës së vitit 2015 dhe as nuk u diskutuan kriteret mbi të cilat duhet të mbështetej një ndarje e re.

Në një postim në rrjete sociale ai argumenton se propozimi për uljen e numrit të bashkive synon centralizimin e funksioneve, shërbimeve dhe fondeve, ndërsa interesi i qytetarëve mbetet në plan të dytë. Sipas Haxhinastos, alternativa e opozitës me rreth 100 bashki është një model që afron shërbimet dhe forcon pushtetin vendor.

Reagimi

“Propozimi i PS, sinteze e deshtimit te qeverisjes dhe mentalitetit autokratik. Harta e ndarjes territorial e paraqitur nga PS i dha fund shpreses se te pakten kjo reforme do te behej ne menyre bipartizane dhe me nje qellim te qarte: pushteti vendor te shkonte me prane qytetarit per t’i ofruar sherbimet e tij. Ne fakt, sinjalet per kete perfundim, perfaqesuesit e PS i dhane te qarta qe ne fillim te punes se Komisionit per Reformen Administrative Territoriale, te cilet, ne vend qe te reflektonin mbi pasojat e reformes territorial te vitit 2014-2015, vecanerisht shpopullimin masiv te vendit, me 1 milion shqiptare qe kane marre rruget e botes, e paraqiten ate si nje sukses te madh, sukses te cilin e konfirmonte edhe “rezultati zgjedhor i vitit 2025”?! Absurditet i madh, por ja qe per te mbrojtur absurditetin, njeriu i shkrete perdor nje absurditet edhe me te madh.

Une jam i bindjes se edhe kur ke objektiva partiake per te zbatuar, procesi i nje reforme te rendesishme si ajo administrative territoriale, te pakten duhet te analizoje, shqyrtoje, debatoje e vleresoje disa koncepte baze qe qendrojne ne themel te funksionimit te te pushtetit vendor. Mes te tjerave, kapacitetet per sherbime dhe funksionet, financat dhe qendrueshmeria, distancat ne territor qe qendra ku merren sherbimet, tradita dhe unitariteti i njesise vendore, per te permendur disa. Ne fakt asgje e tille nuk u diskutua ne komision, te pakten si alternative zgjidhjeje. Gjate degjesave me perfaqesues vendore (perjashto perfaqesuesit e Bashkise Tirane qe nuk denjuan te paraqiten te degjesa), u konfirmuan disa koncepte baze si ai se madhesia e bashkise nuk eshte e rendesishme, dhe nuk ka lidhje me performance e suksesshme te saj, si dhe se faktori kryesor eshte ai njerezor, perkushtimi dhe aftesia e tij per te sherbyer.

Nderkohe, propozimi i PS per me pak bashki, per perqendrim te funksioneve, sherbimeve dhe buxheteve (lexo: “parave”) zhvillohet ne kontekstin kur disa nga sherbimet e pushtetit vendor, si furnizimi me uje, trajtimi i mbejtjeve urbane, zhvillimi i territorit jane perqendruar edhe ato, ne drejtim te kundert nga sa beri reforma e 2014-2015, sepse qellimi i qeverisjes nuk ka qene rritja e kapaciteteve njerezore per te ofruar sherbime me te mira, por mbushja e personelit bashkiak me patronazhiste, si dhe perqendrimi dhe manaxhimi i investimeve/parave ne pak duar. Problem i madh ky jo vetem i pushtetit vendor, por i gjithe struktures qeverisese. Jo me kot, nder detyrat qe i kane vene mazhorances partneret evropiane eshte decentralizimi i funksioneve te shume agjensive (26 prej tyre) te cilat jane nen “sqetullën” e kryeministrit.

Keto ne fakt jane edhe dy objektivat e propozimit te fundit te PS: qellimi elektoral, i krijimi i njesive te medha me bashkime bashkish i japin avantazh zgjedhor PS; si dhe perqendrimi ne pak duar “te sigurta” i parave per investime. Asnje ndjeshmeri per qytetarin, distancat dhe kohen qe ai duhet te pershkoje deri ne qendren bashkiake, ndonese ne shumicen e bashkive, kemi 4 fishin se kohes qe i duhet nje banori ne vendet e BE qe shkoje ne qendren e bashkise.

Pa asnje dyshim, propozimi PS-ist per shkrirjen e disa bashkive dhe zvogelimin e numrit te tyre, eshte produkt i mentalitetit autokratik se nuk ka rendesi se cfare duan qytetaret, nuk ka rendesi cilesia e sherbimi i ofrohet qytetarit, por se cfare makinacionesh mund te shpiken per te fituar zgjedhjet. Dhe sigurisht, mazhoranca akoma i ka formalisht votat per te miratuar cdo ligj dhe çdo makinacion.”

Next Post
Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës në provën e sezonit, mbi 1 milion kalime në kufi!

Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës në provën e sezonit, mbi 1 milion kalime në kufi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In