Doktorët ia kanë prerë pothuajse gjysmën e penisit një djaloshit 10-vjeçar, pasi operacioni për ta bërë atë synet kishte shkuar keq.
Djaloshi, emri i të cilit nuk është publikuar, u dërgua në një spital në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur, pas katastrofës që i ndodhi në një klinikë në rrethinën e Taman Cheras Utama.
Nuk dihet saktësisht se si kishte ndodhur aksidenti, por duket sikur kirurgut i ka rrëshqitur aksidentalisht bisturia gjatë operacionit më 20 dhjetor të këtij viti.
Babai i djaloshit ka thënë për gazetën “Star” të Malajzisë se penisi i të birit është në gjendje të tmerrshme.
Express/d.i.