• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PNUD/ 30-vite në Shqipëri, Rama: Milingonë që bën punën e një elefanti. Na është dashur të mësojmë si fëmijët abetaren!

by Java News
20/10/2021 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën në ceremoninë e 30-vjetorit të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (PNUD).

Rama solli në kujtesë kontributin e organizatës dhe programit të zhvillimit nga vitet e para të pluralizmit, 97-ta, dhe ndërhyrjet në lumin e Lanës pas viteve 2000. Rama tha se përmes PNUD-it kemi mësuar demokracinë ashtu si fëmijët abetaren.

“Më kanë bërë një fjalim shumë të gjatë. Do mundohem të flas në mënyrë sa më të përmbledhur gjë që nuk më vjen lehtë pas fjalës së ambasadores suedeze. Shqipëria hyri në OKB në dhjetor të 1945 por u gjetën 36 vjet që Shqipëria të hynte në një marrëdhënie domethënëse me organizatën e OKB-së përmes programit për zhvillim dhe UNDP-në. Atë kohë qëllimi i vetëm i UNDP ishte ti jepte sat ë mundej oksigjen vendit në një moment ndryshimi që bashkë me lirinë kishte sjellë një mal me sfida dhe vështirësi. Është e paimagjinushme që në harkun e një jete të kemi pasur fatin të shohim dy botë kaq të ndryshme, botën e të shkuarës kur edhe pse ishim anëtarë të OKB-së nuk kishim asnjë marrëdhënie me programin për zhvillim, dhe botën e sotme dhe të ardhme kur ne jemi anëtarë jo të përhershëm të KS të OKB”, tha Rama.

“Janë shumë gjërat që janë bërë në 30 vite nga ky bashkëpunim. Ajo që të bën përshtypje kur shikon listën, është fakti që programi ka qenë i pranishëm në gjithë momentet kritike, kyçe, të këtij procesi të jashtëzakonshëm të transformimit të vendit nga diktaturë e mbyllur në një demokraci në ndërtim dhe sipër.

Programi ka qenë i pranishëm në momentin e trazirave të vitit 1997, kur u pilotua nisma e armëve në këmbim të zhvillimit. Ka qenë i pranishëm në periudhën e kthesës historike të Tiranës, ku pas 11-vjeçari kaosi dhe deformimi urban të paimagjinushëm, dhe i mungesës së ligjit e rregullit, u futëm në një rrugë të re duke u përpjekur të rikthejmë qytetin te njerëzit, tu japim sensin e hapësirës publike si një hapësirë e ndërmjetme mes pronave private të njerëzve. Kemi pasur mundësinë të punojmë me një organizatë që më shumë se paratë ka dijen dhe transferimin e dijeve.

Na është dashur që këto gjëra ti mësojmë si fëmijët abetaren, rast pas rasti. Një shoqëri e tërë është dashur të hyjë në një kurs kundër analfabetizmin në raport me demokracinë dhe jo me letërsinë. Programi ka qenë i pranishëm nga reforma territorial deri te reforma e drejtësisë. Ka qenë i pranishëm kur na është dashur të përballemi me çështjen e përmbytjeve. Programi është një milingonë në raport me elefantët e mëdhenj që kemi të pranishëm. Si një milingonë arrin të bëjë të mundur një sasi pune të paimagjinueshme për përmasat që ka. Nuk e di çfarë do të kishte bërë po të kishte pasur mundësinë e elefantëve”, shtoi kreu i qeverisë./m.j

Next Post
Një qurrash si Luli Basha!

Amendamentet e juristit Basha, nga rikthimi i “trenit”, te bashkitë “katunare”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

“Dorëheqja? Mbase vjen momenti ta shpjegoj”/ Rama flet për protestat: Një “ushtri” profilesh false nxit narrativa

September 11, 2026
Grup pune për verifikimin e shkaqeve të zjarrit në pallatin në Tiranë, Sula: Kontrolle nëse sistemet e sigurisë kanë qenë funksionale ose jo

Inspektorët me kamera inteligjente, Sula: Kontrollet do të përcaktohen nga sistemi i ri, qytetarët të denoncojnë

September 11, 2026
E rëndë në Patos, elektricisti humb jetën teksa punonte në shtyllë

E rëndë në Patos, elektricisti humb jetën teksa punonte në shtyllë

September 11, 2026
Rama: Është një eksperiment social dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë!

“Kam qenë rebel, por jo i bullizuar”, rrëfimi i Ramës: Në jetë më kanë dhunuar vetëm dy herë, më lanë për të vdekur

September 11, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

A ka OSBE/ODIHR në Amerikë?

September 11, 2026
Arrestohet murgu, përvetësoi miliona nga manastiri: U filmua duke kryer marrëdhënie seksuale

Arrestohet murgu, përvetësoi miliona nga manastiri: U filmua duke kryer marrëdhënie seksuale

September 11, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Copa pushtetesh, secili për vete, Zoti për të gjithë!

September 11, 2026
Plagosje në një pikë kolaudimi në Durrës, ja informacionet paraprake

Plagosje në një pikë kolaudimi në Durrës, ja informacionet paraprake

September 11, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

September 11, 2026
Hita takim me strukturat e policisë në Korçë! Porosi goditja e grupeve kriminale

Hita takim me strukturat e policisë në Korçë! Porosi goditja e grupeve kriminale

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com