• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Plumbi i Artë”, Gjykata urdhëron Prokurorinë të dorëzojë deklarimet e Erjon Alibej

by E S
01/07/2025 14:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në procesin penal “Plumbi i Artë”, ku bashkëpunëtorë të drejtësisë janë Nuredin Dumani, Erjon Alibej dhe Skerdi Tase, seanca gjyqësore e radhës u shoqërua me debate të forta mes palëve lidhur me vendosjen në dispozicion të gjykatës dhe mbrojtjes të disa akteve hetimore.

Në fokus të debatit ishin 6 akte që përmbajnë dëshmi të dhëna nga i pandehuri Erjon Alibej para prokurorëve gjatë hetimeve. Avokatët kërkuan që këto materiale të administrohen të plota në gjykim, ndërsa prokuroria argumentoi se aktet ndodhen në dosje dhe nuk ka vend për të diskutuar statusin e bashkëpunëtorit.

Prokurorja Doloreza Musabelliu tha: “Këto janë provat që kemi sjellë në gjykatë. Sa i takon marrëveshjes, ne e kemi në dosje. Nuk mund të vihet në diskutim statusi i bashkëpunëtorit. Më 29 qershor 2023 është lidhur marrëveshja. Vetëm organi që ia heq statusin është vetëm Organi i Akuzës.”

Nga ana tjetër, avokati Aldo Shkëmbi replikoi: “Ne jemi në gjykim të zakonshëm. Kërkesa jonë ka bazë ligjore. Nuk mund të na thuhet se sjellim çfarë të duam.”

Prokurori Behar Dibra reagoi ndaj kërkesës së mbrojtjes duke deklaruar: “Këto janë kërkesa të përsëritura. Kur morëm në pyetje Erjon Alibej, nuk u parashtrua kërkesa. Pyetjet duhet të bëhen mbi ato çfarë ka dhënë në seancë.”

Gjatë seancës, ndërhynë edhe të tjerë përfaqësues të palëve.

Avokati Henrik Ligori tha: “Ne duhet të kemi të plota deklarimet që ka edhe prokurori. Kjo është e pandershme. Nëse ka deklarime, ato do të duhej t’i kenë edhe palët në dispozicion.”

Avokati Përparim Kollulli shtoi: “Nëse përmendet emri i klientit tim, unë dua të njihem me to.”

Ndërsa Xhuljan Hoxha theksoi: “Nëse jemi për të vërtetën, duhet të jemi për të vërtetën dhe jo për trillime.”

Në përfundim të diskutimeve, Gjykata e Posaçme vendosi të urdhërojë Prokurorinë që të vendosë në dispozicion të palëve deklarimet e dhëna nga Erjon Alibej gjatë vitit 2022.

Seancat për çështjen “Plumbi i Artë” pritet të vijojnë me administrimin e provave dhe dëgjimin e dëshmitarëve.

Next Post
Trump futet edhe në botën e kozmetikës, hedh në treg parfumin e rij “Victory 45-47”

Trump futet edhe në botën e kozmetikës, hedh në treg parfumin e rij “Victory 45-47”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Andrew kundërshton në gjykatë kontrollet e policisë pas arrestimit për çështjen Epstein

Andrew kundërshton në gjykatë kontrollet e policisë pas arrestimit për çështjen Epstein

October 5, 2026
Braçe dhe Sinaj kundër hartës së re territoriale, debate në Grupin Parlamentar të PS

Braçe dhe Sinaj kundër hartës së re territoriale, debate në Grupin Parlamentar të PS

October 5, 2026
Zgjerimi i Bashkimit Europian në kohë lufte dhe pasigurie

Zgjerimi i Bashkimit Europian në kohë lufte dhe pasigurie

October 5, 2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Miku gjerman që erdhi t’u diktonte shqiptarëve demokracinë tjetër

October 5, 2026
Krishtlindjet, Begaj nga Katedralja Ngjallja e Krishtit: Kjo ditë duhet të na bëjë të duam më shumë njëri-tjetrin! Të ndihmojmë më të dobëtit!

Begaj mesazh magjistratëve të rinj: Profesioni kërkon integritet dhe përgjegjësi!

October 5, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Shkolla e Magjistraturës, Sadushi: Pavarësia e gjyqtarit nuk është privilegj, por garanci e qytetarit

October 5, 2026
Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni kanë nisur të flasin se e kanë kuptuar se Rama i ka shitur

Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni kanë nisur të flasin se e kanë kuptuar se Rama i ka shitur

October 5, 2026
SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Aeroportin e Vlorës

SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Aeroportin e Vlorës

October 5, 2026
Berisha në SPAK: I thashë Dumani se është Altin Gjoka Troplini Hajri! Armik i pluralizmit dhe…

Berisha në SPAK: I thashë Dumani se është Altin Gjoka Troplini Hajri! Armik i pluralizmit dhe…

October 5, 2026
“Shtojmë zyrat e Ndihmës Juridike”, Gogu: Drejtësia duhet të matet me rezultatin që merr qytetari

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Lufta kundër korrupsionit mbetet e panegociueshme

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com