• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plumbat tek Topi, topat me predha që do të shpërthejnë nesër për gjithkënd

by Lorenc Vangjeli
27/03/2023 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Nga disa dhjetra plumba kallashnikovi që ishin drejtuar drejt fasadës së Top Channel-it, njëri i la takimin fatal trupit të një njeriu duke derdhur jetën nga plaga e tij. Plumbi takoi një qytetar krejt të pafajshëm. Pal Kola, 60 vjeç, punonjës sigurie pranë televizionit, Iku nga kjo botë përpara se të mbërrinte në spital. Pa pasur kohë që të kuptonte ndoshta, se jeta e tij krejt e zakonshme dhe e padukshme, do të drithëronte vendin me vdekjen e tij. Pak Kola ishte një shqiptar normal, një luftëtar i përditshëm anonim i luftës së përditshme për mbijetesë, viktimë fatkeqe e një halli të cilit nuk i përkiste. Komandoja terroriste mund të kishte shkaktuar madje edhe një masakër të vërtetë, por vetëm fati dhe pak çaste distancë, shpëtuan jetën e shumë gazetarëve dhe punonjësve të tjerë që sapo ishin larguar nga vendi i tyre i punës.

Krimi i përbuzshëm i pas mesnatës së të dielës është shumëfish më i rëndë kur bëhen bashkë detajet ngjethëse që e shoqërojnë dhe që ngjajnë frikshmërisht me një tjetër krim të kryer pak ditë më parë në Don Bosko, kur një moshatare e tij, punonjëse në një lokal, u gjend gjithashtu në vijën e zjarrit, mes atentatorëve dhe shënjeshtrave të tyre.

Të paktën tre terroristë nga akti, por banditë amatorë nga aftësia, me të tjerë bashkëpunëtorë që kanë mbetur në hije, u shtynë nga një urrejtje e madhe për të qëlluar mbi një nga simbolet më të spikatur të medias moderne shqiptare. Për motivet e tyre vetëm mund të hamendësohet, siç mund të supozohet edhe se ata janë vetëm gishti në armën që e ka mbushur dikush tjetër. Ata dikushër të cilët zakonisht e kanë kartën e kreditit më të madhe sesa këllqet dhe që ju rëndon me shumë portofoli në zhepin e pasëm sesa biblioteka vetjake në shtëpi. Pikërisht ata njerëz që kanë shkaktuar ndotjen globale të botës së vogël shqiptare me urrejtjen e tyre që nuk gjen mur për t’u përplasur e për t’u kthyer mbrapsht.

Për ironi të fatit, makinën e tyre Range Rover, që me gjasë mund të kushtonte më shumë sesa banesa e varfër e Palit, banditët e dogjën siç dikton katalogu i krimeve të këtij lloji. Siç kanë bërë të tjerë përpara tyre dhe siç do të vazhdojnë të bëjnë të tjerë pas tyre.

Të gjitha këto rrethana e bëjnë edhe më ngjethës krimin, njëlloj radiografie të një Shqipërie tjetër që tmerron me agresivitetin dhe arrogancën e forcës së saj të verbër, të pandalshme nga asnjë.

Plumbat brenda Top Channel-it shenjuan në mënyrë ngjethëse edhe atë kufi shpesh të padukshëm mes të qenit lajm në vetvete dhe raportues i lajmit. Mes gjetjes së personazheve që dalin në ekran dhe daljen në ekran si objekt e shënjestër krimi. Mes të qenit subjekt raportimi dhe shndërrimit në subjekt që raportohet. Solidariteti i plotë dhe empatia pafund për ekranin e Top Channel-it është vetëm një gjest minimal e fillestar sepse vetratat e tij, në të njëjtat kushte, mund të jenë dritaret e shtëpisë së kujtdo dhe në mes të tyre dhe plumbave, mund të jetë jeta e cilitdo qytetari.

Plumbat tek Topi janë paralajmërimi më ngjethës se nesër topa me predha urrejtjeje mund të shënjestrojnë gjithkënd dhe se gjithkush mund të jetë viktima e rradhës. E shkuara ka njohur djegie që kanë dashur të kthejnë kohën pas si zjarri i pushtetit të asaj kohe tek Koha Jonë, ka tentuar të kthejë në temë të kronikës së zezë TemA-n, për hir të urrejtjes ndaj botuesit të saj, ka shënjuar emrin e dhjetra gazetarëve të ndjekur penalisht, të kërcënuar e rrahur, sot biznese me media dhe media si biznes qw godet e goditet, por kësaj rradhe krimi ka kapur një tjetër kulm. Media që është në krizë identiteti tashmë duhet të llogarisë edhe armiq të rinj e të panjohur.

Banditët e natës janë ende anonimë. Ndoshta ata do të identifikohen, do të ndalohen dhe do të ndëshkohen nga ligji. Edhe nëse nuk ndodh kështu, pavarësisht se cilët janë ata, një gjë është e sigurt. Kush e ka krimin profesion, nuk arrin kurrë të dalë në pension! Pothuajse kurrë nuk arrin në moshën e Palit dhe me siguri, kurrë nuk do të arrijë të bëhet gjysh. Ky është fati ndërkombëtarisht i ngjashëm i këtij soji, dhe pse ky është një ngushëllim i pamjaftueshëm për të besuar se mund t’i shpëtosh drejtësisë njerëzore, por Perëndia ka mënyra të pafundme për të ndëshkuar. Pritja e Perëndisë nuk mjafton në këtë rast. Nevojitet urgjencë maksimale e çdo faktori ligjzbatues në vend që ky krim të gjejë ndëshkim shembullor.

Ka shumë arsye që mbushen armët fatale që qëlluan Top Channel-in dhe vranë Pal Kolën. Një prej tyre është edhe fakti që shoqëria e depresuar shqiptare, nën stres dhe tension, është detyruar të pranojë si luftë të saj, luftën e përditshme të një grushti njerëzish. Sa kohë që ata do të militarizojnë dhe armatosin politikën, shqiptarët e thjeshtë do të mbeten në mes të udhëtimeve fatale të plumbave. Shumë prej qytetarëve shqiptarë i janë dorëzuar këtij fataliteti, sa kohë që masivisht, statusin e suksesit e lidhin vetëm me pasurinë, sa kohë që varfërinë e konsiderojnë si krimin më të pafalshëm dhe si Perëndi njohin vetëm paranë dhe njerëzit që i çojnë drejt saj.

Next Post
Dosjet/ Lustracion “vetëm për Metën”: Nisma ligjore “Alibeaj” s’prek Berishën, përjashton ish-sekretarët e PPSH që…!

Shanse zero për opozitën më 14 maj, ‘motori’ e lë në ‘maloren’ e parë

Comments 1

  1. Fillime Kuliçaj says:
    3 years ago

    Shumë preçiz, sidomos me ….” Kush e ka krimin profesion, nuk arrin kurrë të dalë në pension”… dhe përveç Sali Berishes e Ilir Metajt, nuk i takojnë kërkujt tjeter.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

May 6, 2026
“Për çfarë i duhet vula Berishës?”, Bejko: Apeli nuk ktheu përgjigje se cili nga dy kuvendet ishte i ligjshëm

Bejko: Berisha i paligjshëm në krye të PD! Salianji e mund në një pjesë të mirë të territorit

May 6, 2026
Raporti: Studentët shqiptarë po largohen për studime jashtë me ritmin më të lartë në rajon

Raporti: Studentët shqiptarë po largohen për studime jashtë me ritmin më të lartë në rajon

May 6, 2026
Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

May 6, 2026
Nafta në rënie, tregjet reagojnë ndaj sinjaleve të Trumpit për paqe me Iranin

Nafta në rënie, tregjet reagojnë ndaj sinjaleve të Trumpit për paqe me Iranin

May 6, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Është mbushur kupa, reagimi i Strasburgut ngriti alarmin për paraburgimet

May 6, 2026
Shtyhet për në 20 korrik vendimi përfundimtar për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Shtyhet për në 20 korrik vendimi përfundimtar për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

May 6, 2026
Ishte nisur nga Shqipëria drejt Ukrainës, fundoset anija në brigjet greke

Ishte nisur nga Shqipëria drejt Ukrainës, fundoset anija në brigjet greke

May 6, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Vendimi i Gjykatës së Lartë për paraburgimin – një evolucion i vonuar, por i domosdoshëm

May 6, 2026
Studentja e Policisë dhe vëllai i saj terrorizojnë banorët, Arapaj ngrihet në protestë

Studentja e Policisë dhe vëllai i saj terrorizojnë banorët, Arapaj ngrihet në protestë

May 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In