• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plotësohet ‘ëndrra me sy hapur’ e studentëve, Rama: Fermë brenda UB, i siguroni vetë të ardhurat

by Java News
15/03/2019 10:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë, Universiteti Bujqësor i Tiranës do të ketë fermën e vet didaktike në shërbim të studentëve dhe pedagogëve. Me vendim të qeverisë është kaluar një fond prej 1 milion euro në dispozicion të këtij projekti me një sipërfaqe prej 135 hektarë. Në një takim me studentë dhe drejtues të Universitetit Bujqësor, kryeministri Edi Rama tha se ndërtimi i fermës do të realizohet në bazë të partneritetit qeveri-universitete, në kuadër të angazhimeve për Paktin për Universitetin. Përmes kësaj ferme, do të sigurohen të ardhura për vetë universitetin – tha kryeministri Edi Rama.

“Mund të ndërtohet dhe besoj që do ta ndërtojmë edhe një model të agroturizmit, që mund të ofrojë gjithë kapacitetet akomoduese dhe mundësitë për të mbajtur vizitorët më shumë sesa pak orë në atë territor. Një makineri fitimprurëse për universitetit. Para që investohen në fermën didaktike, për procesin mësimor, për laboratorët e kështy me radhë.

Kemi domosdoshmërinë që ta vëmë këtë potencial edhe në funksion të mësimit më cilësor të studentëve. Ky universitet ishte një qendër ekselentë me reputacion ndërkombëtar për kërkimin shkencor. Sot është në një periudhë traumatike, ku edhe biblioketës iu vu zjarri. Për shkak të nevojës për të marrë mbrapsh pronat e humbura padrejtësisht. Dhe u desh kalonin thuajse 3 dekada për çlirimin e territorit të  Universitetit. Ne kemi diskutuar me rektorin që në takimin e parë masterplanin dhe gjërat morën rrjedhjën e duhur falë protestës. Duke dëgjuar njëri tjetrin mund të bëjmë gjëra që siç u shtynë 30 vjet mund të ishin shtyrë edhe 30 vjet të tjera.

Ajo që po diskutoja me rektorin është kjo që univeristetit bujqësor i takon, të krijojë edhe një model me të tjerët. Ku përfshihen pedagogë dhe studentët më të mirë dhe një terren që shërben si destinacion për praktikat mësimore dhe të gjitha proceset eksperimentale. Unë besoj që ky territor të përfshihet në listën e atraksioneve turistike të Tiranës, duke u shmdërruar në një zonë tërheqëse për vizitorët nga jashtë. Kjo nuk është një ëndërr sy mbyllur. Është një ëndërr me sy hapur”, tha Rama.

Projekti përfshin ngritjen e infrastrukturës didaktike trajnuese dhe demonstruese, sistemimin e tokës dhe reahabilitimin e sistemit të ujitjes, rritjen e mekanizimit, mbarështimin e kafshëve dhe krijimin e koleksioneve të bimëve. Ajo do të shërbejë gjithashtu si një qendër kërkimore për pedagogët, për praktikat mësimore të studentëve dhe për trajnimin e specialistëve të bujqësisë. Do të jetë gjithashtu edhe një atraksion për turistët, sidomos pjesa e kopshtit zoologjik me kafshët e buta.

Vendimi për ngritjen e fermës vjen pas punësimit të rreth 370 studentëve ekselentë në administratën publike, 31 prej tyre janë punësuar në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

/a.meta

Next Post
Sot 10 vite nga tragjedia e Gërdecit

FAKSIMILE/ Dëshmia e sekretares së Aldo Bumçit, që tregonte se kush qëndronte pas Gërdecit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shisnin lëndë narkotike të ndara në doza, arrestohen 2 persona, procedohet një tjetër

February 3, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Uniforma e huaj

February 3, 2026
Ndalohet një person në burgun e Fierit, tentoi të fuste drogë brenda

Ndalohet një person në burgun e Fierit, tentoi të fuste drogë brenda

February 3, 2026
Kushtetuesja sërish pa vendim për “Ballukun”, shtyhet çështja

Kushtetuesja sërish pa vendim për “Ballukun”, shtyhet çështja

February 3, 2026
Matura Shtetërore zhvillon sot provimin e fundit

Ministria e Arsimit publikon datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë

February 3, 2026
Cilët janë gjeneralët e ‘zhdukur’ të Kinës

Cilët janë gjeneralët e ‘zhdukur’ të Kinës

February 3, 2026
Moti i keq, Rama porosi deputetëve: Shkoni pranë njerëzve edhe pasi momenti i vështirë të jetë kapërcyer

Revista franceze shkruan për Shqipërinë, Rama: Në 5 vite rritëm me 80% numrin e vizitorëve të huaj

February 3, 2026
Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

February 3, 2026
“Jam e nderuar…”, Diella vlerësohet me çmimin prestigjioz në Samitin e Qeverive Botërore

“Jam e nderuar…”, Diella vlerësohet me çmimin prestigjioz në Samitin e Qeverive Botërore

February 3, 2026
Prej javësh pa ujë të pijshëm, banorët e Maliqit në protestë: Ky që kemi na rrezikon fëmijët

Prej javësh pa ujë të pijshëm, banorët e Maliqit në protestë: Ky që kemi na rrezikon fëmijët

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In