• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Plotësimi i vendeve vakante/ Gjykata e Lartë rihap procedurën e aplikimit për anëtar në ‘Kushtetuese’

by Java News
31/01/2022 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Lartë ka rihapur procedurën e aplikimit për anëtar në Gjykatën Kushtetuese, në vijim të plotësimit të vendeve vakante.

Me anë të një njoftimi për mediat, Gjykata e Lartë rishpall thirrjen për plotësimin e vendit vakant të krijuar nga mbarimi i mandatit të gjyqtarit Gjykatës Kushtetuese, për pjesën e mbetur të mandatit 9 vjeçar, që përfundon në muajin mars 2025.

Afati i pranimit të kërkesave të kandidatëve është 30 ditë nga data e publikimit të njoftimit. Gjithashtu Gjykata e Lartë ka renditur dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët.

Njoftimi i Gjykatës së Lartë:

Bazuar në nenin 125, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, që përcakton kompetencën e Gjykatës së Lartë për zgjedhjen e tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në nenin 7/ç, pika 1 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe në nenin 26, pika 2 të ligjit nr. 98/2018 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, kryetari i Gjykatës së Lartë, pas njoftimit të vendit vakant nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, shpall hapjen e procedurës së aplikimit në mjetet e informimit publik dhe në faqen zyrtare të internetit.

Referuar njoftimeve të shpallura tashmë nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese për 3 vendet vakante, në datë 09.01.2017: 27.09.2018 dhe 14.02.2019, kryetari i Gjykatës së Lartë ka bërë shpalljen publike për plotësimin e tyre, përkatësisht në datat 16.01.2017: 21.11.2018: 19.04.2019. Në tri thirrjet e para ka rezultuar një numër i pamjaftueshëm i kandidatëve. Kjo situatë është bërë shkak për moszhvillimin e procedurave të mëtejshme nga ana e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me qëllim plotësimin e vendeve vakante të gjyqtarëve kushtetues nga Gjykata e Lartë. E njëjta situatë është krijuar edhe për 1 nga vendet vakante, të shpallur në thirrjen e katërt, në datë 03.06.2021, konkretisht për znj. Vitore Tusha, mandati i së cilës ka përfunduar.

Me shkresën nr. 286. prot, datë 23.12.2021, kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi i është drejtuar kryetarit të Gjykatës së Lartë, me të cilën e ka vënë në dijeni se, “në respektim të parimit të konkurrencës së përzgjedhjes së më të mirit”, është detyruar të pezullojë ecurinë e procesit për këtë vend vakant. Mbi këtë situatë të krijuar, kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, referuar vendimit nr. 31, datë 22.12.2021, i ka kërkuar Gjykatës së Lartë, si organ emërtesë që të vlerësojë sipas ligjit “rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave në vendin vakant të gjyqtares Vitore Tusha”.

Në kushte të tilla, kryetari i Gjykatës së Lartë rishpall thirrjen për plotësimin e vendit vakant të krijuar nga mbarimi i mandatit të gjyqtarit Gjykatës Kushtetuese, për pjesën e mbetur të mandatit 9 vjeçar, që përfundon në muajin mars 2025. Afati i pranimit të kërkesave të kandidatëve është 30 ditë nga data e publikimit të njoftimit. Pas përfundimit të këtij afati, Gjykata e Lartë i përcjell Këshillit të Emërimeve në Drejtësi  dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të tyre në Gjykatën Kushtetuese.

Kandidatët që konkurrojnë për mandatin e gjyqtarit kushtetues të zgjedhur nga Gjykata e Lartë duhet të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm që vërteton plotësimin e kushteve dhe kritereve që parashikon neni 7/a i ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, i ndryshuar, si vijon:

  1. Gjyqtari i Gjykatës Kushtuese mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte:
  2. a) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. b) të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë
  4. c) të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit;

ç) të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale;

  1. d) të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  1. dh) të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij, sipas ligjit.
  1. Kandidati që përmbush kushtet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni, duhet të plotësojë edhe këto kritere:
  1. a) të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, jurist i nivelit të lartë në administratën publike;
  1. b) të ketë një veprimtari të njohur në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose sfera të tjera të së drejtës;
  1. c) të jetë vlerësuar për aftësitë profesionale dhe integritetin etik e moral.
  2. Plotësimi i kritereve të mësipërme vlerësohet në bazë të:
  3. a) vjetërsisë në profesion;
  4. b) përvojës së veçantë të kandidatit në një fushë të caktuar të së drejtës, ose këshilltar ligjor i Gjykatës Kushtetuese a Gjykatës së Lartë;
  5. c) kualifikimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në një fushë tjetër të së drejtës;
  6. ç) treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike;
  7. d) ecurisë gjatë kryerjes së arsimit të lartë juridik, me një mesatare notash jo më pak se 8 ose të barasvlershme me të, nëse arsimi i lartë është përfunduar jashtë vendit ose vlerësimit përfundimtar në Shkollën e Magjistraturës;
  8. dh) informacioneve të marra nga institucione të tjera publike. Lista e kandiatëve do të bëhet publike në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, me qëllim që institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile me veprimtari në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ose të krijuara për mbrojtjen e interesave të përdoruesve të sistemit të drejtësisë t’u jepet mundësia të paraqesin pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi opinionet e tyre në lidhje me kandidaturat.

 

g.kosovari

Next Post
Debati në FSHF / Fidel Ylli: Duka të japë dorëheqjen, futbolli ka nevojë për ndryshim rrënjësor

Fidel Ylli thirrje Dukës: Mos u fshih si struci, ke futur dorën te paratë e FIFA-s! Vendosu në dispozicion të prokurorisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

April 3, 2026
Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

April 3, 2026
Popullsia e Shqipërisë në 2025 ra me ritmet më të larta në rajon

Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues për një udhëtim pranveror në Evropë

April 3, 2026
Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

April 3, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

April 3, 2026
Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

April 3, 2026
Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

April 3, 2026
Sjellja e SPAK ndaj Veliajt: Përhapja e akuzës në media përpara se i akuzuari të njihet zyrtarisht, cenon thellë besimin e publikut te drejtësia

Nis seanca e katërt e gjyqit në themel ndaj Veliajt. Në 13:00, përballja me Prokurorin Dado në Administrative

April 3, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Në kërkim për lëndë narkotike dhe armë pa leje, arrestohet 33-vjeçari

April 3, 2026
Gogu takohet me kreun e SPAK: Bashkëpunim për ligjin, kapacitetet dhe forcimin e shtetit të së drejtës

Gogu takohet me kreun e SPAK: Bashkëpunim për ligjin, kapacitetet dhe forcimin e shtetit të së drejtës

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In