• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Plot 20 vite për ndërtimin e ushtrisë afgane, por u shkërmoq kaq shpejt?!

by Java News
14/08/2021 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga New York Times

Talebanët kanë marrë nën kontroll më shumë 15 qytete- sulm që filloi në maj, duke shkatërruar kështu forcat mbrojtëse afgane. Të premten, zyrtarët konfirmuan se ndër zonat që tashmë janë nën kontrollin e talebanëve përfshinin dy nga qytetet më të rëndësishme të vendit: Kandahar dhe Herat.

Ky shpërthim vjen pavarësisht se Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar më shumë se 83 miliardë dollarë armë, pajisje dhe trajnime në forcat e sigurisë të vendit gjatë dy dekadave. Ndërtimi i aparatit të sigurisë afgane ishte një nga pjesët kryesore të strategjisë së administratës Obama. Ai kërkoi të gjente një mënyrë për të forcuar sigurinë në vend  dhe për t’u larguar rreth një dekadë më parë.

Këto përpjekje prodhuan një ushtri të modeluar në imazhin e ushtrisë amerikane, një institucion që supozohej të mbijetonte. Por ka të ngjarë të zhduket para se Shtetet e Bashkuara të tërheqin trupat amerikane, raporton abcnews.al

Ndërsa e ardhmja e Afganistanit duket  më e pasigurt se kurrë, një gjë është e qartë: Përpjekja 20-vjeçare e Shteteve të Bashkuara për të rindërtuar ushtrinë e Afganistanit në një forcë të fuqishme dhe të pavarur luftarake ka dështuar, dhe ai dështim po shfaqet tani ndërsa talebanët po marrin në kontroll vendin.

Se si ushtria afgane u shpërbë për herë të parë kjo u bë e qartë jo javën e kaluar por muaj më parë në një sërë humbjesh që filluan edhe para njoftimit të Presidentit Joe Biden se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqeshin deri më 11 shtator.

Lufta nisi në zonat rurale ku ushtarët dhe njësitë policore të uritur dhe me shumë pak municion, të rrethuar nga luftëtarët talebanë, u dorëzuan. Por edhe përpara se të dorëzoheshin situata ishte e njëjtë: Nuk kishin mbështetje ajrore, as furnizime dhe as  ushqim.

Por  para kësaj, dobësitë sistemike të forcave afgane të sigurisë ishin të shumta. Në letër numëroheshin diku rreth 300,000 ushtarakë,  por gjatë ditëve të fundit ishin vetëm një e gjashta e 300 000. Këto mangësi mund të gjurmohen në çështje të shumta që buruan nga këmbëngulja e Perëndimit për të ndërtuar një ushtri plotësisht moderne me të gjitha kompleksitetet logjistike dhe të furnizimit që kërkon,  e cila ka rezultuar e paqëndrueshme pa Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në NATO.

Ushtarët dhe policët kanë shprehur gjithnjë e më shumë pakënaqësi ndaj udhëheqjes afgane. Zyrtarët shpesh mbyllnin një sy për atë që po ndodhte duke e ditur mirë se numri i vërtetë i  forcave afgane ishte shumë më i ulët se thuhej, raporton abcnews.al

Dhe kur talebanët filluan të marrin forcë  pas njoftimit të Shteteve të Bashkuara për tërheqjen, diçka e tillë vetëm rriti besimin se nuk ia vlente të vdisje për qeverinë e Presidentit Ashraf Ghani.

Ushtarët dhe oficerët e policisë madje kanë përshkruar momentet e dëshpërimit dhe ndjenjat e braktisjes. Të premten, talebanët morën në kontroll Kandahar. Trupat afgane më pas u konsoliduan për të mbrojtur 34 kryeqytetet krahinore të Afganistanit gjatë javëve të fundit, ndërsa talebanët u tërhoqën nga zonat rurale.

Por ajo strategji rezultoi e kotë pasi luftëtarët kryengritës pushtuan qytet pas qyteti, duke pushtuar rreth gjysmën e qyteteve  të Afganistanit në një javë dhe duke rrethuar Kabulin .

“Ata thjesht po përpiqen të marrin nën kontroll çdo gjë ,” tha Abdulhai, 45 vjeç,  shef i policisë.

Ka shkuar në 60 000 numri i forcave afgane që kanë humbur jetën që nga viti 2001. Por Abdulhai nuk po fliste për talebanët, por qeverinë e tij, për të cilën ai tha se ishte aq e paaftë saqë duhej të ishte pjesë e një plani më të gjerë për t’ia lënë territorin talebanëve.

Pas muajsh disfatash, kulmi duket se arriti të mërkurën kur e gjithë selia e ushtrisë afgane ra në duart e talebanëve në aeroportin e qytetit verior të Kunduz.  Gjenerali Abbas Tawakoli, komandant i trupave të 217 -të të Ushtrisë Afgane, i cili ndodhej pranë një provincë kur baza e tij ra, tha:

“Fatkeqësisht, me vetëdije dhe pa vetëdije, një numër anëtarësh dhe politikanë të Parlamentit ndezën flakën e filluar nga armiku,”  vetëm disa orë pasi talebanët kishin postuar video të luftëtarëve të tyre duke plaçkitur bazën e gjeneralit.

“Asnjë rajon nuk ra si rezultat i luftës fizike, por si rezultat i luftës psikologjike,” tha ai.

Pasi lufta psikologjike është luajtur në nivele të ndryshme. Pilotët afganë  thanë se ata kujdesën më shumë për gjendjen e avionit sesa për njerëzit që ndodhen në avion. Grupet e milicisë, të cilat janë cilësuar si forca të afta për të përforcuar linjat qeveritare  janë pushtuar pothuajse të gjitha.

Qyteti i dytë që ra këtë javë ishte Sheberghan në veri të Afganistanit, një kryeqytet që supozohej të mbrohej nga një forcë e frikshme nën komandën e Marshallit Abdul Rashid Dostum, një kryekomandant famëkeq i luftës dhe një ish zëvendës-president afgan që ka mbijetuar 40 vitet e fundit të luftës duke nënshkruar marrëveshje dhe ndërruar anët.

Të premten,  Mohammad Ismail Khan, një kryekomandant afgan dhe ish guvernator, i cili i ka rezistuar sulmeve talebane në Afganistanin perëndimor për javë të tëra iu dorëzua kryengritësve.

“Ne jemi rrethuar nga korrupsioni,” tha Abdul Haleem, 38 vjeç, një oficer policie në vijën e frontit të Kandahar në fillim të këtij muaji.

“Si duhet të mposhtim talebanët me këtë sasi municioni?” tha ai.

Që nga e enjtja, ishte e paqartë nëse Haleem ishte akoma gjallë apo nëse kishte shpëtuar ndonjë nga shokët e tij. Ndërsa talebanët po kryejnë një spastrim pothuajse të të gjithë vendit,  numri i trupave të tyre është vënë në pikëpyetje. Sipas vlerësimeve zyrtare kanë qenë diku midis 50,000 deri në 100,000 luftëtarë, raporton abcnews.al

Tani ai numër është edhe më pak pasi forcat ndërkombëtare  janë tërhequr. Disa zyrtarë amerikanë thonë se numri i talebanëve është rritur për shkak të një fluksi të luftëtarëve të huaj dhe një fushate agresive të rekrutimit në territoret e pushtuara, raporton abcnews.al

Ekspertë të tjerë thonë se një pjesë e trupave janë nga Pakistani. Megjithatë edhe në mes të asaj që mund të quhet një dorëzim i plotë nga qeveria afgane dhe forcat e saj, ka ende luftëtarë që po luftojnë.

Siç ndodh në çdo konflikt, ushtarët dhe policia luftojnë për njëri-tjetrin. Në maj, kur talebanët mbërritën në periferi të qytetit jugor të Lashkar Gah, një grup ushtarakësh të forcave kufitare po bënin rezistencë.

Por oficerët e policisë që supozohej se po mbronin zonën ishin dorëzuar prej kohësh, ishin tërhequr ose ishin paguar nga talebanët, siç ka ndodhur në shumë pjesë të vendit gjatë vitit të kaluar.

Të pajisur me pushkë dhe mitralozë, disa të veshur me uniforma, disa të tjerë jo, ushtarët e kufirit  morën zemër kur mbërriti kapiteni i tyre me mjekër, Ezzatullah Tofan. Ai vjen gjithmonë në ndihmë, tha një ushtar.

Në fund të muajit të kaluar, ndërsa talebanët u futën në Lashkar Gah, kryeqyteti  i provincës Helmand, kërkoi përforcime.  Në një audio të siguruar nga The New York Times, komandanti u kërkoi atyre të qëndronin dhe të luftonin.

Tofan po sillte përforcime, tha ai. Kjo ngjarje ndodhi rreth dy javë më parë. Deri të premten, pavarësisht rezistencës së lodhur të ushtrisë afgane, përforcimeve dhe madje edhe bombarduesve amerikanë B-52 , qyteti ra në duart e talebanëve.

abcnews.al

Next Post

Hetuesit e “Ballkanit të hapur” dhe Shqipërisë së mbyllur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

PD-ASHM-së i janë larguar 1/3 e votuesve, kurse PS-së vetëm 1/13…

June 9, 2026
Durrës-Tiranë-Rinas me tren në 2027-ën? Nis gara për operatorin e linjës

Durrës-Tiranë-Rinas me tren në 2027-ën? Nis gara për operatorin e linjës

June 9, 2026
Ish-prokurori Beci për Zvërnecin: Me hetim të SPAK-ut nuk jepet dot më leje!

Ish-prokurori Beci për Zvërnecin: Me hetim të SPAK-ut nuk jepet dot më leje!

June 9, 2026
Aksident ‘zinxhir’ në Vlorë, makinat shpërthejnë në flakë! Vdes një nga shoferët

Aksident ‘zinxhir’ në Vlorë, makinat shpërthejnë në flakë! Vdes një nga shoferët

June 9, 2026
Horror në SHBA! Babai vret 2 djemtë e tij binjakë 10-vjeçarë dhe më pas kryen vetëvrasje

Horror në SHBA! Babai vret 2 djemtë e tij binjakë 10-vjeçarë dhe më pas kryen vetëvrasje

June 9, 2026
“Shumica në shesh janë demokratë” Kalaja: PD-ja të mos kompleksohet, të dalë në protestë

“Shumica në shesh janë demokratë” Kalaja: PD-ja të mos kompleksohet, të dalë në protestë

June 9, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Lugët e florinjta të resorteve luksoze

June 9, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndrueshme, kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në këto zona

Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndrueshme, kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në këto zona

June 9, 2026
DETAJE / Mbi 26 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

DETAJE / Mbi 26 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

June 9, 2026
Rama për Al Jazeera: Nuk po e shesim Shqipërinë! Projekti në Zvërnec është një bekim për vendin

Rama për Al Jazeera: Nuk po e shesim Shqipërinë! Projekti në Zvërnec është një bekim për vendin

June 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In