• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plazhet e Qerretit dhe Lalzit me sisteme të reja për ujërat e zeza

by Java News
25/08/2016 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka akorduar miliarda lekë për rregullimin e dy nga plazheve ku kanë vila pikërisht zyrtarët e lartë. Gazeta “Shqip” ka siguruar dokumentet e tenderëve që ka hapur Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellësit. Sipas tyre, do të vihet dorë për ujërat e zeza në plazhet e Qerretit dhe të Lalzit. Në këto plazhe kanë vila zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë nga të gjitha krahët e politikës.

Pushuesit në disa plazhe në vend, kryesisht në Velipojë, Shëngjin, Golem, Divjakë etj, ankohen për papastërti, apo për ujërat e zeza, Ujësjellësi ka menduar që të vërë dorë pikërisht në këto plazhe. Nuk dihet se me çfarë kriteresh ka investuar në këto plazhe. Duket se shteti ka menduar që, pasi prishi disa nga plazhet më të mëdha publike, të kujdeset për ato të “virgjëra”. Megjithatë, në këto plazhe kanë investuar shumë firma të fuqishme. Pyetja që mund të lindë është: Përse nuk ia lë privatit që të investojë edhe për ujërat e zeza?

Plazhi në Qerret

Dokumenti 1Ujësjellësi ka hapur procedurën me objekt marrëveshjen kuadër or “Përfundimi i rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza në zonën Përroi i Agait – Qerret, LOTI II”. Bëhet fjalë për lLinjat Përroi i Agait, Stacioni Pompimit Nr.1 deri tek Stacioni Pompimit Nr.2).

Fondi që ka akorduar Ujësjellësi është 353.062.840 lekë, të marra nga buxheti i shtetit. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 12 muaj.

Plazhi në Lalz

DokumentiNë këtë plazh, sipas dokumenteve të gazetës “Shqip”, Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellësit ka hapur tenderin që ka si objekt “ndërtimin e kolektorit kryesor të ujërave të zeza dhe I.T.U.P, në zonën turistike Gjiri i Lalzit, Durrës”. Fondi është 1.197.059.822 lekë pa TVSh dhe kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 30 muaj. Mësohet se punimet përfshijnë ndërtimin e kolektorit kryesor të KUZ në zonën turistike të gjirit të Lalzit me një gjatësi rreth 5 400 ml për pjesën me gravitet dhe 1 700 ml për pjesën me ngritje mekanike, i cili do të shkarkojë tek impianti i ardhshëm i trajtimit të Ujërave të Përdorura si dhe ndërtimi të Impiantit të Trajtimit për fazën e parë me një popullsi prej 15 000 banorë ekuivalente.

Next Post
Vrasja e Arditit në Sharrë, reagon Bashkia: Fatkeqësi që opozita bën politikë me vdekjen

Vrasja e Arditit në Sharrë, reagon Bashkia: Fatkeqësi që opozita bën politikë me vdekjen

Comments 1

  1. sifi says:
    10 years ago

    Taksat e shqiptareve Ministria e transporteve nuk i con per perfundimin e infrastuktures se kene pergjysem por ne sherbim te partise dhe klienteles se tyre dhe prandaj rruga e Arberit nuk eshte bere, prandaj vazhdojne vazhdojne koncensionet ne dem te popullit se duhen para per zgjedhjet qe vine se LSI prish koalicionin

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com