• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Platini e Messi, të përfshirë në skandalin e pastrimit të parave

by Java News
04/04/2016 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Michel Platni dhe Lionel Messi janë ndër personat që janë përfshirë në skandalin e pastrimit të parave.

Gazeta Le Monde shkruan se emri i Platinisë shfaqet në bazën e të dhënave të kompanisë ligjore Mossack Fonseca në Panama.

Ish-presidenti i UEFA-s ka bërë marrëveshje me avokatët e Mossack Fonseca për të administruar një kompani të quajtur Balney Enterprises Corp, të krijuar në Panama më 6 dhjetor.

Balney Enterprises Corp është shumë aktive dhe e regjistruar në regjistrat e tregtisë të shtetit panamez. Ajo ka një llogari në bankën zvicerane Baring Brothers Sturdza SA me seli në Gjenevë.

Po përse Mishel Platini ka prokurorë për këtë shoqëri misterioze? Ish kapitani i kombëtares franceze nuk i është përgjigjur interesimit të Le Monde lidhur me këtë çështje.

Ai bëri të ditur se biznesi i tij është plotësisht i ligjshëm.

“Unë jetoj në Zvicër prej vitit 2007 dhe të gjitha llogaritë e mia, të gjitha investimet e mia, janë të njohura për autoritetet zvicerane. Unë nuk kam asgjë tjetër për të shtuar. Nëse doni informacion, shkoni dhe kërkojeni në bankën time”, u përgjigj Platini.

Një tjetër emër i përfshirë është ai i Lionel Mesit. Kësisoj, futbollisti argjentinas, i cili në fund të majit do të dalë para gjyqit në Spanjë për t’u ballafaquar me akuzën e evazionit fiskal, përmendet në dokumente si i autorizuar i një firme offshore, e cila vazhdon të jetë e panjohur për prokurorinë.

“Panama Paper” ka zbuluar se argjentinasi dhe babai i tij kanë blerë në 23 qershor 2013 “Mega Star Enterprises”, një kompani me qendër në Panama, e krijuar pikërisht nga Mossack Fonseca. Blerja është bërë vetëm 10 ditë pas gjyqit që ai pati në Spanjë për evasion fiskal.

Në dhjetor 2015 Jorge Messi, u bë aksioneri i vetëm i kësaj kompanie. Megjithatë, ai nuk do të flasë për këtë çështje.

Next Post

Qeveria e pafuqishme përballë Serbisë, zgjedhjet si më 2014

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In