• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PLATFORMAT/ Prokurorët Koça dhe Marku: Ku çalon Prokuroria e Përgjithshme

by Java News
13/12/2017 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy kandidatët e parë që po parashtrojnë platformat e tyre para komisionit parlamentar të ligjeve për Kryeprokuror të Përkohshëm Arta Marku dhe Arqile Koça, kanë vënë theksin tek reformimi i Prokurorisë duke e përputhur atë me reformën në drejtësi. I pari që ka paraqitur platformën e tij para anëtarëve të Komisionit të Ligjeve, ka qenë prokurori Arqile Koça. Ai është nga Devolli dhe ka punuar si prokuror në rrethet Devoll e Korçë, nga ku më pas është transferuar në Prokurorinë e Përgjithshme.

“Jam kujdesur për integritetin profesional dhe moral. Kam marrë pjesë në çështje të rëndësishme penale. Kam marrë pjesë në çështjen e Gerdecit, në atë të vrasjes së Azem Hajdarit. Sa i takon pozicionit për të cilin garoj, do të thoja se është me rëndësi që të ecet përpara me zbatimin e reformës në drejtësi. Prokurori i Përgjithshëm duhet të marrë kompetencat sa i takon zbatimit të Reformës në Drejtësi. Ajo që ka rëndësi është një përmirësim i bashkëpunimit mes organit të prokurorisë, policisë, dhe gjykatave”, u shpreh Koça.

“Për mua është me rëndësi integriteti moral dhe profesional. Principet kryesore që duhet të shoqërojnë një punonjës drejtësia është paanësia, dhe unë them që nuk kam ndonjë raport të tillë. Nuk kam ngrënë drekë me ndonjë politikan, në mënyrën sesi ju e shtroni pyetjen. Sa i takon ndonjë rasti ndërhyrje, është e vështirë, pasi ndërhyrja bëhet në forma dhe lloje të ndryshme. Në karrierën time kam patur çështje me sensitivitet të madh. Do konsideroja ndërhyrje çdo lloj publikimi, shprehje, qëndrimi publik, etj. Çdo prokuror e ndjen këtë, por nuk mund ta pranoj që ndonjë politikan më ka kapur për xhakete dhe më ka thënë bëj këtë apo atë. Ndërhyrje të drejtpërdrejtë nuk kam patur”, deklaroi ai.

Marku

Ndërsa kandidatja e dytë që ka prezantuar platformën përpara anëtarëve të Komisionit të Ligjeve ka qenë prokurorja e Shkodrës, Arta Marku. Ajo ka një eksperiencë prej 15 vitesh si zëvendësprokurore e këtij rrethi. Gjithashtu, Marku garon edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Teksa ka paraqitur arsyet e pjesëmarrjes në këtë garë, Marku tha se beson tek transparenca e këtij procesi. Ajo tha se e sheh me rëndësi reformimin e sistemit të prokurorisë. Sipas Markut në sistem ka prokurorë me integritet dhe moral, të cilët mund t’i japin shumë vendit.

“Ka shpërndarje të pabarabartë të ngarkesës në prokurori. Vlerësimi nuk bëhet sipas meritës. Në sistem ka prokurorë me integritet dhe moral, të cilët mund t’i japin shumë vendit. Do bëj të mundur që përmes urdhrave dhe udhëzimeve të zbatohen drejt dispozitat e reformës në drejtësi dhe ligjeve të vendit. Nuk do ketë më komandime të prokurorëve pa kriter, pasi kjo e ka çrregulluar sistemin. Do të mundësohet ruajtja e sekretit hetimor. Dhe do përfaqësoj me dinjitet e integritet, institucion, dhe o mbaj marrëdhënie korrekte me të gjithë aktorët në vend dhe me ndërkombëtarët”, u shpreh prokurorja Arta Marku.
ma.me/javanews.al

 

Next Post
SHBA-të blejnë dy avionë presidencialë “Boeing”

SHBA-të blejnë dy avionë presidencialë “Boeing”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

April 13, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kurthet procedurale me sekuestrimin e sendeve

April 13, 2026
Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

April 13, 2026
Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

April 13, 2026
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

April 13, 2026
Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

April 13, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In