• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PLATFORMA E PD/ Rama-Veliaj-Tahiri, tre objektivat kryesore të fushatës

by Java News
19/10/2016 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Armando Meta

EKSKLUZIVE/ Kryeministri, Edi Rama, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të jenë shënjestrat politike të PD-së në betejën e saj elektorale ndaj PS-së në fushatën për zgjedhjet e 2017. Kjo bëhet e ditur posaçërisht për Javanews nga burime brenda PD-së. Në një memo që u është shpërndarë drejtuesve më të lartë të PD-së dhe deputetëve të kësaj force politike, bëhet e ditur se në fokusin e akuzave për keqeverisje, abuzim me pushtetin dhe dështim në luftën kundër krimit, do të jetë Rama, Veliaj dhe Tahiri. Po sipas kësaj memoje, lufta politike ndaj këtyre tre figurave të PS nuk do të zhvillohet vetëm në konferenca shtypi apo dalje publike të krerëve më të lartë të PD-së, por edhe në Kuvend dhe në këshillin bashkiak të kryeqytetit. “Kjo treshe përbën dhe shembullin më pikant të abuzimit me pushtetin”,- nënvizohet në memon që u është shpërndarë niveleve drejtuese të PD-së. Në funksion të këtij udhëzimi është përvijuar edhe beteja kundër Ramës, Veliajt dhe Tahirit, ku rasti më tipik është ajo e akuzave ndaj kryebashkiakut për humbjen e jetës së Ardit Gjoklajt, duke e klasifikuar deri dhe vrasje shtetërore.

Po përse Rama, Veliaj dhe Tahiri, janë shënjestruar nga PD-ja si objektet kryesore të luftës politike? Ndonëse nuk ka ndonjë të papritur sa i përket sulmeve në adresë të Ramës dhe Tahirit, pasi këto dy figura kanë qenë dhe janë për 3 vite me rradhë në qendër të betejës politike të PD-së, futja në “listën e zezë” edhe e emrit të kryebashkiakut, lidhet tërësisht me interesa elektorale në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 2017. Natyrisht që Veliaj ka treguar një diferencë në menaxhimin e kryeqytetit, në raport me kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Basha, i cili gjatë qeverisjes së tij si kryebashkiak, thuajse nuk bëri asgjë për kryeqytetin. Madje në shumë drejtime ai përkeqësoi ndjeshëm situatën në Tiranë. Shembujt e hovit të ndëtimeve pa leje, klientelizimit në shpërndarjen e lejeve të ndërtimit, rrjeti i kanalizimeve në gjendje të mjerueshme, niveli i ulët i pastrimit, si dhe përdorimi i bashkisë vetëm si zyrë punësimi të PD-së dhe aspak shërbimi në drejtim të qytetarëve të Tiranës, ishte edhe një faktor tjetër që çoi në humbjen e thellë të PD-së në zgjedhjet politike të vitit 2013, si dhe në zgjedhjet vendore të 2015, ku PD humbi thellësisht në garën për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

A mund të konsiderohet kjo treshe edhe simbolika e një qeverisje të suksesshme e cila mund të krijojë avantazhe elektorale për PS-në? Parë në bllok edhe mundet. Por ndarë në elementë të veçantë ka dhe jo pak dritë-hije. Në planin ekonomik gjërat nuk janë ashtu siç i artikulon kreu i qeverisë. Retorika për sukses ekonomik nuk është aspak bindëse, pasi realiteti është shumë më ndryshe. Por ky element çuditërisht nuk përfshihet në memon e PD-së e cila ka ndaluar vetëm te hashashi në portretizimin e kryeministrit, një retorikë kjo tejet e konsumuar dhe pa asnjë produktivitet elektoral. Edhe zgjedhjet vendore e provuan qartazi këtë. Në fushën e rendit publik ndonëse përmirësimet janë të ndjeshme, sërish mbeten ende sfida të cilat më shumë se me imazhin e vendit kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë për jetën e qytetarëve. Ndërsa sa i përket qeverisjes së Tiranës, pavarësisht arritjeve, mbetet ende shumë për t’u bërë sidomos ndaj zaptimit të hapësirave publike, të cilat e kanë bërë jetën e familjeve shqiptare në shumë zona të kryeqytetit thuajse të padurueshme. Ajo që bie në sy është fakti se PD nuk bën aspak presion në këtë drejtim, nisur duket edhe nga interesa klienteliste që ajo ka në raport me hapësirën publike. Parë në një vështrim analitik tezat e PD-së nuk kanë shumë lidhje me interesin publik. Thjeshtë teza profilizuese të një beteje personale. Sa do të jenë të efektshme? Deri tani përvoja ka treguar se nuk kanë qenë të tilla.

 

Next Post
Lamtumirë Inter, Icardi gjen klubin e ri

Lamtumirë Inter, Icardi gjen klubin e ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In