• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plas ironia në Kuvend, Berisha: Rama shiti detin!

by A R
01/02/2018 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryeministrin Rama lidhur me negociatat me Greqinë për çështjet e pazgjidhura mes dy vendeve. Ai u fokusua tek lajmi i mediave greke sipas të cilave ministri Kotzias ka deklaruar se hapsira detare e këtij shteti shtohet me 12 milje. Sipas Berishës, Edi Rama ka bërë aktin më antikombëtar. Ai ka mbrojtur edhe njëherë marrëveshjen e qeverisë së tij, edhe pse ajo u cilësua aso kohe antikushtetuese dhe sipas ekspertëve që e analizuan i falte territor Greqisë.
“Përjashtoj kreun e grupit parlamentar në mënyrë që të kalojë hajdutërisht dhe të zhduket nga parlamenti pasi ka bërë aktin më të rëndë në historinë 105–vjeçare të këtij vendi. Ka bërë pazarin e kufirit detar me Greqinë, në të cilin ministri i Jashtëm grek thotë se ‘fituam zgjerimin e ujërave me 12 milje’. Të gjithë ata që mendojnë se kjo deklaratë është propagandistike, gënjejnë veten e tyre. Ministri grek e ka deklaratën 100 % të vërtetë. Marrëveshja jonë ishte ajo që të takon në linjën e mesit, në distance të baraslarguar. Marrëveshja e tij është; ‘po të jap thërrime, llokmën po e mbaj për vete’. S’mund ta kalojë atë marrëveshje, pa kaluar mbi trupat tanë. Asnjë cm sdo kalojë. Do e paguaj me çdo çmim”, tha Berisha.
Më tej Berisha ka deklaruar se ekstradimi i Nezar Seitit u bë me urdhër të Tahirit, pasi njeriu kyç sipas tij, i bandës së Habilajve, kishte pranuar të bashkëpunonte me drejtësinë.
“Rama, në shkelje të kushtetutës ka përzënë nga Shqipëria, ka ekstraduar, personin kyç të bandës të Habilajve me urdhër të Tahirit, vetëm dy ditë pasi ai kishte shprehur vullnetin për tu bërë dëshmitar i penduar i mbrojtur i drejtësisë. Mjaftoi ky lajm që ai të përzihej me leckat e trupit. Ndërprerjen e hetimeve mund ta bëjë vetëm prokurori, askush tjetër, dhe me këtë akt, mendoj se do t’i shpëtojë”, deklaroi Berisha.
Po ashtu Berisha u ndal edhe te projekti i aeroportit të Vlorës, që e quan “aeroporti i Habilajve”.
“Një bandë hajdutësh që për këtë popull qeveri, në një akt të pashembullt, përjashtoi kryetarin e grupit parlamentar për të krijuar një situatë të cilën, të kalojë hajdutërisht ligjin e hajnisë më të madhe publike, aeroportit Habilaj, se kështu po e quaj se po bëhet me një çmim 5-6 herë më të madh se aeroporti i Kukësit. Çdo vlonjat, çdo qytetar e qytetarë duhet ta dijë se çfarë është mbi 20 milionë shkon në xhepat e Edi Ramës dhe individëve të tjerë që s’kanë lidhje me Vlorën e Shiqpërinë”, tha Berisha./a.m.

 

Next Post
ANALIZA/ 20 miliardë dollarë firo në 20 vjet dhe SPAK-u

ANALIZA/ 20 miliardë dollarë firo në 20 vjet dhe SPAK-u

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In