• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ANALIZA/ 20 miliardë dollarë firo në 20 vjet dhe SPAK-u

by Eduard Zaloshnja
01/02/2018 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Në një shkrim të mëparshëm kam llogaritur se, sikur evazioni fiskal në Shqipëri, të ishte aq sa në Malin e Zi (e jo sa në Danimarkë), të ardhurat në Thesarin e Shtetit shqiptar do të ishin 22% më të larta. Po ashtu, në atë shkrim, duke iu referuar një studimi të Bankës Botërore, kam vlerësuar se, 11% e parave që arrijnë të grumbullohen në Thesarin e Shtetit shqiptar, shpërdorohen më pas ose ndahen mes politikanëve apo zyrtarëve të korruptuar dhe korruptuesve të tyre.

Që lexuesi ta kuptojë magnitudën e shifrave të mësipërme, në këtë shkrim, po u kthehem 20 viteve të fundit, gjatë të cilave kanë qeverisur njerëzit më të pushtetshëm të Shqipërisë së tranzicionit: Nano, Meta, Berisha dhe Rama.

Në 20 vitet e fundit, Mali i Zi ka arritur të futë në Thesarin e Shtetit, një përqindje më të lartë të Prodhimit të Brendshëm Bruto të tij sesa Shqipëria, edhe pse sistemi fiskal, ekonomia, gjeografia dhe historia e të dy vendeve, janë mjaft të ngjashme. Kjo do të thotë se, evazioni fiskal është më i ulët në fqinjin tonë verior.

Shprehur në dollarë, mund të thuhet që, nëse do të kishim pasur të njëjtin nivel të evazionit fiskal sa të Malit të Zi, në Thesarin e Shtetit shqiptar, në 20 vitet e fundit, do të kishin hyrë rreth 13 miliardë dollarë më shumë seç kanë hyrë në të vërtetë.

Nga ana tjetër, edhe disa për qind të atyre parave që kanë arritur të hyjnë në Thesarin e Shtetit tonë, janë shpërdoruar ose janë ndarë mes politikanëve apo zyrtarëve të korruptuar dhe korruptuesve të tyre. Nëse përdorim përqindjen mesatare të vendeve në zhvillim (të llogaritur nga Banka Botërore), i bie që, në 20 vitet e fundit, gropa e shpërdorimeve dhe e korrupsionit, të ketë thithur edhe rreth 7 miliardë dollarë të tjerë (gjatë kryerjes së shpenzimeve buxhetore).

Pra, gjithsej, kostoja e abuzimeve ka qenë rreth 20 miliardë dollarë në 20 vjet, me një mesatare 1 miliard në vit.

Po ku kanë shkuar këto 20 miliardë dollarë, të ndarë në raportin 13 me 7?

Një pjesë e atyre 13 miliardëve që nuk kanë hyrë në Thesarin e Shtetit, kanë shkuar në xhepat e biznesmenëve të mëdhenj, që kanë kaluar mallra në doganë pa paguar taksat doganore, akcizat e TVSH-në, ose që i kanë paguar ato në një nivel më të ulët se sa duhej t’i paguanin. Kuptohet që, biznesmenët e kanë ndarë “mospagesën” me doganierët dhe shefat e tyre.

Pjesa tjetër e 13 miliardëve që nuk kanë hyrë në Thesarin e Shtetit, ka shkuar në xhepat e privatizuesve të aseteve shtetërore (Armo, Cez, etj.), si dhe të biznesmenëve të mëdhenj, të mesëm e të vegjël, që nuk e raportojnë sa ç’duhet xhiron, që punësojnë njerëz në të zezë apo raportojnë rroga më të ulëta për ta, që punojnë me dy bilance etj., etj. Dhe kuptohet që, një pjesë të “mospagesës” ata e kanë ndarë me taksidarët dhe shefat e tyre.

Për 7 miliardë dollarët që kanë firuar gjatë shpenzimeve buxhetore, ka dy nënndarje. Sipas studimit të Bankës Botërore, një pjesë e kësaj firoje shkaktohet nga padija, paaftësia apo papërgjegjshmëria e politikanëve/zyrtarëve. Kështu, një autostradë apo një tunel mund të ndërtohet pa studiuar siç duhet terrenin apo fisibilitetin dhe, për rrjedhojë, kostoja mund të dalë shumë më e lartë ose mund të zgjidhet variant i papërshtatshëm ekonomikisht. Po ashtu, mund të ndodhë që paratë publike të shpenzohen për subvencionimin e mbjelljes së disa pemëve frutore, që nuk kanë efektivitet ekonomik. Dhe shembuj të tillë shpërdorimesh, mund të sjellim plot …

Megjithatë, pjesa më e madhe e firos së shpenzimeve buxhetore, shkaktohet nga korrupsioni i politikanëve/zyrtarëve. Këtu bëjnë pjesë milionat që ndahen mes politikanëve/zyrtarëve dhe biznesmenëve në tendera, koncesione e në kontrata shtetërore, si dhe abuzimet e vogla (por të shpeshta), me dietat e pagesat e telefonave, me blerjet e kancelarive e të karburantit, me pagat e punonjëse parazitë (militantë, kushërinj), me pagesat e invaliditetit për militantë e kushërinj të shëndoshë si molla etj., etj.

Po çfarë mund të ishte bërë në 20 vjet, me 20 miliardë dollarët e abuzimeve?

Me ta mund të ishin ndërtuar të gjitha rrugët dhe veprat e tjera publike që janë përfunduar në 20 vitet e fundit, ndërkohë që borxhi shtetëror do të ishte ulur deri në zero. (Aktualisht, borxhi shtetëror ka arritur vlerën e 10 miliardë dollarëve.) Përveç kësaj, gjatë 20 viteve të fundit, edhe pensionistëve mund t’u ishte paguar dyfishi i pensionit.

Epilog

Në 20 vitet e fundit, rreth 13 miliardë dollarë kanë firuar nëpër kanalet dhe kapilarët e evazionit fiskal, gjatë rrugës për në Thesarin e Shtetit. Dhe pasi Thesari i Shtetit ka grumbulluar aq para sa ka mundur, rreth 7 miliardë të tjerë kanë firuar, gjatë kryerjes së shpenzimeve buxhetore. Për t’i përmbledhur shifrat e mësipërme, 20 miliardë dollarët e abuzimeve në 20 vitet e fundit, janë sa të ardhurat buxhetore gjithsej të periudhës 2012-2017.

Po ku kanë shkuar këta 20 miliardë dollarë në 20 vitet e fundit? Tek “peshqit” e vegjël, të mesëm e të mëdhenj, duke filluar nga shitësit e vegjël të lagjeve (të cilët rrallë e japin kuponin tatimor), e deri te biznesmenët e politikanët më të mëdhenj.

Dhe pyetja tani është nëse SPAK-u, kur të krijohet, a do t’i hedhë rrjetat për kapjen e “peshqve” të majmur deri më sot me paratë publike, apo do të merret vetëm me gjërat që do të ndodhin pas krijimit të tij?(AFP.al)

Next Post
Përurohen serverat e UKT, Veliaj-qytetarëve: Shfrytëzoni shkurtin për kontratat

Përurohen serverat e UKT, Veliaj-qytetarëve: Shfrytëzoni shkurtin për kontratat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e babë e bir në Dukagjin/ Autorët zbrazën kallashnikovin ndaj automjetit të viktimave, gjenden 50 gëzhoja në rrugë

Vrasja e babë e bir në Dukagjin/ Autorët zbrazën kallashnikovin ndaj automjetit të viktimave, gjenden 50 gëzhoja në rrugë

August 24, 2026
Shtyhet vizita e të dërguarve amerikanë në Moskë, përshkallëzohet përballja Rusi–Ukrainë

Shtyhet vizita e të dërguarve amerikanë në Moskë, përshkallëzohet përballja Rusi–Ukrainë

August 24, 2026
Në aksion për inspektimin e lidhjeve të paligjshme, qëllohen me armë zjarri punonjësit e ujësjellësit në Mitrovicë

E rëndë në Kosovë, vritet gruaja shtatzënë, plagoset rëndë një person

August 24, 2026
Midis heshtjes së politikës dhe zërit të një brezi të ri

Mesazhi i unitetit në një kohë përçarjesh

August 24, 2026
Euro vijon rënien në nivele historike! Leku i fortë edhe përballë monedhave të tjera

Kursi i këmbimit, sa shiten dhe blihen euro, dollari dhe monedhat e tjera sot

August 24, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e hënë 24 gusht 2026: Peshqve u zgjohet sërish pasioni

August 24, 2026
Gati 32% e shqiptarëve në pasiguri ushqimore? Çfarë tregon raporti i FAO-s

Gati 32% e shqiptarëve në pasiguri ushqimore? Çfarë tregon raporti i FAO-s

August 24, 2026
E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi, videoja tregon lëvizjet e Altinit para se t’i merrte jetën Luljetës

E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi, videoja tregon lëvizjet e Altinit para se t’i merrte jetën Luljetës

August 24, 2026
Biznesmeni rrëzohet nga varka në detin Jon, nuk gjendet. Gruaja e tij e dëgjoi duke bërtitur “fikeni motorin!

Biznesmeni rrëzohet nga varka në detin Jon, nuk gjendet. Gruaja e tij e dëgjoi duke bërtitur “fikeni motorin!

August 24, 2026
Intervista/ Zef Mazi: Procesi i integrimit në BE është si një ngjitës për Ballkanin Perëndimor

Përplasja për Rendin e Ri Botëror: Nga “Lufta e Ujit” në Ibër te Krisja e Hegjemonisë me Iranin dhe Rusinë

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com