Është shoqëruar me debate të forta mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, mes disa prej ishministrave dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Ish-ministri i Energjetikës, Genc Ruli, ka shpërthyer në akuza në drejtim të një sërë drejtuesish të degëve në PD në rrethe, për të cilët i ka kërkuar kreut të PDsë të mbajë një qëndrim publik, raporton Panorama.
Shqetësimi i Rulit lidhej me deklaratat e bëra në media nga krerët e degëve në Vlorë, Lushnje, Gjirokastër dhe Shkodër, të cilët kanë dalë hapur kundër ishministrave të qeverisë Berisha, madje, sipas deputetit të PDsë, po denigrojnë figurën e tyre.
