• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Planshet

by Edison Ypi
10/11/2025 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

“Më hodhën ushtar” në Vlorë. Diku mes Lagjes Çole dhe Fushës së Aviacionit. Në baterinë kundërajrore që “mbronte” Vlorën. Që ditën e dytë të “hedhjes”, e deri ditën e fundit pas tre vjetësh, punova në prapavijë, në ofiçinë, tornitor. Për asnjë meritë. Thjesht se isha i vetmi që e njihja atë zanat.

Ndërkohë që punoja në ofiçinë, haja e flija pak më tutje ku ndodhej bateria, 6 topa kundërajrorë me mbushje automatike 57 mm.

Gjatë pasditeve shihja me kureshtje funksionimin e topave, Stacionin radiolokativ për ndjekjen e aeroplanave “armiq” natën ose në kohë të vranët, ADZKA-në (Aparati i Drejtimit të Zjarrit të Artilerisë Kundërajrore) për ndjekjen e shkelësave të kufirit ajror me sy të lirë gjatë motit të pastër, ditëve pa dhe mjegulla, një ndërlikim mahnitës optik, elektrik, elektronik, mekanik, elektro-mekanik.

Ardhur ushtar fill pas mbarimit të Politeknikumit, përpija me kuriozitet morboz meknikën e çdo lloji, kudo ku ma shihte syri.

Që në muajt e parë më ra në sy diçka:

Ekzistonte në Qafë të Koçiut pranë komandës së regjimentit kundërajror një njësi ndërlidhëse mes 7 baterive kundërajrore: Çole, Kaninë, Zvërnec, Sazan, Karaburun. Por ishte me telefon me manovelë, rudimentare, primitive, e ngathët, e vështirë. Mungonte një qëndër koordinuese mes topave, apo grykave të zjarrit siç quheshin, me radiolokatorin, ADZAKA-në, dhe komandën drejtuese. Mungonte pra një “tru” i domosdoshëm, një bërthamë njerëzore që të analizonte, udhëzonte dhe urdhëronte me shkathtësi çfarë të bëhej për secilin rast të shkeljes së hapësirës ajrore shqiptare.

Kalova muaj duke e variacionuar zgjidhjen. Më tepër në gjumë se zgjuar. Derisa ëndërra u tret pakngapak për t’ja lënë vendin realitetit, materialeve, veglave, sharrës, limës, havisë, saldatriçes, tornos.

Nuk shpalla as nuk heshta çfarë po bëja. Duke më parë me gjithato skica, kabllo, sharra, dritëza, plexiglasa, iu duk se çoç po bëja. Mes oficerave dhe ushtarëve nisi të qarkullojë një fjalë e padëgjuar më parë – Planshet. Një lloj harte ushtarake, pra, me shenja, shigjeta, simbole, me pozicione, plane për mbrojtje, mësymje.

Në ofiçinë, veç tornos dhe ca mjeteve të tjera, ishte dhe një lloj laboratori i vogël me mjete elektrike dhe elektronike. Njëri nga këto mjete, ai që ma ngacmonte më tepër fantazinë, ishte një elektromotor i vogël i quajtur “Selsin”. Selsini kishte një cilësi mahnitëse: Nuk bënte rrotullime të plota. Bënte vetëm rrotullime të pjesëshme në varësi të kohëzgjqtjes së impulsit elektrik që merrte.

Shyqyr që ekzistonte. Selsini ishte pikërisht çfarë më duhej.

E ndjeja si dita ditës rrerhohesha me një respekt të shtuar për “gjatovilin me një kapotë të grisur që kapelja dhe përshëndetja me grusht e siketosnin”.

Kur Plansheti po merrte formë, më thanë se për inaugurimin e tij do vinte komandanti i përgjithshëm artilerisë kundërajrore, Bejdo Isufi.

Plansheti ishte një tavolinë 2 x 2 metra me katër këmbë dhe kornizë me “L” metalike, mbuluar e tëra me një fletë plexiglasi. Sipërfaqja ishte harta e Gjirit të Vlorës e ndarë në kuadrabte. Nën plexiglasin një dritëz e vogël inkandeshente 12 volt, Led ende nuk ishte shpikur, ndërronte pozicion, afrohej-largohej ose bënte lëvizje këndore në varësi të çvendosjes së aeroplanit shkelës të kufirit. Dy selsina, njëri për distancën, tjetri për këndin tokësor ose planimetrik, dhe një tufë arzualle me kablla, fildispanja, karrukulla, brusha, bënë të mundur marrjen e impulseve nga radiolokatiri, çvendosjen e dritëzës etj.

Erdhën për ta parë Planshetin oficerë nga kundërajrorët e reparteve të tjera dhe nga Shkolla e Avicionit që ishte aty afër. Ndjeja se po më rrethonin me aureolën e magjistarit, kuturisja në thagmat e të cilit ishte po aq e gabuar dhe mëkatare si me u ngatërru në punët e Zotit.

Nisën të bëjnë ndaj meje një sy qorr dhe një vesh shurdh. Nuk më merrnin më për të bërë roje me helmetë në kokë mbi terracën e vendkomandës para fjetores. Nuk ma vinin në dukje nazet që i bëja kapeles dhe përshëndetjes me grusht. Të gjithë prisnin groteskun e rradhës, inaugurimin e Planshetit në prezencë të komandant Bejdo Isufit.

Duke i dhënë dorën e fundit Planshetit dhe duke pritur komandantin, bëra një proçkë.

Ishte pasdite 28 nëntor. Dola te Rruga Transballkanike i ngrita dorën një skode. Drang e drung nëpër gropat e rrugëve të asaj kohe, në Zhamë ku kthen rruga për Divjakë, na zunë rrugën një oficer dhe dy ushtarë, garnizoni që ndalonte ushtarët e ikur pa leje, kopsa të këputura në gjimnastorkë, këpucë pa gambale, këmbë pa pece, etj. Më zbritën nga Skoda më rrasën në një Gaz 69. Drejt e në Lushnje. Drejt e te një dhomë izolimi ku gjeta një ushtar tjetër mbledhur krruspull në një qoshe që nuk ma tha pse ndodhej aty. Deri të nesërmen kur dremitjen ma prishi një muzikë marciale. Muzika vinte nga një radio në oborr. Kishte nisur parada, ushtarake e 29 Nëntorit, parakalimi, kërcënimet me topa, tanke, raketa, Sazanin dhe Karaburunin i kemi veshur me hekur dhe beton. Kapitalistave, revizionistave, monarkofashistave, do u zbrazim plumb të shkrirë në gojë. Do i shpallim luftë të bardhëve, të zinjve, të verdhëve.

E kam bërë pra 1 natë burg në jetën time.

Tafti-bafti, pashë-ç’pashë i rashë shkurt.

Shtyva derën e lidhur me një cop tel. Dola në oborr. Rojat e përqëndruar mbi paradën në radio s’më panë, ose bënë sikur s’më panë. Kapërxeva një mur qesharak. Dola te kryqëzimi Berat-Fier. I ngrita dorën një Skode tjetër. Më solli në Vlorë shëndoshë e mirë. Të nesërmen në rreshtimin e mëngjezit, komandanti i regjimentit Cane Rama, tha:

Një këtu, një atje, hodhi hapat Xhaxhi Stefi, kaloi murin e Garnizonit hahahaha.

Xhaxhi Stefi kishte qënë një marinar rus shtatlartë sajesë letrare karikatureske për të zbavitur kalamajtë me propagandë. Cania dhe të tjerët e mbanin ment nga vitet kur kishin qënë në Bashkimin Sovjetik, njëri për artileri, tjetri për optikë, armatim, municion etj. Të gjithë tyça. Të gjithë me mbiemra emra fshatrash nga Lumi i Vlorës.

Më vunë të thosha ca fjalë në inaugurimin modest më këmbë para tornos ku erdhi Bedo Isufi me një shpurë të vogël nga pas. Mëc-mëc, s’qullosa asgjë. Thirrën të fliste mirditorin e laboratorit që më dha selsinat.

Planshetin e vunë para fjetores, brenda vendkomandës me terracë, ku dy ushtarë vranë veten në shërbim roje nga mërzia, monotonia. Por nuk u përdor kurrë. Asnjë aeroplan armik nuk lëshoi kurrë asnjë bombë mbi uzinën e Sodës apo të llampave elektrike, për ta provuar: piloti rrogëtar i NATO-s bombën, unë Robinsoni i ishullit më të lumtur të botës, planshetin.

Pse e rrëfeva këtë mesele ?

Ta them, por mbaje sekret.

Sepse isha vetëm 19.

Next Post
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Flluska hipokrite e politikës, humnera e saj me shoqërinë

Comments 1

  1. Llambrini says:
    4 months ago

    Hajde Belul hajde.
    Pse nuk ja ke rrëfyer Pëllumb Kullës, që me Lufto Pajën, të të kishin përjetësuar me ndonjë gazmore në estradën e Fierit.

    Reply

Leave a Reply to Llambrini Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

March 21, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Asgjësimi dhe vetëasgjësimi i opozitës

March 21, 2026
Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

March 21, 2026
Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

March 21, 2026
Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

March 21, 2026
Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

March 21, 2026
Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

March 21, 2026
Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

March 21, 2026
OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët

OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët

March 21, 2026
Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In