• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plani/ Shqipëria vendi më i gjelbëruar në rajon brenda 2020-ës

by A R
05/02/2018 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Data 23 dhe 24 shkurt të çdo viti, shpallen Ditët Kombëtare të Pemëve ndërsa të gjitha shkollat dhe universitetet në mbarë vendin do të bëhen pjesë e këtyre ditëve kushtuar gjelbërimit dhe pyllëzimit.

Për realizimin e kësaj fushate të përvitshme dhe mbi baza vullnetare, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe ajo e Arsimit, Lindita Nikolla nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në prani të nxënësve të gjimnazit “Partizani” në Tiranë.

Ministri Klosi kërkoi mbështetjen e çdo nxënësi, mësuesi dhe prindi që të mbjellin pemë për të rigjeneruar mjedisin dhe jetën në vendin tonë. Vetëm me përfshirjen e të gjithë qytetarëve dhe bizneseve, do të arrihet që Shqipëria të bëhet vendi më i gjelbër në rajon.

“Sot nënshkruam me ministren Nikolla një pakt i cili nuk u takon në fakt institucioneve tona, por i takon të gjitha shkollave të Shqipërisë për të marrë pjesë në aksionin e madh të mbjelljes së 20 milionë e 200 mijë pemëve deri në vitin 2020 duke e bërë Shqipërinë një nga vendet më të gjelbëruara në rajon”, tha ministri Klosi.

Edhe ministrja Nikolla siguroi mbështetjen e plotë të ministrisë së Arsimit për mbarëvajtjen e aksionit të mbjelljes së pemëve duke përsëritur apelin për përfshirjen vullnetare të të gjithë nxënësve dhe stafit pedagjogjik.

I drejtpërdrejtë ishte edhe mesazhi i njërës prej mësuesve të biologjisë së shkollës “Partizani” e cila theksoi se kush mbjell një pemë nuk mund ta presë kurrë atë.

Në fund të takimit ministrat e Mjedisit dhe Arsimit, së bashku me mësues e nxënës mbollën fidanët për kurorën e gjelbër të shkollës “Partizani”.

Memorandumi midis dy ministrive, synon organizimin e ditëve të mbjelljes së pemëve për çdo vit nga shkollat dhe universitetet, kryesisht në territoret e shkollave dhe përreth tyre në bashkëpunim me autoritetet vendore, si dhe nxitjen e bizneseve për të dhuruar fidanë pyjorë dhe dekorativë për institucionet shkollore./a.m.

Next Post
Conte kërkon të rikonfirmohet tek Chelsea

Conte kërkon të rikonfirmohet tek Chelsea

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një grup i vogël protestuesish rikthehen te Kryeministria, ndërhyn policia! Lëndohet edhe një gazetare

Një grup i vogël protestuesish rikthehen te Kryeministria, ndërhyn policia! Lëndohet edhe një gazetare

October 31, 2026
Paralajmëron Karamuço: Britanikët kanë sjellë një listë të re me “non grata”

Karamuço analizon protestën, zbulon çfarë ndryshoi sot në sjelljen e protestuesve dhe paralajmëron grupin e dhunës!

October 31, 2026
I penguan takimin me Veliajn në burgun e Fierit, Ndreca: Justifikimi është që jam jashtë orarit zyrtar

I penguan takimin me Veliajn në burgun e Fierit, Ndreca: Justifikimi është që jam jashtë orarit zyrtar

October 31, 2026
Me 200 petrita, me llastiqe

Me 200 petrita, me llastiqe

October 31, 2026
Avokati: PD nuk nxori dot njerëz në protestë, partitë e vogla i kanë marrë terrenin në bulevard!

Avokati: PD nuk nxori dot njerëz në protestë, partitë e vogla i kanë marrë terrenin në bulevard!

October 31, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

October 31, 2026
Policia mban ende masa të shtuara sigurie në Tiranë, autobotët e ujit dhe efektivët në gatishmëri pas shpërndarjes së protestuesve

Policia mban ende masa të shtuara sigurie në Tiranë, autobotët e ujit dhe efektivët në gatishmëri pas shpërndarjes së protestuesve

October 31, 2026
Rubio mohon përfshirjen e SHBA-së në largimin e Flavio Bolsonaro nga Brazili: Nuk lehtësuam asgjë

Rubio mohon përfshirjen e SHBA-së në largimin e Flavio Bolsonaro nga Brazili: Nuk lehtësuam asgjë

October 31, 2026
Pas videove intime të publikuara në rrjet, reagon Monika Lubonja: Unë nuk e flas…

Pas videove intime të publikuara në rrjet, reagon Monika Lubonja: Unë nuk e flas…

October 31, 2026
Presidenti finlandez zbulon arsyen e telefonatës me Putinin: Kontakti im dhe i kryeministrit norvegjez u bë me kërkesë të Ukrainës

Presidenti finlandez zbulon arsyen e telefonatës me Putinin: Kontakti im dhe i kryeministrit norvegjez u bë me kërkesë të Ukrainës

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In